Connect with Us

SPAK vë duart në pronat e politikanëve/ Spartak Ngjela: Provat e krimit po merren në Vlorë

Aktualitet

SPAK vë duart në pronat e politikanëve/ Spartak Ngjela: Provat e krimit po merren në Vlorë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar, aksionin e SPAK, në Kadastrëne  Vlorës.

Sipas tij, me këtë aksion do të goditen politikanë, ish kryeministra, dhe ministra.

Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në kadastrën e Vlorës.

Kjo po më jep idenë pozitive të karakterit profesional kundër korrupsionit.

Të korruptuarit e lartë: kryeministra dhe ministra, atje i kanë provat e krimit. Dhe atje duhej të fillonte çmontimi hetimor i krimit shtetëror tridhjet- vjeçar”, shkruan Ngjela në rrjete sociale.

Sipas të njëjti, këta banditë, kanë tjetërsuar atje mijëra hektarë, që nga Vlora e deri në Sarandë, dhe, në fshehje, kanë implikuar dhjetëra të tjerë si pronarë të rinj tokash, me të cilët janë të lidhur kriminamisht.

LEXO EDHE:  Ngjela rrëfen fëmijërinë e tij/ Tregon si u arratis nga kopshti dhe ra në duart e policisë

Të gjithë: berishajt, metajt, ramajt, bashajt, dhe një varg i madh ministrash, atje janë derdhur si të babëzitur dhe me tërbim zhvatës.

Dhe ja, pikërisht atje po duket se po fillon hetimi antikorrupsion, i korrupsionit kryeministror shqiptar, në tridhjet vjet.

Koha duket se po çmomton krimin tridhjet-vjeçar, duke filluar nga Vlora.

Duhet pritur me arsye të vëmendshme”, shkruan më tej Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, brenda pak javësh do të japë dorëheqjen.

E ftuar në Fax News, Harxhi ka theksuar se, lëvizja e “uraganit” Berisha do ta detyrojë Bashën të largohet dhe do të kthejë shpresën te qytetarët.



“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, ka deklaruar Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të shpëtojë PD, duke u larguar

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “Foltorja” e krijuar vetëm 3 javë më parë nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ia ka arritur qëllimit të saj.

I ftuar në Syri TV, Manjani ka theksuar se lëvizja e Berishës, po rikthen institucionin e shenjtë të votës.

Ai ka nënvizuar se lëvizja po shkon drejt synimit të saj, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e cila tashmë është në kolaps.



“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar.

“Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa. 

Hapi i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e Lulzim Bashës, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Seria e vrasjeve në Elbasan, krime ‘pa autorë’ për pazare droge

Publikuar

-

Nga

Elbasani prej vitesh është kthyer në një prej qyteteve ku përplasja mes grupeve kriminale ka shkaktuar dhjetëra viktima. Vetëm në 5 vitet e fundit në këtë qytet janë bere 7 atentate mafioze pa autor ku shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e vjetra për prishjen e pazareve të drogës.

Vrasja e Lulzim Bitirit dhe Ardian Çollakut riktheu dhe njëherë në vëmendje përplasjet mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Ekzekutimi i dyfishtë mbrëmjen e 4 tetorit për hetuesit shihet si vazhdim i sagës së hakmarrjeve mes grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet.  Shkak është bërë prishja e pazareve të drogës. E megjithatë, identifikimi i autorëve duket një mision i vështirë.

Vetëm në 5 vitet e fundit, 7 atentate me 10 viktima janë ende pa autor, ngjarje këto që kanë rënduar akoma më shumë situatën kriminale në Elbasan.

Mes vrasjeve pa autor është dhe ajo e 3 shkurtit të 2016, e konsideruar si masakra e Elbasanit, ku humbën jetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli, Eno Bedalli si dhe u plagosën 9 të tjerë.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Arrestohet një 48-vjeçare për shfrytëzim prostitucioni

LEXO EDHE:  Kultivonte lëndë narkotike në Vlorë/Arrestohet 26-vjeçari



Por, përplasja mes grupeve kriminale në këtë qytet nuk ka përfshirë vetëm anëtarët e tyre, por dhe personat e konsideruar si të afërt me ta. Mes tyre është vrasja e 22 marsit të 2019 e Ravik Gurrës, avokat i fisit Çapja, të konsideruar si një prej grupeve më me influencë në këtë qytet.

Saga e hakmarrjes mes bandave në qytetin e Elbasanit është e njohur për autoritetet, ndërsa qytetarët ndjehen gjithnjë e më të pasigurt për jetën.

Më herët për përplasjet e bandave emisioni “Unpublished” në Euronews Albania i ka kushtuar dy puntata zanafillës së konfliktit mes grupeve si dhe elementëve kriminalë që janë ende aktiv./euronews

LEXO TE PLOTE