Connect with Us

Merkel i jep mbështetjen e fundit pasuesit të saj para zgjedhjeve

Bota

Merkel i jep mbështetjen e fundit pasuesit të saj para zgjedhjeve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të shtunën t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ardhmen e Gjermanisë, në një përpjekje të fundit për të forcuar fushatën e tij në vështirësi 24 orë para votimit.

Laschet, 60 vjeç, ka qenë pas sfiduesit të tij socialdemokrat Olaf Scholz në garën për kancelari, megjithëse sondazhet e fundit e vënë diferencën mes tyre brenda kufijëve të gabimit, duke i bërë zgjedhjet një nga garat më të paparashikueshme në vitet e fundit.

Angela Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët në betejën zgjedhore ndërsa përgatitet të largohet nga politika pas 16 vitesh në pushtet. Por ajo e gjeti veten të përfshirë në orarin e furishëm të fushatës së kryetarit jopopullor Laschet, të partisë së saj.

Në javën e fundit të fushatës, Merkel e çoi Laschet përpara elektoratit të saj në bregdetin Baltik dhe të premten u shfaq si figura kryesore në tubimin përmbyllës që mblodhi konservatorët në Mynih.

Merkel iu drejtua elektoratit kryesisht të moshuar të Gjermanisë të premten, duke u bërë thirrje atyre të mbanin konservatorët në pushtet për hir të stabilitetit – një thirrje karakteristike për Gjermaninë.

“Për ta mbajtur Gjermaninë të qëndrueshme, Armin Laschet duhet të bëhet kancelar, dhe CDU dhe CSU duhet të jenë forca më e fuqishme,” tha ajo.

Një ditë para votimit, ajo shkoi në qytetin e lindjes së ArminLaschet-it dhe zonën zgjedhore Aachen, një qytet pranë kufirit perëndimor të Gjermanisë me Belgjikën dhe Holandën, ku ai ende jeton.

“Bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të prindërve tuaj,” tha ajo në tubimin e saj të fundit para votimit, duke kërkuar një mobilizim të fortë për aleancën e saj konservatore.

Angela Merkel nënvizoi se mbrojtja e klimës do të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë së ardhshme, por tha se kjo nuk do të arrihet “thjesht përmes rregulloreve”.

“Ne kemi nevojë për zhvillime të reja teknologjike, procedura të reja, studiues, njerëz të interesuar që mendojnë se si mund të arrihet mbrojtja e klimës dhe që njerëzit të marrin pjesë në këtë përpjekje”, tha ajo.

Zoti Laschet është një “politikan që ndërton ura-lidhëse e që do të angazhojë njerëz” për të përmbushur këto sfida të Gjermanisë në të ardhmen, tha ajo.

LEXO EDHE:  Arrestimi në Francë e Gjermani/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e dy ish-truprojave të Tahirit

Qindra mijëra njerëz kishin dalë në rrugë të premten duke kërkuar ndryshim dhe mbrojtje më të madhe të klimës, me një aktivist të shquar që i quajti zgjedhjet e së dielës votën “e shekullit”.

“Mund të dalë e kundërta”

Ndërsa afrohen zgjedhjet, zoti Olaf Scholz është përqëndruar në zonën e tij, në skajin tjetër të vendit, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve në momentet e fundit të fushatës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të votuesve në zonën e tij zgjedhore në Potsdam – një qytet në periferi të Berlinit i famshëm për pallatet e tij që dikur strehonin mbretërit e Prusisë – zoti Scholz tha se ai po luftonte për të sjell “një ndryshim të madh në vend, një qeveri të re” të udhëhequr nga ai.

Ai gjithashtu ofroi një përshkrim të shkurtër të qeverisë së ardhshme që shpreson të drejtojë, duke thënë se, “ndoshta mund të jetë e mjaftueshme, për shembull, për të formuar një qeveri midis Socialdemokratëve (SPD) dhe të Gjelbërve”.

Zoti Scholz, aktualisht ministër i financave në qeverinë e koalicionit të Kancelares Merkel, ka shmangur gabimet në fushatë, dhe kryesisht fitoi mbështetjen pasi e paraqiti veten si “kandidati i vazhdimësisë” pas zonjës Merkel në vend të zotit Laschet.

