LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Merkelit, Franca mund të përpiqet t’i zërë vendin Gjermanisë si “superfuqia” e Evropës

25 Shtator 2021, 06:39, Blog CNA
Pas Merkelit, Franca mund të përpiqet t’i zërë vendin

Nga Holly Ellyatt ?CNBC?

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel, të largohet nga posti që mban pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj jave në Gjermani, shumë ekspertë politikë do të hedhin sytë nga Franca. Kjo pasi shumë analistë mendojnë se Franca dhe konkretisht, presidenti Emanuel Makron, mezi po pret rastin për të tentuar ta zëvendësojë Gjermaninë si udhëheqësja de fakto e Evropës, dhe padyshim si superfuqia e rajonit.

Makron ka të ngjarë që të përpiqet të bëhet një figurë qendrore e Evropës, sapo Merkel të largohet, thonë analistët, dhe ai është në pozitat e duhura për ta arritur këtë gjë.?Ne shohim që tani disa përpjekje paraprake për të marrë udhëheqjen e Evropës?- tha për CNBCKarsten Brzheski, kreu i kompanisë ?ING?.

Ai vuri në dukje ?ndërhyrjet e Makron në debatet evropiane mbi rregullat fiskale?. Franca i ka bërë thirrje BE-së që të lehtësojë rregullat në lidhje me defiçitet buxhetore të shteteve anëtare, dhe mbi nivelet e borxhit ndaj PBB-së, sidomos për shkak të pandemisë së koronavirusit, teksa Gjermania ka kundërshtuar tradicionalisht çdo lehtësim të rregullave, që synojnë frenimin e defiçiteve dhe borxhit publik.

?Gjermania është aktualisht shumë e zënë me veten. Por një udhëheqje e fortë franceze, pa një kundërpeshë gjermane, vështirë se është vlerësuar ndonjëherë në Berlin?- shprehet Brzheski. Një gjë që e qetëson Gjermaninë, shton ai, është se ajo e di se edhe Makron ka betejën e tij presidenciale në prillin e vitit ardhshëm.

?Ajo garë do t?i lërë atij më pak kohë për nismat e forta në kuadër të lidershipit evropian, edhe pse Franca do të ketë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm presidencën e radhës të BE-së. Unë mendoj se testi i vërtetë do të vijë pas zgjedhjeve franceze, në rast se Makron rizgjidhet në detyrë. Atëherë ne mund të shohim një përpjekje të tij më të fuqishme për të marrë udhëheqjen e Evropës. Kjo i jep çdo kancelari të ardhshëm gjerman rreth 1vit kohë që të përgatitet?-thotë Brzeski.

Ashtu si pjesa tjetër e Evropës, edhe Franca po e ndjek nga afër fushatën elektorale në Gjermani, dhe do të ketë parë po ashtu me interes edhe rritjen e popullaritetit të Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë.

Kandidati i kësaj partie për kancelar, Olaf Sholc, është Ministri aktual i Financave dhe zëvendës/kancelar, dhe si i tillë, ai është shumë i njohur për zytarët e lartë të BE-së apo udhëheqësit e tjerë në Evropë. Makron e mirëpriti në takime të veçanta në fillim të këtij muaji në Elize, si Sholc ashtu edhe rivalin e tij kristiandemokrat Armin Lashet.

Në këtë rast ra në sy mungesa e një ftese për kandidaten e Partisë së Gjelbër, Analena Baerbok. Analistët thonë se Makron ka të ngjarë të preferojë më shumë bashkëpunimin me Sholc sesa me Lashet, që është kandidati i bllokut konservator CDU-CSU në pushtet si pasardhës i Merkelit.

?Nga dy kandidatët kryesorë për kancelarë, burimet në Elize sugjerojnë se Makron do të ishte i qetë me secilin prej tyre. Por presidenti francez ka një preferencë pak të madhe për Sholc, i cili si Ministër federal i Financave, ka punuar ngushtë me Parisin në institucionin novator të BE-së -Fondin për Rimëkëmbjen nga Koronavirusi.

Ndërsa Makron mund të zbulojë se ndan ide të njëjta me kancelarin e ardhshëm gjerman, kur bëhet fjalë për një qasje të përbashkët ndaj politikës së BE-së, një fushë ku Franca do ta ketë të vështirë ta rivalizojë Gjermaninë, është ajo në lidhje me peshën ekonomike në union.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, pak para se të shfaqej pandemia Covid-19, gati¼ e Prodhimit të Brendshëm Bruto të BE-së (24.7 për qind) u krijua nga Gjermania, e ndjekur nga Franca (17.4 për qind) dhe Italia (12.8 për qind), përpara Spanjës (8.9 për qind) dhe Holanda (5.8 për qind).

?Gjermania është Gjermani?-thotë Naz Masraf, drejtor i Evropës në ?Eurasia Group?. ?Edhe pse Franca e sheh këtë si një mundësi, unë nuk mendoj se do të kemi një zbehje të rolit të Gjermanisë. Ai mund të jetë më pak efektiv, por unë nuk mendoj se do të pakësohet.

Në mënyrë të pashmangshme, pas 16 vjetësh Merkel do të lërë pas një boshllëk shumë të madh për t?u mbushur. Por në fund të ditës, Gjermania është vendi kyç i Evropës, dhe kushdo që është Ministri gjerman i Financave, cilido që është kancelar gjerman, do të jetë edhe udhëheqës i Evropës?- thotë ajo.

Ekonomistët thonë se pavarësisht se kush do ta drejtojë qeverinë, ekonomia gjermane ka të ngjarë të mbetet konkurruese edhe në të ardhmen.?Fuqia dhe ndikimi i Gjermanisë, reflekton fuqinë e ekonomisë, gjendjen solide të financave të saj publike, dhe rolin e saj të padiskutueshëm si një ?spirancë financiare? e zonës së euros.

Fytyrat ndryshojnë, por situata do të mbetet e njëjtë si me Lashet apo Sholc. Nën drejtimin e Makron, Franca po bën shumë mirë. Por ajo është shumë larg arritjes së fuqisë ekonomike dhe financiare që ka sot Gjermania?- thotë Holger Shmiding, krye-ekonomist në Bankën Berenberg.

Për më tepër, nuk ka gjasa që Makron të gëzojë popullaritetin që ka pasur deri më sot Merkel, një udhëheqëse e cila po largohet nga detyra me dëshirën e saj pas 16 vjetësh. Merkel është parë si lidere që garantonte stabilitet dhe qëndrueshmëri në peizazhin politik në Gjermani dhe Evropë, pavarësisht krizave të ndryshme gjatë dekadave të fundit, nga ajo financiare tek kriza e emigranteve.

Sipas një sondazhi të kryer kohëve të fundit në 12 vende të BE nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), shumica e evropianëve të anketuar ishin skeptikë në lidhje e aftësinë e Makron për të pasur aftësitë ngjashme drejtuese me Merkelin.

Kur ECFR pyeti të anketuarit se për kë do të votonin në një garë hipotetike midis Merkel dhe Makron për kreun e BE-së, shumica e evropianëve (41 për qind), thanë se do të votonin për Merkelin, dhe vetëm 14 për qind për Makron./ CNA.al

Lajmet e fundit nga