Connect with Us

FOTO/ “Mbërriti mbreti shqiptar”, Florian Marku zbarkon në stadiumin e Totenhemit pak orë para duelit

Sport

FOTO/ “Mbërriti mbreti shqiptar”, Florian Marku zbarkon në stadiumin e Totenhemit pak orë para duelit

Publikuar

-

Dita e sotme është e veçantë për shqiptarët pasi Florian Marku ka mundësinë e artë të fitojë titull botëror në boks me flamurin kuqezi mbi shpatulla.

Marku do të ndeshet me boksierin ukrainas Maksim Prodan i cili mban aktualisht titullin e IBF në peshat e mesme. Boksieri shqiptar ka mbërritur në arenën ku do të mbahet eventi pak orë para duelit duke ndezur rrjetet sociale me disa foto nga çasti i zbarkimit në stadiumin e Totenhemit.

“Mbreti shqiptar ka arritur”, shkruan në Instagram “Matchroomboxing”, faqe e dedikuar vetëm boksit. Postimi ka marrë qindra komente, duke treguar dhe mbështetjen e madhe që do të ketë Florian Marku mbrëmjen e sotme.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

UEFA cakton një arbitër të rëndësishëm për ndeshjen Hungari-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

UEFA e ka marrë shumë seriozisht dhe e ka vlerësuar së tepërmi përballjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Kjo përballje do të përcaktojë jo pak sa i përket vendit të dytë në kualifikueset e Botërorit. Për këtë arsye UEFA ka caktuar një arbitër që gjykon në nivelet më të larta.



Bëhet fjalë për spanjollin 45-vjeçar, Carlos Del Cerro Grande. Ky i fundit vendos drejtësi në La Liga, ndërsa së fundmi kishte detyrën e vështirë për të gjykuar super sfidën mes PSG dhe Manchester City në “Champions League”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tifozët kuqezinj përgatisin surprizën e papritur për Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të përballet në ndeshjen e parë me Hungarinë dhe më pas do të masi forcat me Poloninë. Kuqezinjtë do të jenë ende në lojë matematikisht për ëndrrën e Botërorit, pavarësisht rezultatit në tokën hungareze. Dëshira e shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror përkëthehet në lënien jashtë të ylli botëror, Robert Lewandowski, që do të mbetej pa kompeticionin më të rëndësishëm.



Për të mbërritur në këtë pikë tifozët janë bashkuar si kurrë më parë. Shumë grupime tifozësh nga të gjitha trevat janë bashkuar në një të vetëm, TKZ. Kështu zëri do të oshëtijë dhe do të bashkohet në një të vetëm. Por kjo nuk është ndeshje normale dhe as tifozët nuk do të jenë “normal”. Një surprizë e madhe po përgatitet nga TKZ për t’u shpalosur para ndeshjes që do të emocionojë edhe lojtarët.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Publikuar

-

Nga

Nuk ka paqe mes Xhanluixhi Donarumës dhe tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë nuk ia kanë falur transferimin në Paris në merkaton e verës numrit 21 të portës së Italisë dhe kanë shfrytëzuar rikthimin e tij në Milano, me fanellën “Axurre”, për të shfryrë ndaj tij. As lutjet e vetë portierit dy ditë përpara sfidës nuk kanë pasur efekt. Banderola ofenduese, pankarta kundër tij dhe simfoni vërshëllimash janë adresuar pa limite ndaj Xhixhos.

Sinjalet ishin dhënë që në vigjilje të ndeshjes, kur tifozët e Milanit patën vendosur një banderolë gjigande përpara hotelit ku qëndronte kombëtarja italiane me mbishkrimin: “Nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Milano. Donaruma, burrë m..”. Xhixho në fakt ishte munduar të qetësonte situatën, teksa në një intervistë para ndeshjes nënvizonte se do të ndihej i zhgënjyer nëse do ta ofendonin në Milano. Apeli i tij nuk ia ka vlejtur aspak, pasi kontestimet ndaj tij janë transferuar në “San Siro”. Në një nga hyrjet e stadiumit të Milanos, mediat kanë fokusuar një tjetër pankartë kundër Xhixhos.



“Mysafir i padëshiruar”. Por çfarë është më e keqja, figura e tij u poshtërua jo vetëm gjatë 90 minutave, në çdo moment që ai prekte topin, por vërshëllimat dhe ofendimet nisën që në momentin që tabela elektronike nxori pamjen e tij, por edhe gjatë nxehmjes koret ishin të pafundme. E gjithë kjo ndikoi psikolgjikisht edhe gjatë lojës, ku në një moment ai pa një top të lehtë t’i rrëshqiste nga duart, teksa shtylla dhe më pas spastrimi i Bonuçit e shpëtuan nga një gol flagrant.

LEXO TE PLOTE