Connect with Us

VIDEO/ 4 gola, penallti e humbur dhe VAR! Interi vetëm “X”ndaj Atalantës

Seria A

VIDEO/ 4 gola, penallti e humbur dhe VAR! Interi vetëm “X”ndaj Atalantës

Publikuar

-

Inter nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Atalantës, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Zikaltërit kampionë shënuan pas 5 minutash me Martinez, ndërsa u përmbysën brenda 38 minutash, fillimisht me Malinovsky (30′), e më pas me Toloi.

Vendasit do barazonin me Dzeko, 20 minuta nga fundi. Interi do kishte mundësinë të kalonte sërish përpara në minutat e fundit, por Di Marco gaboi nga pika e bardhë. Bergamaskët bëjnë gjithçka mirë teksa shënojnë në minutën e 88-të, por VAR e anullon. Interi është në vendin e 3-të, ndërsa Atalanta në të pestën.

Inter 2-2 Atalanta (Martinez 5′, Dzeko 70′ / Malinovsky 30′, Toloi 38′)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Shpërthen Bonuçi: Tani po luajmë si skuadër, u lodhëm duke shërbyer vetëm për Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Leonardo Bonuçi luajti dje ndeshjen e tij të 100-të në kupat e Europës me Juventusin, një shifër jubilare kjo e shoqëruar edhe me një fitore sa të vuajtur, aq edhe të rëndësishme, siç komentoi vetë mbrojtësi bardhezi në mikrofonat e “SKY”.

“Ishte e fortë, një natë shumë e gjatë, sepse Zeniti sa herë që humbte topin grupohej sërish me shumë lojtarë në zonën e tij. Prandaj, merita për një fitore të tillë është e të gjithë skuadrës, pasi siç dallohet qartë kemi gjetur dëshirën për të vuajtur, për të qenë të durueshëm dhe për të luajtur më në fund si një skuadër.



Çfarë do të thotë skuadër? Në sezonet e fundit kishim humbur karakteristikat e stilit juventin. Luanim të gjithë për të vënë në shërbim një kampion si Ronaldo me shpresën që duhej t’i zgjidhte ai të gjitha takimet. Por futbolli nuk luhet për një individ, por kërkon sakrificë dhe përulësi nga të gjitha, siç tregojnë këto katër suksese radhazi nga 1-0.

Në Champions dukemi dominues? Përqendrimi në Europë ka qenë më i madh për ne, por tani duhet të mendojmë t’i karikojmë bateritë, pasi të dielën na pret një sfidë e madhe me Interin”, deklaroi Bonuçi

LEXO TE PLOTE

Seria A

Laps dhe letër, ja pse Milani beson ende te kualifikimi

Publikuar

-

Nga

Me 9 pikë ende në valle dhe rivalët më të afërt në 4 pikë distancë, Milani nuk e ka të pamundur kualifikimin. Aq më tepër që ka edhe dy përballje direkt për të luajtur me Atletikon e Porton, teksa kusht thelbësor është edhe një rezultat me Liverpulin në ndeshjen e fundit për Grupin B.

Mori llogarish, por edhe prakticitet. Gjithçka do të rinisë pas dy javësh (3 nëntor) kur portugezët të kthejnë vizitën në “San Siro”. Ibra me shokë do të tentojnë pikët e para me një sy nga “Anfield Road” ku do të shpresohet për një tjetër disfatë të Atletikos. Një fitore në shtëpi do të kishte shumë domethënie për “Djallin” që më 24 nëntor do të fluturojë drejt Madridit ku do të nevojiten të tjera pikë.



Vetëm duke dalë me kokën lart nga dy sfidat e radhës në Champions, kuqezinjtë mund të synojnë mrekullinë ndaj Liverpulit në Milano duke realizuar një rikthim të denjë për filma. Gjithçka mbetet në teori, teksa për ndeshjen e fundit do të nevojiten lajme të mira edhe nga Oporto ku do të përballen vendësit me ekipin e Simeones.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Publikuar

-

Nga

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.

LEXO TE PLOTE