LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashën e tradhëton edhe "eksperti" gjerman

25 Shtator 2021, 19:44, Politikë CNA
Bashën e tradhëton edhe "eksperti" gjerman

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas braktisjes nga demokratët, duket se është tradhëtuar dhe nga eksperti i CDU-së gjermane, Martin Henze, të cilin Luli jo shumë kohë më parë e ?shiste? para publikut nëpërmjet mediave pranë tij, si këshilltar të Merkel.

Në një intervistë për gazetën ?Shekulli?, Henze artikulon nevojën për një lidership të ri të Partisë Demokratike, mosbesueshmërinë e Bashës dhe problemet që vijnë nga ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar si dhe përjashtimin e Berishës.

Siper Henze, Lulzim Basha është kthyer në një person plotësues të Edi Ramës.

” Unë e kam njohur Bashën për një kohë shumë të gjatë, e kam respektuar shumë dhe për këtë arsye veprimi i tij nuk është vetëm irritues, por shumë zhgënjyes për mua. Ai mund të ketë idenë si drejtues që kolegu i tij i partisë nuk duhet të jetë më anëtar i grupit parlamentar, vetëm këtë mendim ai duhet ta sjellë në procesin e formimit të opinionit demokratik të grupit parlamentar të PD dhe partisë, gjithashtu ai duhet të respektojë ligjin, ai nuk është autokrati i PD -së. Ka zëra në Shqipëri që ai nuk ka marrë rrugën e duhur ligjërisht, pra votimin në grupin parlamentar, në mënyrë që ai të mos pësojë disfatë. Unë nuk mund ta gjykoj atë përfundimisht. Por nuk mund të përjashtohet. 

Ai duket se është këshilluar shumë keq dhe gjithashtu mund të jetë vënë nën presion faktik dhe emocional nga thirrja e ambasadores amerikane për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar, që ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 

Si përfundim, mund të kem gabuar për Bashën si person dhe demokrat, mendova se ai ishte një demokrat i drejtë shqiptar dhe evropian dhe jo një plotësues i personit Rama, të cilin ai e ka kritikuar gjithmonë masivisht, të gjitha shumë të pakuptueshme. Ekziston edhe një temë tjetër.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga