Connect with Us

VIDEO/ HISTORIKE! “Mbreti” shqiptar Florian Marku shpallet kampion i botës

Sport

VIDEO/ HISTORIKE! “Mbreti” shqiptar Florian Marku shpallet kampion i botës

Publikuar

-

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara.

Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” ukrainasit Prodan. Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Përmbysje e çmendur, Teo Hernandez i jep fitoren Francës në fundin e ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Franca do të jetë skuadra që do të përballet në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën. “Gjelat” kanë mposhtur me përmbysje 3-2 Belgjikën në gjysmëfinale, duke siguruar praninë në ndeshjen për trofeun.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dy skuadrat, por Belgjika u duk më kërkuese në pjesën e parë. Si pasojë e insistimit të belgëve, erdhën dy gola të shpejtë me anë të Karrasko e Lukaku, të cilët në fundin e pjesës së parë lanë të mendohej se “djajtë e kuq” do të shkonin qetësisht në përballjen me Spanjën.

Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të sfidës, kur Franca hyri me një ritëm tjetër në fushë dhe tentoi disa herë të gjente barazimin. Benzema ia doli që të shënonte një gol mjeshtëror e më pas, Mbape me penallti barazoi rezultatin duke hapur plotësisht sfidën.



“Gjelat” sulmuan më me ngulm dhe kërkuan më shumë golin, duke goditur traversën me Pogba pas një goditje dënimi. Gjithsesi, goli i fitores erdhi në minutën e 90 nga prapavija, kur pas një aksioni të gjatë, Teo Hernandez dërgoi sferën në rrjetë me një goditje të fortë në hyrje të zonës për t’i siguruar finalen skuadrës së tij.

BELGJIKË-FRANCË 2-3
37′ Karrasko, 41′ Lukaku / 62′ Benzema, 69′ (p) Mbape, 90′ T. Hernadez

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Muçi “show”, Kombëtarja Shpresa nuk e diskuton Andorrën

Publikuar

-

Nga

Dy goditje dënimi të Ernest Muçit, i kanë dhënë sot suksesin 2-0 Shqipërisë U21 përballë bashkëmoshatarëve të Andorrës në kualifikueset e Europianit.

FT: U21 Shqipëri-U21 Andorra 2-0
36′, 90’+1′ Muçi

90’+1’ Tjetër magji e Muçit. Sulmuesi ekzekuton në mënyrë perfektë një tjetër goditje dënimi duke dyfishuar shifrat.



70’ Shqipëria shpërdoron një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat. Dobra fiton penallti dhe te pika e bardhë shkon Muçi. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet mbi traversë nga portieri Himenez.

36’ Kryevepër e Muçit! Sulmuesi i Shpresave tund rrjetën me një goditje dënimi të shkëlqyer. 1-0.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shumë yje në fushë, shikoni si rreshtohen Belgjika dhe Franca për sfidën e mbrëmjes

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja do të rezervojë një superpërballje ndërmjet Belgjikës dhe Francës për gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve.

Pritet një sfidë mjaft e fortë dhe e hapur nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë të presin një biletë për në finale aty ku do të gjejnë Spanjën e cila mposhti mbrëmë Italinë më rezultatin 1-2.

Në fushë do të zbresin shumë yje nga të dyja skuadrat si Lukaku e De Bryjne të Belgjika, apo Pogba, Benzema apo Mbape te Franca.



FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKË-Kurtua, Vertongen, Denajer, Alderuajerd, Kastanje, Vitsel, Tielemans, Karrasko, De Bryjne, Lukaku, Hazard, Trajner: R. Martinez

FRANCË– Loris, Kunde, Varane, L.Hernandez, Pavard, Pogba, Rabiot, T.Hernandez, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp

LEXO TE PLOTE