LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doganieri i Luli Bashës

25 Shtator 2021, 12:10, Politikë CNA
Doganieri i Luli Bashës

Ditët e fundit, me “re të zeza mbi kokën” e Lulzim Bashës, mbi të ardhmen e tij politike, kanë filluar të nxjerrin në pah të gjithë mbështetësit e tij, doganierë, matrapazë, hajdutë, gjobaxhinj, gazetarë të paguar nga bizneset e familjes dhe shumë instrumente të tjera, të cilat nëpërmjet Lulit, kanë mbushur xhepat e tyre apo i mbushin për shkak të korrupsionit dhe përfitimeve personale të Lulzim Bashës.

CNA.al do të sjellë ditë pas dite nga një profil për njerëzit kryesorë që mbështesin sot Lulzim Bashën, ata që janë në krah të tij, jo për faktin se qëndrojnë aty sepse Luli ndëshkoi Sali Berishën. Kjo nuk ka aspak rëndësi.

Por, për faktin se janë aty në mbrojtje të korrupsionit politik, në mbrojtje të ortakërisë së Lulzim Bashës me Edi Ramën, në mbrojtje të miliona eurove që vijnë nga tradhëtitë, që fillojnë me Rrugën e Kombit, shkojnë tek ligji i Arsimit të Lartë, tek çadra, tek Unaza e re, tek Teatri, e deri në fund tek humbja e zgjedhjeve dhe vulosja e një autokracie me një sjellje diktatori, në vitin 2021.

Isa Sakja është personazhi i parë që po sjellim sot. Një emër jo i panjohur. Ndryshe ai është quajtur ?ushtari i Arben Ahmetajt?. Njeriu që i ka shërbyer zv.kryeministrit të socialistëve në Kavajë në vitin 2015. Atëherë u tha se PD-së iu fal mandate. Iu la hapësirë për ta fituar Kavajën pasi Isa Sakja kishte një marrëveshje me Arben Ahmetajn.

Në fakt ai është një ish-doganier, i cili sot pretendon se është lideri i Kavajës.

Por, qytetarët e njohin mirë pasi ka qënë katër vite kryetar bashkie dhe është njeriu më i dështuar në historinë e atij qyteti. Një pazarxhi që kushdo në Kavajë e tregon lehtësisht sesi është sjellë kur ka drejtuar këtë institucion. Pa folur pastaj për fyerjet e Isa Sakjas, kur ka qënë doganier në Kapshticë apo në Durrës.

Pra, sot Lulzim Basha ka në krah një ish-doganier të mbështetur nga Arben Ahmetaj dhe mikun e zv.kryeministrit të socialistëve.

Korrupsionin politik, pazaret e Lulit me Edi Ramën, milionat e eurove të tenderave dhe bizneseve që përfiton Lulzim Basha, sot i mbron Isa Sakja. Njeriu që në fakt më shumë sesa përfaqësues i Partisë Demokratike është një simbol korrupsioni gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Kavajës, por dhe gjatë kohës që ka qënë doganier.

Isa Sakja shkoi në krye të partisë në Kavajë, dhe sot Kavaja është një nga zonat ku PD-ja, dikur ka qënë bastion i së djathtës, dhe tani është në shumicë Partia Socialiste.

Nga një zonë simbol heroizmi dhe qëndrese, nga kontributi i Isa Sakjes, është kthyer në një nga zonat ku PD-ja në zgjedhjet e fundit nuk mundi dot të fitonte dhe kuptohet një ndikim të madh ka pasur edhe bashkëpunimi me Grida Dumën. Por, dihet tashmë se kush është Grida Duma, që nga historitë e saj, si vrasja e Artan Santos, e deri te G.D-ja e famshme me Salianjin, që bashkë me Saken e kanë kthyer Kavajën në një bastion te socialistëve. Mesa duket miqësia e fortë me Arben Ahmetajn, ka bërë që Sakja të jetë njeriu që i shërben Lulzim Bashës, për ortakërinë e tij me socialistët./CNA.al

Tendera të dyshimtë dhe nën hetim nga Prokuroria/ Isa Sakja kryebashkiaku i pallateve në rërë

Historia Grida Duma-Saimir Tahiri/ Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale

Video Skandali i Salianji-GD/ Dako: Larvës ja tha të gjitha Grida

Padi penale kryebashkiakut demokrat/ Rama hakmerret ndaj Isa Sakjas?

Kolegia e Doktorit

Grida Duma si revolucion politik i Partisë Demokratike

Lajmet e fundit nga