Connect with Us

Ditë e madhe për Florian Markun, boksieri kuqezi në kërkim të titullit të parë në karrierë

Sport

Ditë e madhe për Florian Markun, boksieri kuqezi në kërkim të titullit të parë në karrierë

Publikuar

-

Florian Marku do të përballet ditën e sotme ndaj Maxim Prodan. Bokseri kuqezi do të zbresë në arenën e madhe të stadiumit të Tottenham në Londër me duelin që do të startojë në orën 20:00 me orën tonë lokale

Marku dhe Prodan do të përballen për titullin e kampionit në IBF International për peshat e mesme dhe nëse triumfon, bokseri shqiptar do të fitojë titullin e parë në karrierën e tij si boksier.

Para dueli që të dy boksierët kanë patur tension mes tyre dhe një e tillë ka ndodhur në konfercën për shtyp, por edhe gjatë matjeve zyrtare. Tashmë do të jetë ringu që do të tregojë se cili do të dalë fitimtar nga ky duel, ndërsa Florian Marku është i bindur që nuk do ta lërë t’i shpëtojë nga duart ky shans i artë.

“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di sa kam punuar për këto ditë, nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua në Boks”, ishte postimi i Florian Markut ditën e djeshme, ndërsa sot është dita e madhe për të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Tifozët kuqezinj përgatisin surprizën e papritur për Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të përballet në ndeshjen e parë me Hungarinë dhe më pas do të masi forcat me Poloninë. Kuqezinjtë do të jenë ende në lojë matematikisht për ëndrrën e Botërorit, pavarësisht rezultatit në tokën hungareze. Dëshira e shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror përkëthehet në lënien jashtë të ylli botëror, Robert Lewandowski, që do të mbetej pa kompeticionin më të rëndësishëm.



Për të mbërritur në këtë pikë tifozët janë bashkuar si kurrë më parë. Shumë grupime tifozësh nga të gjitha trevat janë bashkuar në një të vetëm, TKZ. Kështu zëri do të oshëtijë dhe do të bashkohet në një të vetëm. Por kjo nuk është ndeshje normale dhe as tifozët nuk do të jenë “normal”. Një surprizë e madhe po përgatitet nga TKZ për t’u shpalosur para ndeshjes që do të emocionojë edhe lojtarët.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Publikuar

-

Nga

Nuk ka paqe mes Xhanluixhi Donarumës dhe tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë nuk ia kanë falur transferimin në Paris në merkaton e verës numrit 21 të portës së Italisë dhe kanë shfrytëzuar rikthimin e tij në Milano, me fanellën “Axurre”, për të shfryrë ndaj tij. As lutjet e vetë portierit dy ditë përpara sfidës nuk kanë pasur efekt. Banderola ofenduese, pankarta kundër tij dhe simfoni vërshëllimash janë adresuar pa limite ndaj Xhixhos.

Sinjalet ishin dhënë që në vigjilje të ndeshjes, kur tifozët e Milanit patën vendosur një banderolë gjigande përpara hotelit ku qëndronte kombëtarja italiane me mbishkrimin: “Nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Milano. Donaruma, burrë m..”. Xhixho në fakt ishte munduar të qetësonte situatën, teksa në një intervistë para ndeshjes nënvizonte se do të ndihej i zhgënjyer nëse do ta ofendonin në Milano. Apeli i tij nuk ia ka vlejtur aspak, pasi kontestimet ndaj tij janë transferuar në “San Siro”. Në një nga hyrjet e stadiumit të Milanos, mediat kanë fokusuar një tjetër pankartë kundër Xhixhos.



“Mysafir i padëshiruar”. Por çfarë është më e keqja, figura e tij u poshtërua jo vetëm gjatë 90 minutave, në çdo moment që ai prekte topin, por vërshëllimat dhe ofendimet nisën që në momentin që tabela elektronike nxori pamjen e tij, por edhe gjatë nxehmjes koret ishin të pafundme. E gjithë kjo ndikoi psikolgjikisht edhe gjatë lojës, ku në një moment ai pa një top të lehtë t’i rrëshqiste nga duart, teksa shtylla dhe më pas spastrimi i Bonuçit e shpëtuan nga një gol flagrant.

LEXO TE PLOTE

Sport

Cikalleshi: Nëse triumfojmë ndeshjen e parë, kundër Polonisë ia dalim me ndihmën e tifozëve

Publikuar

-

Nga

Dy ditë nga ndeshja deçizive ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena”, të shtunën në orën 20:45, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, përpara mediave në konferencën për shtyp është shfaqur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi i cili folur dhe analizuar këtë takim të rëndësishëm:

Vend në formacionin ndaj Hungarisë – Fillimisht dua të uroj presidentin Duka ditëlindjen. Përveç shëndetit dhe mbarësisë në familje, uroj që të gjithë së bashku të arrijmë të kualifikohemi për Botëror. Ndihem mirë në momentin që vazhdoj të kontribuoj për ekipin kombëtar përgjatë gjithë këtyre viteve. Gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën dhe të jap maksimumin tim. Shpresoj që edhe në vazhdim, në momentin që trajneri e shikon të arsyeshme dhe në momentin që unë mund ta ndihmoj ekipin në arritjen e rezultateve, duke u nisur nga këto dy ndeshje, uroj që të kem sa më shumë minuta dhe të arrij të shënoj pasi kam pasur një vazhdimësi të mirë dhe ta mbaj sa më gjatë.

Grupi – Duke iu referuar sulmit, në momentin që sulmuesit shënojnë është diçka pozitive, por nuk duhet të fokusohemi vetëm te sulmi. Ekipi duhet të funksionojë si një ekip i tërë, si një grup. Të gjithë lojtarët në klubet e tyre po marrin minuta dhe kjo besoj se është më e rëndësishme. Uroj që të vazhdojmë të jemi grup, siç kemi treguar kohët e fundit. Kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi bërë edhe rezultate. Janë dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne. Na tregojnë se mund të qëndrojmë brenda objektivit deri në fund apo mund të mendojmë diçka tjetër. Duke qenë se jemi përpara këtyre ndeshjeve që janë shumë të rëndësishme, ne jemi të fokusuar në arritjen e dy rezultateve pozitive që mund të na dërgojnë në Botëror.



Marrëdhënia me Çekicin në klub – Te Koniaspor kemi një partneritet shumë të mirë, Çekici ka ardhur dhe ka bërë një kampionat shumë të mirë, duke shënuar edhe gola të mrekullueshëm. Është një lojtar mjaft cilësor që besoj se do t’i shërbejë shumë Kombëtares. Ne jemi një grup prej 23 lojtarësh, që jemi të gatshëm dhe duke pasur dhe një trajner me eksperiencë që i shikon shumë mirë me detaje, gjërat që ne na duhen në fushën e lojës, jam i sigurtë se secili prej nesh është i fokusuar për të dhënë maksimumin në fushën e blertë.

Vetëm për fitore në Hungari – Kur shkojmë në transfertë, nuk është e thënë se shkojmë vetëm për 3 pikë, sepse futboll është dhe të gjitha rezultatet janë të mundshme. Por duke parë momentin dhe formën e lojtarëve tanë, mendoj dhe më vjen mirë që ne mendojmë të shkojmë në Hungari për ta fituar ndeshjen dhe jam i bindur që do shkojmë atje për të arritur atë çka duam. Unë mundohem që të flas më shumë në fushë dhe besoj se si unë, edhe ekipi, të gjithë bashkë do të dëshiroja ta tregonim në fushë.

Gol ndaj Hungarisë apo Polonisë – Duke pasur Hungarinë pas dy ndeshjesh, do të dëshiroja një gol ndaj Hungarisë, pasi me fitoren ndaj Hungarisë, me ndihmën e tifozëve që do të jenë në Air Albania dhe duke qenë të gjithë bashkë me zjarrin e fitores ndaj Hungarisë, besoj se Poloninë dhe Levandovskin do ta mundim.

LEXO TE PLOTE