Connect with Us

“Një budalla do luftë”/ Ministri i Brendshëm serb fyen Albin Kurtin

Kosova & Rajoni

“Një budalla do luftë”/ Ministri i Brendshëm serb fyen Albin Kurtin

Publikuar

-

cna lajme rajoni

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka folur për situatën e krijuar në veri pasi Republika e Kosovës është duke vendosur reciprocitetin e targave.

Vulin i cili njihet për ofendimet drejtuar Kosovës dhe retorikën e tij nacionaliste ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.

Siç ka thënë Vulin për të ndezur luftën duhet vetëm një budalla dhe sipas tij ai person gjendet në Prishtinë, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini shkruan RTV.rs.

Ai ka thënë se Serbia ka arsye për të qenë e shqetësuar.

LEXO EDHE:  Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

“Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çkado prej tyre”, është shprehur Vulin. Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosova shpall non grata dy zyrtarë rus/ Vjosa Osmani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e sotme se i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të shpallë ‘non grata’ dy zyrtarë rusë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Sipas Osmanit, aktiviteti i dy shtetasve rus ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, ndërsa thekson se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njoftuar institucionet relevante për vendimin.

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona ‘non grata’ dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.



LEXO EDHE:  Aksion “Blic” në Lezhë-Shëngjin/ Në pranga tre persona, procedohen dy të rinj nga Kosova dhe një nga Arabia

LEXO EDHE:  Dy eurodeputetë kërkojnë ndalimin e perspektivës europiane të Kosovës

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, u shpreh Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet nga reciprociteti i targave/ Nis takimi i parë në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.



Vendimi për të formuar grupin e punës për targat ishte rezultat i takimeve së fundmi, që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

LEXO EDHE:  Kongresisti amerikan kritika administratës “Trump”/ Po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës, tarifat janë mjet legjitim

LEXO EDHE:  SHBA shpreh përkushtimin ndaj Kosovës

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kritikoi vettingun e qeverisë Kurti/ Osmani me tone të ashpra ndaj BE-së

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit, sa i takon procesit të Vettingut,  të nisur nga qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se nuk dakordësohet me konstatimin në Raportin e Progresit, se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

 “Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt, mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mosrealizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimin e ligjit dhe as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, deklaroi Osmani në një konferencë për mediat.



Më tej presidentja e Kosovës i ka shtuar se nuk dakordësohet as me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit, se procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme, kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

LEXO EDHE:  Presidenti i Këshillit Evropian thirrje Vuçiç dhe Kurtit/ “Tërhiqni policinë dhe barrikadat”

LEXO EDHE:  Kosovë/ Pse po vonohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

“Vettingu jo që është i rëndësishëm, por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarde. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka theksuar Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE