Connect with Us

Shifrat/ Pandemia e Covid-19 këtë javë, pësoi ngadalësim në të gjithë botën!

Shëndeti

Shifrat/ Pandemia e Covid-19 këtë javë, pësoi ngadalësim në të gjithë botën!

Publikuar

-

Mbi 85 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ Rreth 1,9 milionë të vdekur

Nga Blerta Brati

Duhet patur parasysh se një tregues i rëndësishëm, eshte numri i rasteve të diagnostikuara , i cili pasqyron vetëm një pjesë të numrit aktual të infeksioneve dhe krahasimet midis vendeve duhet të merren me kujdes, pasi politikat e testimit ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Ja disa te dhena/ shifra sipas raportit te AFP-se!

Me 510,000 kontaminime të regjistruara çdo ditë në botë këtë javë, treguesi ka rënë ndjeshëm (-8% në krahasim me javën e kaluar).

Këtë javë, shumica e rajoneve të botës po shohin përmirësimin e situatës së tyre: -32% në Afrikë, -25% në zonën e Shteteve të Bashkuara / Kanadasë, -21% në Lindjen e Mesme, -7% në Azi dhe -2% në Oqeani , ku gjithsesi virusi nuk qarkullon shumë.

Singapori është vendi ku epidemia po përshpejtohet më së shumti (+ 129%, 1,300 raste të reja në ditë), në mesin e atyre që kanë regjistruar të paktën 1.000 infeksione ditore gjatë javës së kaluar. Vijojnë Rumania (+ 75%, 5,400), Ukraina (+ 58%, 5,600), Siria (+ 23%, 1,900) dhe Turqia (+ 23%, 31,200).

Anasjelltas, është Botsvana (-51%, 600 raste të reja në ditë) ajo që regjistroi rënien më të madhe këtë javë, përpara Japonisë (-50%, 3,900), Sri Lanka (-43%, 1,700), Afrikës së Jugut (-39 %, 2,700) dhe Azerbajxhani (-38%, 1,500).

Shtetet e Bashkuara mbeten deri tani vendi me numrin më të madh të infeksioneve të reja në terma absolutë këtë javë (126,000 raste të përditshme, -26%), përpara Mbretërisë së Bashkuar (32,400, + 10%) dhe Turqisë (31,200, + 23%) )

LEXO EDHE:  Zyra e BE-së: Kujdes mashtrimet me vaksinat

Në proporcion me popullsinë, pa mikro-shtetet, vendi me më së shumti raste të reja këtë javë është Serbia (653 për 100,000 banorë), përpara Mongolisë (630) dhe Kubës (496).

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve ditore, 2,041 në ditë këtë javë, përpara Rusisë (801), e cila të Premten njoftoi një shifër rekord prej 828 personash që vdiqën nga Covid në 24 orë, dhe Meksikës (542).

Globalisht, vdekjet ditore kanë rënë (8,384 në ditë, -9%).

Kuba ende vaksinon me shpejtësi të plotë –

Vendet që vaksinojnë më shpejt këtë javë janë kryesisht në Amerikën Latine, Azi dhe Oqeani.

Me vaksinat e veta me tre doza, Kuba ka shkallën më të shpejtë midis vendeve me më shumë se një milion njerëz, duke administruar doza në 2.69% të popullsisë së saj çdo ditë. Baret dhe restorantet e vendit, të mbyllura që nga janari, po rihapen gradualisht nga e Premtja në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Havanën.

Kamboxhia (1.46%) dhe Irani (1.36%) plotësojnë tre vendet e para.

Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet vendi me fushatën më të avancuar të vaksinimit, me 199 doza të administruara për 100 banorë, përpara Uruguajit (176) dhe Izraelit (171).

Ky tregues mund të kalojë 100 doza për 100 banorë pasi shumica e vaksinave në qarkullim kërkojnë dy doza për të qenë plotësisht efektive.

May be an image of map and text that says 'Covid-19 les évolutions sur une semaine Nombre de nouveaux cas sur 7 jours et évolution par rapport à la semaine précédente Situation au 23 septembre Nouveaux cas sur 7 jours 883 000 200 000 50 000 20 000 Évolution en % -20 -5 Stable +5 -50 comptage de l'AFP à partir des bilans fournis par les autorités locales, au 23 sept. +20 +50 AFP'

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze

Publikuar

-

Nga

Njerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerikanë. Nëse udhëzimet marrin formë përfundimtare, ato do të ndryshojnë plotësisht rekomandimet e dhëna në vitin 2016 që sugjeronin përdorimin e aspirinës me dozë të vogël për të parandaluar goditjet në zemër dhe në tru.

