Connect with Us

Pandemia e Covid-19/ A duhet të ekzistojnë kufizime lidhur me rikthimin në shkollë?

Shëndeti

Pandemia e Covid-19/ A duhet të ekzistojnë kufizime lidhur me rikthimin në shkollë?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Erion Dasho

Hapja e shkollave ndërkohë që Shqipëria po kalon një valë të re të epidemisë së COVID-it nuk mund t’i shpëtojë debateve.

Miq realë dhe virtualë kanë nisur të shprehin zemërimin lidhur me kufizimet e vitit të ri shkollor. Me sa duket fëmijët i pret një tjetër vit me orë të shkurtuara, orare të “çuditshme”, maska, etj.

A duhet të ekzistojnë kufizime lidhur me rikthimin në shkollë?

Sigurisht që po!

Në Izrael qarkullon prej kohësh frika se ç’do të ndodhë me epideminë pasi të rihapen shkollat në tetor dhe CDC-ja amerikane në korrik publikoi rekomandimin e rishikuar për hapjen e sigurt të shkollave.

Fatkeqësisht, viti shkollor 2021-22 duket se do të jetë i treti vit “anormal” për fëmijët dhe të rinjtë në gjithë botën.

Kjo është një tragjedi e vërtetë nga pikëpamja e edukimit dhe zhvillimit psikosocial. Pasojat e plota të çrregullimit të sistemit arsimor për qindra milionë fëmijë në gjithë botën janë të vështira për t’u parashikuar, por dëmi sigurisht do të jetë kolosal.

Ajo që bota po bën për të parandaluar COVID-in në shkolla është vendosja e balancës midis sigurisë dhe normalitetit. E vështirë për t’u arritur, por jo e pamundur!

Po në kushtet e Shqipërisë? A do të kenë impakt masat e marra në sistemin arsimor?

Personalisht, besoj pak ose aspak.

Qeveria shqiptare, ministria e shëndetësisë dhe komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” që prej fillimit të pandemisë kanë ndjekur përafrimin e strucit. Ata nuk marrin asnjë masë nëse kanë qoftë edhe vështirësinë më të vogël për të kontrolluar zbatimin e saj.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rakacolli: Numrat nën kontroll, jemi më të përgatitur se më parë

Një masë në shkollë është gjëja më e lehtë për t’u kontrolluar, por çfarë do të ndodhë paralelisht në komunitet?!

》Mirë arsimtarët që mund t’i kërcënosh me bukën e gojës dhe t’i detyrosh të vaksinohen (apo të blejnë një certifikatë vaksinimi të falsifikuar), po atë përqindje të konsiderueshme qytetarësh ende të pavaksinuar??!!

Mirë fëmijët mund t’i detyrosh të mbajnë maskën prej lecke dhe të respektojnë distancën, po udhëtarët në transportin publik??!!

Mirë për studentët mund të aplikosh pasaportën e gjelbër për të hyrë në auditor, po për të disiplinuar hyrjen në mejhane, bare dhe restorante?!

Përgjigja shqiptare ndaj COVID-it nuk ka dështuar sot! Ajo ka lindur e dështuar, pasi u dominua nga politika dhe “ekspertët” e paaftë dhe puthadorë.

Shqiptarët u lanë në mëshirën e virusit dhe, fatkeqësisht, virusi u tregua i pamëshirshëm duke vrarë të paktën 15 mijë shqiptarë.

Të krijosh një “ishull të sigurt” në shkollë është masë e vlefshme nëse vendoset në një kontekst të përgjithshëm parandalimi, por e vetmuar impakti i saj është minimal.

Përvoja e vendeve që po e menaxhojnë me sukses pandeminë flet për nevojën e masave gjithëpërfshirëse që nuk lënë të çara për penetrimin e virusit.

Përndryshe…

Shqiptarët në mëshirën e virusit ashtu si kanë qënë deri më tani…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 500 raste të reja me Covid 19, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 594 raste të reja në vendin tone dhe 8 humbje jete.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3180 testime, 594 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 304 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon

Janë kryer 3180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Kryeinfermierja e Infektivit rrëfen sfidat dhe fitoret brenda spitalit

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Vuçiç: Ka nisur aplikimi edhe në veri të Kosovës

Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 594

Të shëruar në 24 orë 304

Të shtruar në spitale 137

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3180



Testime totale 1,276,392

Raste pozitive 180,623

Raste të shëruara 171,034

Raste Aktive 6726

Humbje jete 2,863

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3352

Fier 816

Durrës 763

Shkodër 462

Elbasan 259

Gjirokastër 188

Berat 181

Korçë 179

Lezhë 176

Vlorë 142

Kukës 141

Dibër 67…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve/ Komiteti i ekspertëve zbardh masat anti-covid

Publikuar

-

Nga

Komiteti i Ekspertëve,  ka përsëritur thirrjen për tu vaksinuar, veçanërisht kategoritë e përcaktuara si studentët.

Sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, indikatorët monitorues të kësaj situate mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel si dy javë më parë dhe ndonëse ka një përkeqësim të lehtë nuk do ketë ndryshim masash.

Komiteti vendosi vaksinimin me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç dhe 6 muaj distancë nga doza e dytë.

Gjithashtu do të ftohen fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeç me problematika shëndetësore për t’u vaksinuar.



“Duam të sjellim në vëmendje vaksinimin, në mënyrë të vazhueshëm në të gjitha grupet e përcaktura, te cilave ju bëjmë thirrje të vaksinohen. Është e rëndeshishme respektimi i masave-mbajtja e maskave në ambjente të mbyllura, distancimi si edhe shume e rëndësishëm është informimi nga burime zyrtarë.

Duke u bazuar në analizën e situatës komiteti i ekspertëve mendon që me gjithë këtë përkeqësim niveli i masave shtrënguese të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen në zbatimin me rigorozitet të masave. Një vendim ka qenë dhe shqyrtimi i vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit.

Në këtë situatë prioritet mbulimi me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.

Qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët nga doza e dytë sipas udhëzimeve të ISHP duke nisur nga 1 nëntori. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me lejen e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore,”, tha numri dy i MSH-së, Mira Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Karantina është dështim”/ Epidemiologu tregon çfarë ndodh me të vaksinuarit 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se një shtet që kalon në karantinë tani ka dështuar me procesin e imunizimit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se të jesh pozitiv në tampon nuk do të thotë asgjë, por është shëndeti dhe sa është rrisku për tu shtruar në spital.

Sipas Alimehmetit, kur kemi një person të vaksinuar që nuk është infektuar përpara, rrisku që ai të ketë sëmundje të rëndë është shumë më i ulët.



Unë do ta konsideroja që një shtet që kalon në karantinë tani, çfarëdo lloj shteti qoftë, është shtet që ka dështuar me procesin e imunizimit. Nga pikëpamja e Britanisë së Madhe ne duhet të ndalim numërimin e rasteve të reja se janë të imunizuar. Nga ana mjekësore të jesh pozitiv në tampon mua nuk më thotë asgjë. Pra, si je me shëndet, sa është rrisku për tu shtruar në spital.

Kur kemi një person të vaksinuar që nuk është infektuar përpara, rrisku që ai të ketë sëmundje të rëndë është shumë më i ulët. Nga krahu tjetër, fiton imutetin natyror nga infektimi me virusin. Edhe tani ky person merr imunitetin më të gjerë të mundshëm, duke minimizuar kostot”.-tha Alimehmeti.

LEXO TE PLOTE