Connect with Us

Formacionet zyrtare, Specia-Milan/ Manaj sërish në stol, Pioli aktivizon titullar… Maldinin

Seria A

Formacionet zyrtare, Specia-Milan/ Manaj sërish në stol, Pioli aktivizon titullar… Maldinin

Publikuar

-

Do të startojë në orën 15:00, sfida mes Specias dhe Milanit, e vlefshme për Serinë A. Hera e tretë në kampionat që Milani dhe Specia janë përballë.

Në kampionatin e kaluar, në fazën e parë fituan kuqezinjtë, të cilët kishin fituar gjithashtu të vetmin precedent që daton në janar të 2014-ës në 1/8-at e Kupës së Italisë. – Specia krenohet me një fitore kundër “Djallit” e cila erdhi pikërisht n në janar të këtij viti në shifrat 2-0. Milani ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit kundër skuadrave të sapongjitura në Serinë A (pikërisht 0-2 kundër Specias, shkurtin e kaluar). Për kuqezinjtë 14 fitore dhe pesë barazime, gjithsej 12 porta të paprekura.

Trajnerët Mota dhe Pioli, kanë bërë publike së fundmi edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Rei Manaj sërish në stol, ndërkohë që Pioli aktivizon nga minuta e parë, Daniele Maldinin.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Specia (4-2-3-1): Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, Bastoni; Bourabia, Sala; Gyasi, Maxhore, Antiste; Nzola.

Milan (4-2-3-1): Menja, Kalulu, Tomori, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Kesie; Selemekers, Maldini, Rebiç, Zhiru.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Po shkëlqen me Empolin dhe kombëtaren, rritet ndjeshëm vlera e kartonit të Nedim Bajramit

Publikuar

-

Nga

Nedim Bajrami është padyshim një lojtarët kyç të ekipit të Empolit, të cilët shpesh herë kanë përfituar nga golat dhe asistet e tij. Pas suksesit vitin e shkuar duke fituar Serinë B, fantazisti shqiptar preku për herë të parë elitën e futbollit italian, ku ka treguar që në javët e para aftësitë e tij.

Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe ftesën e shumë pritur të Kombëtares, ku menjëherë në ndeshjen e parë tregoi sa shumë mund ti japë kuqezinjve në fushë. Forma e tij e mirë së bashku me cilësitë që zotëron e kanë kthyer Bajramin në “xhevahirin” e Empolit.



Kartoni i tij njeh vetëm rritje dhe nga 500 mijë euro që skuadra italiane pagoi dy vite më parë për ta bërë pjesë të organikës, tani mund të përfitojë plot 6 milionë euro nga kartoni i tij. Interesimi për lojtarin shqiptar është i lartë, ku nuk mungojnë pëlqimet nga klube të tjera të Serie A.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zyrtare/ Milani firmos me portierin e njohur

Publikuar

-

Nga

Milani ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me portierin Antonio Mirante.

38-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2022 dhe do të mbajë numrin 83.



Italiani do të jenë në garë me Tatarusanun për vendin e titullarit, pas lëndimit të Mike Maignanit, i që do të mungojë deri në dhjetor.

Mirante gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Crotones, Sienës, Juventusit, Sampdorias, Parmas, Bolonjas dhe Romës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kontratë 5-vjeçare, sulmuesi që bëri lëmsh Interin rinovon me Fiorentinën

Publikuar

-

Nga

Riccardo Sottil ka nënshkruar kontratën e re me Fiorentinës. Sulmuesi 22-vjeccar, i cili shënoi kundër Interit dhe ishte një problem konstant për kampionët e Italisë, e ka pranuar ofertën për rinovim.

Klubi i Serie A ka dalë me deklaratë dhe ka bërë me dije se Sottil ka nënshkruar një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.



Sottil këtë sezon në Serie A ka luajtur në 5 ndeshje, 2 si titullar dhe po konfirmohet si një lojtar i rëndësishëm te Fiorentina, që ka menduar ta “blindojë” që tani me marrëveshjen e re.

LEXO TE PLOTE