Connect with Us

“Do rikthejmë gjymtimet, janë të domosdoshëm!”/ Paralajmërimi i frikshëm i talebanëve

Bota

“Do rikthejmë gjymtimet, janë të domosdoshëm!”/ Paralajmërimi i frikshëm i talebanëve

Publikuar

-

cna lajm aktualitet, cna lajme bote

Rikthimi i regjimit taleban, ka ngjallur edhe frikën e rikthimit të praktikave që shkaktuan indinjatën e opinionit publik ndërkombëtar para ndërhyrjes amerikane  në Afganistan, në 2003.

Një nga këto janë gjymtimet si pjesë e dënimeve për vepra të ndryshme kriminale, ose që perceptohen si të tilla nga “studentët” radikalë.

Një nga anëtarët më të njohur të tyre ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve ishte i domosdoshëm edhe pse ndoshta me modalitete të tjera.

Afgani, që para ndërhyrjes amerikane kishte postin e ministrit të Drejtësisë si dhe të ministrit për Përndjekjen e Mëkateve, dhe që tani është përgjegjësi për Burgjet, deklaroi se “gjymtimet janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e brendshme në vend”, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003.

LEXO EDHE:  Talibanët u kthyen/ Çfarë do të ndodhë tani?

Ndërkohë, në Kabul dhe në qytetet e tjera kanë filluar masat ndaj disa personave të akuzuar për vjedhje, që shoqërohen në sheshet kryesore të pikturuar me bojë të zezë në fytyrë, dhe me këpucët të futura në gojë. “Asnjë vend nuk duhet të na tregojë se si duhet të jenë ligjet tona”, shtoi Turabi, i cili përfaqëson pjesën më ekstremiste të talebanëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Bill Clinton shtrohet në spital/ Ish presidenti nën kontrollin e mjekëve

Publikuar

-

Nga

cna lajm bota

Zëdhënësi i Bill Clinton ka njoftuar se ish presidentit amerikan,75 vjeç është shtruar në një spital në Kaliforni të martën duke theksuar se COVID19 nuk është arsyeja.

CNN raporton, se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si “sepsë” të shkaktuar nga infeksioni i traktit urinar.

LEXO EDHE:  Talebanët i japin fund rezistencës së vetme/ Pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

LEXO EDHE:  Kush janë talebanët, si financohen dhe kush i mbështet ata?



Ndër të tjera zëdhenësi i tij është shprehur se gjëndja e tij është stabilizuar duke falenderuar të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për ish-presidentin.

“Ai është stabël. Jemi falënderues për mjekët, infermierët dhe stafin që i japin atij kujdes të shkëlqyeshëm”, është shprehur zëdhënësi i ish presidentit Clinton./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vendimi i çuditshëm/ Nëse vaksinohesh, merr kupon falas për ta shpenzuar në shtëpi publike

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë aspak të zakonshme për të nxitur fushatën e vaksinimit.

Shtëpia publike “Funpalast” do të japë një kupon prej 30 eurosh për t’u përdorur me prostitutat për çdo të sapovaksinuar.

Përveç nxitjes për vaksinim, pronari i restorantit shpreson të rifitojë në këtë mënyrë, një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.



Cristoph Lielacher, pronar i “Funpalast” e quajti nismën “Nata e gjatë e vaksinës”. Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t’u vaksinuar. Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt, i cili ndodhet pranë restorantit.

LEXO EDHE:  BE për qëndrim pragmatik ndaj talebanëve

LEXO EDHE:  Britania kërkon mosnjohjen e talebanëve si qeveri e Afganistanit

Nisma synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës “Funpalast”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bllokohen mijëra euro në portin e Brindisit/ Destinacioni ishte Durrësi

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Pasditen e sotme policia italiane ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara në portin e Brindisit.

Ato u zbuluan nga personeli i Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane, shuma e parave ishte fshehur në shkallët e autobusit të linjës me Shqipërinë.



Autobuzi ishte nisur drejt qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa ende nuk bëhet me dije emri i shoferit, i cili u ndalua gjatë kontrollit të policisë italiane./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE