Connect with Us

Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër/ Prangosen tetë persona

Kronika

Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër/ Prangosen tetë persona

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

Policia e Shkodrës ka shkatërruar një grup kriminal, të shpërndarjes së drogës, duke vënë në pranga tetë persona.

Gjithashtu mësohet se është shpallur në kërkim një infermier i spitalit rajonal të Shkodrës.

Burimet bëjnë të ditur se është zbuluar edhe një skemë e përdorur nga ky grup ku dy prej anëtarëve Arjan Cerjani dhe infermieri Redi Idrizi, shkëmbenin medikamente dhe të tjerët ua shisnin pacientëve që ishin në terapi nga lëndët narkotike.

Të arrestuarit janë Arjan Cerjani, Enkeledia Cerjani, Leart Cerjani, Luis Cerjani, Emiljan Hajdaraj, Gjergj Pllumbi, Indrit Ishmakej, Valentin Plenishta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna 2021”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Sektori për Narkotikët, Forca Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë operacionit goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës.

Vihen në pranga 8 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen arsenal armësh (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar ”Buna 2021”.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, gjatë operacionit bënë ekzekutimin e 6 vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, konkretisht:

A.C., 49 vjeç, E. C., 40 vjeçe, L. C., 19 vjeç, L. C., 21 vjeç, E. H., 44 vjeç dhe Gj. P., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi R. I., 35 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis shtetasve R. I. dhe A. C. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, një automjet e sende të tjera.

Operacioni ka vijuar në unazën lindore të qytetit të Shkodrës. Bazuar dhe në informacionet e marra gjatë zhvillimit të operacionit, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.I., 26 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve dhe në banesën e shtetasit I. I., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Fier/ Humb jetën i moshuari, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një 72 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se i moshuari me inicialet B.L është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën në vend.



Ai ka rënë në mjediset e parkimit të pallatit dhe më pas është transportuar në spital. Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç.” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

LEXO EDHE:  Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

Ne vendin e ngjarjes policia dhe ambulanca, ndërsa nuk ndihen shkaqet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot konfiskimin e 3.4 milionë eurove, të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas SPAK, vlerat monetare janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.



Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

LEXO EDHE:  Grabitja në Qafë-Kashar/ Ndalohet një person

LEXO EDHE:  Grabitja në Qafë-Kashar/ Ndalohet një person

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK prangos avokatin/ I zhvati një klienti 12 000 euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

LEXO EDHE:  Ngjarja në Elbasan/ U qëllua nga burri me armë zjarri, ndërron jetë gruaja

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur:



Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh.

LEXO TE PLOTE