I përshkruar si i aftë, por i mërzitshëm, zoti Scholz vazhdimisht ka mposhtur zotin Laschet me diferenca të mëdha kur flitet për popullaritet.

Ndërsa gjermanët shkojnë në votime brenda disa orëve, konservatorët e zotit Laschet po e ngushtojnë hendekun, ndërsa një anketë tregon se mbështetja për ta është 1% më e vogël se 26% që gëzojnë Socialdemokratët.

Zoti Laschet hyri në garë për postin e kancelarit i dëmtuar keq nga një betejë e ashpër mes konservatorëve për fituar mbështetjen si kandidat për postin e lartë. Megjithatë, partia e tij gëzonte një epërsi të konsiderueshme ndaj socialdemokratëve në fillim të verës.

Por Laschet u pa duke qeshur pas Presidentit Frank-Walter Steinmeier ndërsa ai bëri homazhe për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në korrik, një imazh që do të ndryshonte në mënyrë drastike mbështetjen për të dhe partinë e tij./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

CIA krijon grup pune për Kinën, mes kërcënimesh në rritje

Publikuar

-

Nga

CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë për Kinën, në kuadrin e përpjekjeve më të gjera të qeverisë amerikane për t’iu kundërvënë ndikimit të Pekinit.

Grupi i punës do të jetë një nga rreth dymbëdhjetë qendrat me mision të caktuar që menaxhon CIA dhe që do të zhvillojë takime të përjavshme në nivel drejtues për të orientuar strategjinë e agjencisë ndaj Kinës. CIA gjithashtu njoftoi se do të shtojë përpjekjet për të punësuar më shumë folës të gjuhës kineze, si dhe do të krijojë një tjetër qendër që do të përqëndrohet tek teknologjitë e reja dhe çështjet globale, si ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka denoncuar atë që e shikon si agresion kinez për një sërë çështjesh të sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa po kërkon të arrijë dakortësi për çështje si ndryshimet klimatike dhe armatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Zyrtarët më të lartë të administratës kanë sinjalizuar herë pas here për një zhvendosje të burimeve drejt një konkurence me Kinën, ndërsa do të ruajnë fokusin ndaj terrorizmit.

Kina përbën një sfidë veçanërisht të vështirë për komunitetin amerikan të zbulimit për shkak të izolimit të udhëheqjes së Partisë Komuniste, përmasave të ushtrisë së saj dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara që mund t’i kundërvihen operacioneve të zbulimit. Në një deklaratë të enjten, Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, e quan qeverinë kineze “kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik me të cilin përballemi në shekullin e 21-të”.

“Përgjatë gjithë historisë tonë, CIA është treguar e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që janë shfaqur”, thotë zoti Burns. “Dhe tashmë në përballjen me testin më të vështirë gjeopolitik në një epokë të re rivaliteti të fuqive të mëdha, CIA do të jetë në ballë të këtyre përpjekjeve”.

 

Në kuadrin e një riorganizimi, CIA do të shkrijë qendrat e përqëndruara tek Irani dhe Koreja e Veriut me grupet ekzistuese të punës që mbulojnë rajonin përkatës për secilin vend. Të dyja këto qendra me mision të caktuar për këto dy vende u krijuan gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump.

CIA do të përpiqet gjithashtu të trajtojë aspektin e vonesave në punësimet e reja, për shkak të procesit shpesh të zgjatur të kontrollit të historikut të kandidatëve dhe dhënien e çertifikatave të sigurisë, me synimin për të zvogëluar periudhën e duhur në një mesatare prej gjashtë muajsh.

Gjithashtu, agjensia do të emërojë për herë të parë një zyrtar drejtues për teknologjinë, në kuadrin e një përpjekjeje më të gjerë për të zbatuar metoda të avancuara kompjuterike.

Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin se nuk ka bashkëpunuar në kuadrin e përpjekjeve për të kuptuar origjinën e COVID-19ës, si dhe se ka ndihmuar hakerët që sulmojnë infrastrukturën jetësore të Shteteve të Bashkuara. Nga ana e saj, Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po fajëson në mënyrë të gabuar Pekinin, dhe ka vënë në dukje dështime të mëparshme të zbulimit apo kolapsin e qeverisë në Afganistan, e cila gëzonte mbështetjen amerikane.

