Connect with Us

Përplasen dy automjete në Shijak/ Të afërmit e shoferëve sherr me thika, njëri përfundon në spital

Kronika

Përplasen dy automjete në Shijak/ Të afërmit e shoferëve sherr me thika, njëri përfundon në spital

Publikuar

-

Sherr me thika mes një grupi adoleshentësh në Vlorë

Një aksident mes dy automjetesh në Shijak ka çuar në sherr me thika.

Pas përplasjes së dy automjeteve, të afërmit e drejtuesve janë konfliktuar fizikisht ku njëri prej tyre ka nxjerrë thikën e ka plagosur një tjetër.

Autori është larguar kurse i plagosuri u dërgua në spital.

Policia po punon për të kapur autorin e plagosjes.

Shijak/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe  K. D., vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Video/Plas sherri në dasëm, krushqit zihen për arsyen e pazakontë

Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Kokainë dhe marihuanë nga Shqipëria në Norvegji/ Në kërkim koka e grupit të trafikantëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.132 të vitit 2019, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ky procedim penal u regjistrua mbi bazën e informacioneve dhe akteve të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze. Rezultatet e arritura gjatë hetimeve të këtij procedimi penal janë produkt i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze.

Nga hetimet e kryera u grumbulluan të dhëna se:

Shtetasi shqiptar F.P. ka krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet. I hetuari F. P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim F. P. dhe referentët e tjerë të tij me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.81 datë 16.10.2021 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit F.P., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 283/a/1, 287/1/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  “Qepe gojën”/ Lefter Maliqi sherr me Petro Koçin

LEXO EDHE:  Fotot/ Aksident në Durrës, makina përfundon në shatërvanin e qytetit



Caktimin ndaj të hetuarës A. A. të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 287/1/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjithashtu, dhe Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze kanë caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj disa personave të cilët dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.

Në datën 20.10.2021, në dakortësi me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze dhe në të njëjtën orë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj shtetases A. A., ndërsa është proceduar me nxjerrjen e një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin F.P. Ndërkohë edhe autoritetet gjyqësore norvegjeze kanë proceduar me ekzekutimin e masave të sigurimit dhe ushtrimin e kontrolleve në territorin e tyre.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi kontrollin e disa banesave dhe kontrollin personal të disa shtetasve në qytetet Tiranë dhe Lezhë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin.

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe hetimin financiar për të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Berat/ Humb jetën 48 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është regjistruar në Berat. Shtetasi A. A., 48 vjeç  është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është largur nga vendngjarja.

Informacioni i plotë nga policia:



Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mes 20 të arrestuarve në Lezhë edhe oficerë Policie/ SPAK dërrmon trafikantët e drogës

Publikuar

-

Nga

20 personave iu është prerë fletë-arresti si grup i strukturuar kriminal në kultivimin e narkotikëve.

Ky është informacioni zyrtar i SPAK, i cili po zhvillon një operacion anti-drogë në Lezhë.

Jozyrtarisht raportohet se mes të arrestuarve janë edhe disa punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Lezhës.

Të paktën 8 nga personate  arrestuar, raportohet se janë oficerë policie.

LEXO EDHE:  “Degjenerim i femrës shqiptare”/ Gold Ag shpërthen ndaj Tunës

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Ka të plagosur

SPAK duket se ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në vepra kriminale./CNA.al



Operacioni anti-drogë pas vrasjes së oficerit të Policisë/ Zbardhen emrat e të arrestuarve

SPAK operacion anti-drogë/ 20 të arrestuar

LEXO TE PLOTE