Personat që nuk vuajnë nga zemra nuk duhet të marrin një dozë të ulët të përditshme aspirine, 81- 100 miligramë, për të parandaluar goditje të mundshme në zemër, thuhet në udhëzimet paraprake të qarkulluara nga një organizatë me peshë në fushën e shëndetësisë.

Grupi Amerikan i Punës për Shërbimet Parandaluese është një entitet i pavarur ekspertësh, që analizon punën kërkimore dhe literaturën mjekësore, për të dhënë rekomandime periodike, për masat që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të publikut. Grupi i punës thotë tashmë se rreziku i hemorragjisë tek personat mbi 60 vjeç është më i madh se mbrojtja që mund të ofrojë aspirina.

“Sipas të dhënave më të fundit, ne tashmë rekomandojmë që personat 60 vjeç e lart të mos fillojnë të marrin aspirinë, pasi dëmi është më i madh se përfitimi”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Nga ana tjetër, rekomandimi i ri thotë që personat në të 40-at ndoshta mund ta marrin aspirinën me dozë të vogël nëse nuk rrezikohen nga hemorragjitë e brendshme. Gjithashtu, rekomandimi thotë se për personat nga 40-59 vjeç që janë të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, përfitimet nga përdorimi i aspirinës janë të vogla. Grupi i punës rekomandon që aspirina duhet marrë pas konsultimeve me mjekun.

LEXO EDHE:  Situata nga COVID/ ISHSH mbyll për 14 ditë Gjykatën e Apelit në Vlorë

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të infektimeve me Covid/ Ky shtet merr masa shtrënguese, mbyllen shkolla dhe biznese



“Është një zhvillim tepër domethënës, në veçanti për përdorimin e aspirinës nga pacientët e moshuar që nuk kanë patur ndonjëherë probleme zemre, por që duan t’i parandalojnë. Është një segment i madh i popullsisë që e merr aspirinën për këtë arsye”, thotë Dr. Lauren Block, nga Instituti Feinstein për Kërkime Mjekësore.

Një shishe aspirine me dozë të vogël e blerë në Bruklin, Nju Jork

Rekomandimet e reja mund të ndikojnë tek miliona njerëz në mbarë botën. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, me rreth 659 mijë vdekje në vit sipas CDC-së (Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve). Goditjet në tru janë shkaku i pestë i vdekjeve, me rreth 150 mijë në vit.

“Po u kërkojmë pacientëve që janë të shqetësuar për mundësinë e një ataku kardiak që të bisedojnë për këtë çështje me doktorin e tyre. Është e rëndësishme ta dinë se aspirina mund të shkaktojë dëme serioze dhe se ky rrezik rritet me kalimin e moshës”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Aspirina njihet më shumë si ilaç për dhimbjet, por gjithashtu shërben si hollues gjaku që mund të zvogëlojë mundësinë e trompozave. Prej vitesh, mjekët kanë rekomanduar marrjen e përditshme të aspirinës në doza të vogla për personat që kanë patur tashmë goditje në zemër apo në tru. Udhëzimet e reja nuk ndryshojnë rekomandimin për këtë kategori pacientësh. Megjithatë, studimet më të fundit theksojnë rrezikun e hemorragjisë, si nëpërmjet ulçerave, apo në sistemin e tretjes, të cilat mund të jenë me pasoja fatale./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nuk njeh ulje numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima u regjistruan sot

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19,508  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.

Rastet positive janw konfirmuar në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Kërkoja një pikë ujë në spital”/ Pacienti i shëruar tregon betejën me Covid tek Infektivi

LEXO EDHE:  Zyra e BE-së: Kujdes mashtrimet me vaksinat



Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Welcome, vdis”/ Albana Fico i përvishet Alfred Çakos

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka reaguar ashpër  ndaj konspiracionistit Alfred Çako.

Shkak për këtë reagim janë bërë deklaratat e tij në lidhje me vaksinën anti-Covid.

Fico, gjatë një takimi me studentët në Elbasan, e quajti të papërgjegjshëm Çakon për përhapje të deklaratave të rreme. se kush bën vaksinën i vendoset çipi.



Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji.  Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje.

Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Welcome, vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico./ CNA.al

LEXO TE PLOTE