LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Manchester City mposht Chelsean, United mundet nga Aston Villa në “Old Trafford”

25 Shtator 2021, 14:31, Sport CNA
VIDEO/ Manchester City mposht Chelsean, United mundet nga Aston Villa në

Manchester City, nënkampionë e Europës fitoi sot ndaj Chelseas, kampione dhe u konfirmua si një nga më të fortat në Angli dhe kontinent.

Gjithçka u vendos nga një gol i Gabriel Jesus në minutën e 53-të. Rrjeta u projektua që një nisjen e një goditje këndi, që i gjeti të trullosur lojtarët e Chelseas dhe Gabriel Jesus lëvizi plot klas në zonë e tundi rrjetën.

City vazhdoi të mbajë topin deri në fund e administroi këtë fitore, shumë e rëndësishme për moralin, por edhe renditjen në tabelë. Të dy skuadrat numërojnë 13 pikë pas 6 ndeshjesh.

Skuadra tjetër e Mançesterit, United, kishte përballë një tjetër londineze. Aston Villa shkoi në ?Old Trafford? dhe mori një fitore të vyer ndaj skuadrës së Solskjaer me një gol të shënuar në minutën e 88-të nga Kortney Hause.

Megjithatë, United e kishte mundësinë të shënonte me anë të një penalltie në minutën 90. Hause, autor i golit për Aston Villan preku topin në zonë dhe Bruno Fernandes kishte mundësinë e shkëlqyer i vetëm përballë portierit dhe gaboi.

Më pas nuk kishte kohë për mundësi të tjera dhe United pëson humbjen e parë në Premier League këtë sezon

Lajmet e fundit nga