LEXO EDHE:  EDITORIAL/ JO, Largimi i gjermanëve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

LEXO EDHE:  Sulmi në Gjermani/ Dëshmitari: Autori thirri Allahu Akbar dhe qëlloi mbi fëmijët



Dy vendet përfaqësojnë gjithashtu dy ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe dy fuqitë më të rëndësishme ushtarake dhe politike. Marrëdhënia është tensionuar për shkak të fluturimeve të avionëve ushtarakë kinezë pranë ishullit të vetëqeverisur Tajvan, i cili ka gëzuar prej kohësh mbështetjen amerikane dhe të cilin Pekini e konsideron si pjesë të territorit të tij. Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se Presidenti Biden dhe ai kinez Xi Jinping pritet të zhvillojnë një takim virtual deri në fund të këtij viti.

Zhvendosja amerikane drejt një konkurrence të llojit mes “fuqive të mëdha” vjen pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ndërsa ushtria amerikane ishte duke përfunduar tërheqjen e saj nga Afganistani. Tërheqja rezultoi me humbje të burimeve të rëndësishme të zbulimit në Afganistan.

Zyrtarët e zbulimit kanë vlerësuar se al-Kaida vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me talebanët dhe se mund të rifitojë kapacitetet për të goditur Shtetet e Bashkuara, ndoshta edhe brenda një ose dy viteve.

Senatori demokrat Mark Ëarner, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Senatit, shprehu në një deklaratë gatishmërinë për të bashkëpunuar me CIA-n “për t’u siguruar që ndryshimet organizative t’u përgjigjen sfidave me të cilat përballemi”.

“Mjedisi i kërcënimeve strategjike ka vazhduar të ndryshojë, dhe komuniteti i zbulimit duhet të përshtatet për të përballuar mjedisin e ri”, tha Senatori Ëarner.

Senatori republikan Marco Rubio, i cili kryeson republikanët në këtë komision, mirëpriti njoftimin për krijimin e grupit të ri të punës për Kinën.

“Kërcënimi nga Partia Komuniste Kineze është i vërtetë dhe në rritje”, tha Senatori Rubio në një deklaratë. “Çdo pjesë e qeverisë tonë duhet të reflektojë këtë konkurencë mes dy fuqive në mesazh, strukturë dhe veprimtari”.

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se i ka bërë thirrje prej vitesh CIA-s të “riorientojë prioritetet dhe burimet e saj” drejt konkurentëve globalë si Kina. Ai e lavdëroi krijimin e grupit të punës për Kinën si një hap pozitiv.

“Me modelin autokratik që po përpiqet ta eksportojë në mënyrë agresive dhe me kapacitetin teknologjik që po avancon me shpejtësi, Kina përfaqëson një sfidë domethënëse për Shtetet e Bashkuara dhe për të ardhmen e vlerave demokratike”, tha Ligjvënësi Schiff në një deklaratë./VOA

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë e shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

Sipas Komitetit, dy gazetarët kanë pasur kurajon që të luftojnë për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

                                                       Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi“, tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrisin zërin për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme“, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Përkrahësja e Shtetit Islamik kthehet në Gjermani

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Gjermanët në mes të qetësisë dhe frikës



Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që “bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve”.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu nda Programit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më i lartë në 10 vjet

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka deklaruar rritjen e çmimeve në të gjithë botën gjatë muajit shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar.

Sipas FAO-s shkak janë bërë kushtet e furnizimit dhe rritja  e kërkesës për produktet kryesore, grurin dhe vajin.

Në raport me një vit më parë, FAO raporton se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit është rritur me 32.8%.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”, ka deklaruar ekonomisti i lartë i FAO -s, Abdolreza Abbassian.



Sipas FAO-s çmimet e drithërave u rritën me 2% krahasuar me muajin gusht, ndërsa çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare janë rritur deri në 41% krahasuar me një vit më parë. Sa i takon çmimit të misrit ai është rritur me 0.3%.

LEXO EDHE:  EDITORIAL/ JO, Largimi i gjermanëve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

LEXO EDHE:  Arrestimi në Francë e Gjermani/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e dy ish-truprojave të Tahirit

Gjithashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

Ndërsa çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor.

Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE