Connect with Us

Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

Bota

Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer vetëm disa orë pasi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vendosi që vaksina të jetë e disponueshme për personat e moshës mbi 65 vjeç, disa kategori punonjësish të vijës së parë dhe personat me probleme të caktuara shëndetësore. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje 60 milionë amerikanëve që kualifikohen, të bëjnë vaksinën shtesë ndaj COVID-19ës.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, amerikanët që kualifikohen po zënë radhën për të marrë dozën shtesë të vaksinës Pfizer ndaj COVID-19ës. Disa prej tyre kanë qenë duke pritur prej orësh.

“Mendoj se të gjithë duhet bëjnë vaksinën shtesë sa më shpejt”, tha Carol Carson, e vaksinuar me dozën shtesë.

Vetëm 24 orë më parë, një komision i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve autorizoi vaksinën shtesë të kompanisë Pfizer për personat mbi 65 vjeç, personat me probleme afatgjata shëndetësore dhe punonjësit e vijës së parë të ekspozuar ndaj virusit.

LEXO EDHE:  BE do të ekzaminojë ujërat e zeza për virusin Covid-19

Vaksinat janë tashmë të disponueshme në spitale, në mbi 30 mijë qendra shëndetësore dhe farmaci në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të bindur të pavaksinuarit.

“Të pavaksinuarit ngarkojnë spitalet, pavionet e urgjencës dhe të kujdesit intensiv, duke mos u lënë hapësirë të sëmurëve nga zemra apo kanceri që të marrin shërbim shëndetësor”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Joe Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë për vaksinimin (24 shtator 2021)
Presidenti Joe Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë për vaksinimin (24 shtator 2021)

Duke folur dje nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve që kualifikohen që të bëjnë vaksinat ndaj COVID-19ës, dhe tha se do ta bënte vetë vaksinën përforcuese sa më shpejt të ishte e mundur.

“Ashtu si doza e parë dhe e dytë, doza shtesë është falas dhe lehtësisht e disponueshme”, tha Presidenti Biden.

Ndërkohë në qytetin e Nju Jorkut, shkollat po përgatiten për mungesa të mundshme të stafit, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën detyrimi i vaksinimit./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Tensionet nga reciprociteti i targave/ Nis takimi i parë në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.



Vendimi për të formuar grupin e punës për targat ishte rezultat i takimeve së fundmi, që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

LEXO EDHE:  Imuniteti i tufës pas vaksinimit të 70% të popullsisë

LEXO EDHE:  “Kufoma politike”/ Vasili sulmon Ramën: E vetmja gjë që bën është propaganda në ERTV

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Rasti Reichelt: Gjigandi mediatik gjerman Axel Springer nën presion

Publikuar

-

Nga

Gjigandi mediatik gjerman Axel Springer shkarkoi kryeredaktorin e “Bild” Julian Reichelt pasi “New York Times” informoi mbi akuzat që ngriheshin ndaj tij: punonjëset gra e akuzonin atë për ngacmim seksual dhe se ai shfrytëzonte pozicionin për të shkuar në shtrat me koleget.

Së fundi u prononcua edhe kryetari i kryesisë së kompanisë Axel Springer, Mathias Döpfner: Në YouTube ai flet për gjashtë minuta lidhur me akuzat dhe e argumenton shkarkimin e Reichelt-it me faktin, se ai në mënyrë të përsëritur ka vepruar gabim, duke krijuar marrëdhënie me punonjëset e reja të redaksisë së gazetës “Bild”.

Döpfner thekson në deklarimin e tij, se në këtë rast kemi të bëjmë me një problem të “Bild” dhe jo të të gjithë koncernit Axel-Springer. Ai  ndër të tjera thotë në fund të video-mesazhit, se tani do të shkojë edhe në Uashington, ku së fundi Axel Springer ka blerë në vlerën një miliard dollarë portalin amerikan të lajmeve me seli në SHBA “Politico”.

Por çfarë roli luajnë në fakt „Bild”, gazeta më e fuqishme bulevardeske në Europë dhe shtëpia botuese Springer, që qendron pas saj në peizazhin mediatik ndërkombëtar? Çfarë lidhje ka çështja Reichelt me SHBA-në dhe udhëtimin tani të Mathias Döpfner në Uashington?

 Springer dhe Bild: Gjigandët e opinionit

Gazeta “Bild”, kryeredaktor i së cilës që nga viti 2017 ka qenë Julian Reichelt, është me 1,24 milionë ekzemplarë gazeta e përditshme me tirazhin më të fuqishëm në Gjermani dhe që prej themelimit të saj më 1952 ajo i jep tonin peizazhit mediatik gjerman si asnjë gazetë tjetër. Kjo gazetë si asnjë tjetër shpesh është edhe e diskutueshme dhe objekti qortimi i Këshillit gjerman të Shtypit.

Koncerni mediatik gjerman Axel Springer me xhiro miliardëshe u themelua pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillimisht botonte kryesisht gazeta të përditshme e revista. Themeluesi i tij Axel Springer ishte një personalitet i diskutueshëm: Nga protesta kundër anti-komunizmit të shpallur prej tij, në vitin 1972 Fraksioni terrorist i Ushtrisë së Kuqe (RAF) hodhi bombë në zyrat e Springer në Hamburg. Pak para  kësaj gazeta Bild ishte shprehur me tone agresive kundër protestave të studentëve në vitet 1960 duke u pozicionuar kundër kërkesave të tyre për ripërtëritjen shoqërore në Gjermani. Kjo gazetë përdorte tone nxitëse vëçanërisht kundër Rudi Dutschke-s, figura drejtuese e lëvizjes së ashtuquajtur “1968-shat” në Gjermani. Rudi Dutschke ra viktimë e një atentati.

Sot Axel Springer pothuajse nuk është aspak një shtëpi klasike botuese, thotë studiuesi i medias Christopher Buschow në intervistë për DW. Springer, sipas tij, është sot më shumë së shtëpi mediatike ose një koncern digjital, që të ardhurat kryesore nuk i gjeneron me gazetari, por ndër të tjera edhe me investime të tjera si në tregjet e rubrikave digjitale apo portalin e punësimit “Stepstone”. Lidhur me kryetarin e kryesisë së koncernit Mathias Döpfner, Buschow thotë: “Mathias Döpfner me siguri që e ka kuptuar shumë më herët se të tjerë menaxherë mediash, që duhet investuar edhe në tregje të tjera përtej gazetarisë – e megjithatë mund të mbahen biznese të përzgjedhura gazetash.” Me shitjen e gazetave lokale si “Hamburger Abendblatt” dhe “Berliner Morgenpost” në vitin 2014 koncerni mundi të sigurojë të ardhura, që u përdorën për të investuar në ripërtëritjen digjitale, thotë Buschow.

Koncerni mediatik nuk ka kaluar tashmë vetëm reformën e transformimit digjital, por është pozicionuar edhe më gjerë në nivel ndërkombëtar. Springer në vitin 2010 bleu media në Europën Lindore, por më pas i shiti ato në verën e këtij viti, me përjashtim të aksioneve polake, kjo ndoshta edhe për faktin, se situata për gazetarinë e lirë e të pavarur në këtë rajon është vështirësuar, sipas  Buschow.

LEXO EDHE:  “Kufoma politike”/ Vasili sulmon Ramën: E vetmja gjë që bën është propaganda në ERTV

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Gjermania heq Shqipërinë nga “lista e kuqe”



 Springer do të bashkëveprojë në skenën e madhe

Tani koncerni bashkë me investitorin financiar në SHBA KKR, sipas Buschow synon: „Qëllimi i qartë i sipërmarrjes është që të bashkëveprojë në skenën e madhe. Tashmë koncerni e ka kuptuar, që nëse dëshiron që si sipërmarrje mediatike të shpalosë efektin në nivel global, kyçi është SHBA-ja, ku gjigandët e teknologjisë në shumë aspekte japin drejtimin në një botë mediatike të bazuar tek platformat.”

Vetëm në kontesktin e këtij ekspansioni mund të kuptohet, se përse akuzat ndaj ish-kryeredaktorit të „Bild” Julian Reichelt shkaktuan një valë të tillë ndërkombëtare reagimi duke u bërë së pari publike në SHBA. Akuzat e përfolura në Gjermani në pranverën 2021 nxitën brenda koncernit një hetim të brendshëm përmes një kancelarie avokatie. Në këtë periudhë Julian Reichelt u lirua nga detyra përkohësisht, por pas dymbëdhjetë ditësh u rikthye në të njëjtin pozicion.

