Connect with Us

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa viktima janë shënuar gjatë 24 orëve

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa viktima janë shënuar gjatë 24 orëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

LEXO EDHE:  Mutacioni që s’kapet nga tamponi/ Mjeku në Francë tregon simptomat

Në total numri i rasteve aktive është 4.800. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Autobusi përfundon në kanal/ Plagosen 5 persona në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert” në fshatin Zhabeni, në rrugën për në Manastir, një autobus ka përfunduar në kanal, ku si pasojë janë plagosur rëndë 5 persona.



Mediat maqedonase raportojnë se të plagosurit pasi kanë marrë mjekim, kanë lënë spitalin.

LEXO EDHE:  Mutacioni që s’kapet nga tamponi/ Mjeku në Francë tregon simptomat

LEXO EDHE:  Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i

Mësohet se autobusi që doli nga rruga duke përfunduar në një kanal, transportonte punonjës të fabrikës “Kromberg dhe Schubert” . Deri më tani nuk dihen rrethana te ngjarjes në fjalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Kujt i bën vërejtje ti?!”/ 35-vjeçarja bën për spital mësuesen pasi i kritikoi vajzën

Publikuar

-

Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një 35 vjeçare në Ferizaj, pasi akuzohet se ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.

Mësuesja 58-vjeçare ka përfunduar në spital me lëndime në trup.



 ‘Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje’. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të premten (15 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.467 mostra të testuara.

Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive janë 786 ndërsa nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 158 persona.

LEXO EDHE:  Sukses me vaksinën kundër Coronës në Gjermani/ Nuk ka shumë refuzues

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Nano: Rama dhe Kurti nuk kanë pushtet



Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të premten, mbi 656,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE