Connect with Us

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë/ Plagoset një 65 vjeçar

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë/ Plagoset një 65 vjeçar

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një plagosje me arëm zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëmë në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz të Vogël të Lushnjes, ku  65-vjeçari Faik Veliu është qëlluar me armë zjarri në territorin jashtë banesës së tij.

Për pasojë ai ka mbetur i plagosur, por sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Pranga 30-vjecarit/U denua ne Itali 10 vite burg per grabitje

“Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Korçë, përgjaken rrugët/ Humb jetën 29 vjeçarja

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 29 vjeçare ka  humbur jetën pas një aksidenti fatal ndodhur në Maliq të Korçës.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale Xh.H. 29 vjeç,nga fshati Shqitas, Maliq të Korçës ishte duke udhëtuar në një automjet tip Ford, që drejtohej nga shtetasi K.G. 42 vjeç.

Makina ka dalë nga rruga në segmentin Grunjas-Kakaç, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur e reja 29 vjeçare. Ajo ka humbur jeten rrugës ndërsa po transportohej në spitalin e Tiranës. kur makina



Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu bind urdhërit të policisë/ Plagoset një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë  ka tronditur kryeqytetin grek.

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar nga policia rrugore.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur, është ndaluar fillimisht nga policia në qendër të Athinës.

Policia konstatoi se makina me të cilën udhëtonte i riu, tip Peugeot, rezultoi të ishte e vjedhur.



Në këtë moment shqiptari, ka shtyrë një nga oficerët e policisë dhe ka tentuar të largohej me makinën e tij.

LEXO EDHE:  Pranga 30-vjecarit/U denua ne Itali 10 vite burg per grabitje

LEXO EDHE:  Autoritetet ruse ndalojnë Navanlyn sapo zbret në aeroporti e Moskës

Sipas mediave greke, policia i ka bërë thirrje të ndalojë, dhe kur ai nuk është bindur kanë qëlluar drejt tij 2 herë.

Një nga plumbat e kanë kapur të riun në këmbë duke e plagosur. Shqiptari është ndaluar dhe është dërguar në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fara është blerë në Spanjë”/ Artan Hoxha zbulon plantacionin gjigant të kannabisit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar një plantacion kannabisi që ndodhet në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha zbulon se fara për këtë lloj të kanabissit është blerë në Spanjë.

Gazetari tregoi se ky lloj kannabisi është për tu dërguar jashtë.

Hoxha zbuloi më tej se në këtë zonë është e pamundr të shkohet pasi të dyja anët e rrugës që të çojnë në këtë vend janë të bllokuara.

LEXO EDHE:  Dhunuan dhe kanosën një qytetar/ Policia arreston dy të rinj në Elbasan

LEXO EDHE:  Dyshohet se ngacmoi seksualisht 9-vjeçaren/ Prangoset i moshuari



Është farë që është blerë në Spanjë. Kjo është në Shqipëri, është një plantacion me kannabis, që kap vlerën e 4500 eurove. Ky është një prodhim për tu çuar jashtë.

Është e pamundr të shkosh atje pasi rruga fillon në anë të lumit ku s’ka rrugë dhe mbaron në anën tjetër që nuk ka rrugë përsëri”, ka thënë Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE