Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Doktori shpreson tek legalizimi, ndërsa Luli po shtrëngon letrat

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Doktori shpreson tek legalizimi, ndërsa Luli po shtrëngon letrat

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Astrit Patozi

Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi.

Berisha natyrisht që i përket kategorisë së dytë, sepse Partinë Demokratike me letra e ka Luli. Ndaj edhe që të ketë ndonjë shans për të fituar duhet të kapërcejë shumë pengesa.

Sepse në fillim duhet ta realizojë godinën pa leje nën hundën e policisë ndërtimore të Ramës, për ta bërë fakt të kryer, që t’i lindë e drejta për ta futur në legalizim. Por edhe sikur tek Kadastra t’ia bëjnë mbarë dhe t’ia japin çertifikatën, prapë çështja do të shkojë në gjykatë.

LEXO EDHE:  Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Ironizon Patozi: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër

Dhe aty pastaj është e sigurt që do të ketë gjithmonë një përfaqësi të ambasadës amerikane, e cila do t’i ndjekë nga afër të gjitha seancat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Mbyllet takimi masiv i Berishës në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Është mbyllur “Foltorja e shtatë” e ish kryeminsitrit Sali Berisha me demokratët në Elbasan. Qindra demokratë kanë pritur me një entuziasëm të jashtëzakonshëm liderin historik të PD.

Edhe pas daljes nga teatri “Skampa”, dhjetëra e qindra demokratë e kanë pritur me brohoritje dhe me thirrjet: “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.



LEXO EDHE:  Krimi “godet” Prokurorinë/ Zbulohen dosjet që u grabitën në Durrës

LEXO EDHE:  Teoria konspirative e Syrit të Cim Pekës/ Soros ka zgjedhur Veliajn, Rama kërkon shpëtim tek Lulzim Basha

Në këtë takim, Berisha u prit nga Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu. Ky ishte takimi i shtatë i Berishës, pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam i hapur për çdo funksion kushtetues”/ Berisha paralajmëron rikthimin në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Lideri historik, Sali Berisha nga foltorja e Elbasanit teksa u pyet nëse do garojë për kryetar, tha se është i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues.

“Më datën 20 maj, unë u kam deklaruar gazetarëve se tani unë do rikthehem. Tërhiqem nga vendimi im. Pse e mora këtë vendim? Sepse në 8 vite kisha denoncuar më shumë se kushdo kapjen e drejtësisë dhe krimin e korrupsionit. Po ashtu kisha mbrojtur interesin kombëtar. Kisha ngritur zërin fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës. Isha ngritur kundër Mini-Shengenit se ishte hegjemoni serbe në rajon. Kjo më zgjoi mua. Atëherë thashë se do rikthehesha shumë më fuqishëm.

Unë jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi,” tha Berisha.



LEXO EDHE:  Teoria konspirative e Syrit të Cim Pekës/ Soros ka zgjedhur Veliajn, Rama kërkon shpëtim tek Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Rama do prishë zgjedhjet/Të ngrihemi për votën e lirë

“Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni ju do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mesazh Bashës/ “Të tërheqë deklaratat e tij se s’ka Kuvend Kombëtar”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Elbasanit i ka përcejllë mesazh kryetarit Lulzim Basha.

Berisha i kërkon Bashës të mendohet thellë dhe të reflektojë  duke tërhequr deklaratat kur shprehet se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.



Ai  (Basha) duhet të largohet. Ai të reflektojë thellë, të mendojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka Kuvend, nuk lejoj Kuvendin, nuk lejoj referendumin. Këto duhet t’i mendojë dhe t’i tërheqë menjëherë. Pastaj ai bën zgjedhjen e vet. Unë vërtetë i kam thënë ktheu andej nga erdhe, por ai mund të rrijë...”, u shpreh Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE