LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu gati për Egnatian, Memellit i rikthehet kapiteni

24 Shtator 2021, 08:15, Sport CNA
Skënderbeu gati për Egnatian, Memellit i rikthehet kapiteni

Skënderbeu do të luajë ditën e hënë sfidën e radhës në kampionat, teksa do të udhëtojë në transfertën e Egnatias ku do përballet me debutuesit në Superiore për sfidën e javës së tretë.

Një lajm i mirë është rikthimi i kapitenit Zguro, i cili shleu dënimin dhe do jetë në dispozicion të trajnerit Memelli për këtë sfidë delikate, ku fitorja shihet si kusht nga bardhekuqtë.

Sa i përket formacionit, Rexhepi është i padiskutueshëm në portë, ndërsa në qendër do rreshtohet treshja e përhershme, Vitija, Sadriu, Bajrami.

Meksi dhe Zguro nga krahët, ndërsa mesfusha pritet të formohet nga Mara, Viktor dhe Vangjeli. Dyshja e sulmit edhe kësaj here pritet të jetë Mensah-Berisha.

Sfida do të luhet në orën 13:45/ CNA.al

Lajmet e fundit nga