“Në shtrat, ngjitje në karrierë, e më pas flakje nga puna”

Revista “Der Spiegel” në mars 2021 njoftoi për hetimet e brendshme dhe nën titullin “Në shtrat, ngjitje në karrierë, e më pas flakje nga puna” arrinte në artikullin e saj në konkluzionin, se Julian Reichelt në redaksinë e “Bild” kishte krijuar një mjedis armiqësor pune ndaj grave. Sikurse njofton tani “New York Times”, edhe gazetare e gazetarë investigativë të medieve të tjera gjermane janë marrë me rastin e Julian Reichelt dhe akuzat ndaj tij. Ndër to ka qenë edhe gazetarja Juliane Löffler nga shtëpia botuese „Ippen-Verlag” si dhe kolege e kolegë të gazetës “Handelsblatt”. Ippen-Verlag është një grup konkurrues botimesh, të cilit ndër të tjera i përkasin kryesisht gazeta të rëndësishme rajonale në Gjermani ndër to edhe “Frankfurter Rundschau” dhe “Münchner Merkur”.

Sipas “New York Times” të gjitha këto investigime në Gjermani u ndaluan, tek “Handelsblatt”, sikurse thuhet, në rastin e investigimit të Juliane Löffler, botimi u pengua vetëm pak ditë para planifikimit nga aksioneri më i madh i Ippen-Verlag, Dirk Ippen, kështu shkruan të paktën tani gazeta “New York Times”. Ndërsa “Handelsblatt” nuk i është përgjigjur një kërkese me e-mail nga “New York Times” për t’u pozicionuar lidhur me çështjen, Ippen-Verlag është përgjigjur, se u vendos për të mos e botuar artikullin. Në deklarimin e tij në YouTube Mathias Döpfner e hedh poshtë, që të ketë pasur përpjekje nga ana e koncernit për ta ndaluar këtë botim.

Pra edhe në Gjermani mjaft gazetare e gazetarë kanë pasur dijeni për akuzat kundër Julian Reichelt e duket se nuk kanë dashur t’i bëjnë ato publike. E u desh në fund që të ishte gazeta amerikane “New York Times” ajo që i paraqiti në detaje akuzat e grave. Vetëm pasi u tërhoq vëmendje ndërkombëtare nga SHBA, koncerni u vu në lëvizje duke e larguar nga detyra kryeredaktorin e „Bild”. Mathias Döpfner i pyetur, nëse koncerni do të duhej të kishte reaguar qysh më parë, në dekalrimin e tij thekson: „Pas ndodhisë bëhesh gjithmonë më i mençur”.

Burra që shfrytëzojnë pozicionin e tyre të pushtetit

Hulumtimet e “New York Times” skicojnë një imazh të redaksive gjermane, në të cilat shpesh gratë konfrontohen me burra në pozicione drejtuese, që ndonjëherë nuk stepen ta shfrytëzojnë postin. Po ashtu artikulli i „New York Times” përshkruan një peizazh mediatik, në të cilin jo zyrtarisht burrat krijojnë rrjete që mbështesin njri-tjetrin edhe kur janë në konkurrencë ekonomike mes tyre. Mathias Döpfner nuk është vetëm kryetar i kryesisë së koncernit Springer, por edhe kryetar i Shoqatës Federale të Botuesve të Gazetave gjermane./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kritikoi vettingun e qeverisë Kurti/ Osmani me tone të ashpra ndaj BE-së

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit, sa i takon procesit të Vettingut,  të nisur nga qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se nuk dakordësohet me konstatimin në Raportin e Progresit, se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

 “Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt, mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mosrealizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimin e ligjit dhe as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, deklaroi Osmani në një konferencë për mediat.



Më tej presidentja e Kosovës i ka shtuar se nuk dakordësohet as me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit, se procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme, kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

LEXO EDHE:  Zbulohet rastet e para të variantit britanik të Covid-19 në Francë dhe Japoni

LEXO EDHE:  Një tjetër humbje në rradhët e uniformave blu/ Covid i merr jetën Kryekomisarit Bedri Dani

“Vettingu jo që është i rëndësishëm, por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarde. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka theksuar Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE