Connect with Us

Yuri Kim takim “kokë më kokë” me Bashën/ Zbardh bisedën me zyrtarë të DASH dhe Shtëpinë e Bardhë

Politikë

Yuri Kim takim “kokë më kokë” me Bashën/ Zbardh bisedën me zyrtarë të DASH dhe Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

cna lajme politike

Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Bashën, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar për mediat se sapo u kthye në Shqipëri, mendoi të ndajë me PD, informacionet e marra nga Washingtoni.

Kim ka thënë se PD ndodhet në situatë të vështirë, megjithëse ka uruar që PD të dalë më e fortë dhe më e bashkuar.

Përsa i përket korrupsionit, ambasadorja tha se do të sulmohet pavarësisht partisë.

“Sapo jam kthyer nga Washingtoni, ku pata mundësinë të takoja zyrtarë nga departamenti në Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësinë që t’u jap shefave dhe kolegëve të mi informacion për situatën në Shqipëri.

Mendova që sapo të vija, të shkoja në PD, të ndaja atë që kam mësuar nga Washingtoni. Ndava me Bashën atë që mbetet i angazhuar për të punuar me PD. SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty, kur PD hyri në pushtet për herë të parë. Shpresojmë të punojmë së bashku. Demokracia përkufizohet nga parti opozitare e fortë.

Jemi gjithashtu të vetëdijshëm se PD ndodhet në pozitë të vështirë, por shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dua të them edhe se përsa i përket Washington-it jemi serizozë kundër korrupsionit, dhe jemi të gatshëm ta sulmojmë atë, pavarësisht partisë”, shprehet Kim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk synon të vërtetën por të bëjë show”/ Nano nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për “dosjen Beketi”.

Sipas Nanos, Basha nuk synon të vërtetën, por është vetëm show.



“Ky shpjegim më duket absurd, pse kërcënohet interesi i Shqipërisë? Procesin unë e quaj të mbyllur. Më duket se maxhoranca po kërkon kohë për një komision parlamentar hetimi. Ashtu s’më duket normale kjo kërkesë e opozitës. Nuk e kuptoj pse opozita nuk e përmendi këtë gjatë fushatës. Këto komisione hetimi mua nuk ma mbushin mendjen, nuk synojnë të vërtetën, por vetëm shown”, tha Nano për MCN Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Noka akuza Bashës/ “Fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është një nga deputetët që ka patur debate të forta me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Noka i ka kërkuar dorëheqjen Bashës, në mënryë që PD të ringrihet.

Në një deklaratë për mediat, i pyetur për shprehjen “llum” që ishte përdorur në mbledhje nga Basha, tha “askush nuk ka guxuar ta quajë llum bazën e PD-së përveçse zoti Basha, askush tjetër”

Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, unë i kërkova që të marrë përgjegjësi. Forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe nëse ai e konsideronte sadopak këtë forcë dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja do të ishte e vetmja zgjidhej për ta bashkuar këtë forcë, për ta mëkëmbur këtë forcë dhe zoti Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati I PD-së dhe i demokratëve në përgjigthësi.



LEXO EDHE:  Basha reagon për banorët e Shkozës/ Krim ndaj jetëve të 150 familjeve

LEXO EDHE:  Çfarë e lidh Bashën me një majtist si Albin Kurti?/ Duma: Luli është personalitet

Kjo gjë në një forcë demokratike kurrë nuk mund të mendohej dhe të imagjinohej se do të ndodhte. Pra, mbrëmë mbi fatin e PD dhe të demokratëve, z. Basha konfirmoi fatin e karriges së tij dhe u vendos i lidhur pas asaj karrigeje.

“Foltorja” është zgjidhja, “Foltorja” është alternativa, “Foltorja” e Sali Berishës është i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar dhe për ta shpëtuar nga rrokullima ku z. Basha po e çon PD-në.

Të jeni të sigurt se procesi i firmave po ecën shkëlqyer. Edhe deputetët, të gjithë që kanë zbritur në bazë e konstatojnë këtë që baza e PD është qartësisht për një parti të bashkuar kundër përçarjes që i shkaktoi z. Basha. Foltorja është shpresë dhe firmat po ecin në mënyrë të shkëlqyer, – theksoi Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Quajti ‘llum’ demokratët”/ PD mohon deklaratën: Është përdorur për ato që mbushën xhepat…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit Flamur Noka lidhur me debatet brenda grupit parlamentar.

PD bën me dije se asnjëherë nuk është përdoru fjala “llum” kundrejt anëtarësisë së partisë dhe, por është përdorur për ata cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.

Reagimi i PD-së: Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.  Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit  Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij./CNA.al



LEXO EDHE:  Demokratët të kërkojnë ndjesë/ Kanë dështuar në qeverisjen e qyteteve amerikane

LEXO EDHE:  Çfarë e lidh Bashën me një majtist si Albin Kurti?/ Duma: Luli është personalitet

 

 

LEXO TE PLOTE