Connect with Us

Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit/ Procedohet 41 vjeçari nga Berati

Kronika

Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit/ Procedohet 41 vjeçari nga Berati

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Beratit ka goditur një rast të aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Pas kontrollit është proceduar penalisht shtetasi T.M, 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

41 vjeçari e ushtronte këtë veprimtari online nëpërmjet telefonit.

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 

Si rezultat i kontrolleve është goditur 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.   

Procedohet penalisht 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. 

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin T.M., 41 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, njofton policia./ CNA.al  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Fier/ Humb jetën i moshuari, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një 72 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se i moshuari me inicialet B.L është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën në vend.



Ai ka rënë në mjediset e parkimit të pallatit dhe më pas është transportuar në spital. Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç.” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët në Berat

LEXO EDHE:  Tronditëse/ Vritet 13 vjeçari me armë zjarri

Ne vendin e ngjarjes policia dhe ambulanca, ndërsa nuk ndihen shkaqet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot konfiskimin e 3.4 milionë eurove, të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas SPAK, vlerat monetare janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.



Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët/ Humb jetën një 64 vjeçar në aksident

LEXO EDHE:  Paditi Ina Ramën dhe Bamir Topin/ Prokurori i dyshuar për pasurinë

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK prangos avokatin/ I zhvati një klienti 12 000 euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 500 kg drogë në Itali/ Zbardhen të tjera detaje, në pranga dy punonjës policie

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ 17-vjeçari përplas për vdekje një person dhe largohet nga vendngjarja

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur:



Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh.

LEXO TE PLOTE