Connect with Us

Realizoi 2 supergola, Çekiçi zgjidhet në formacionin e javës përkrah Balotelit

Kombëtare

Realizoi 2 supergola, Çekiçi zgjidhet në formacionin e javës përkrah Balotelit

Publikuar

-

Mesfushori i Kombëtares, Endri Çekiçi, i magjepsi të gjithë ditën e djeshme, teksa realizoi 2 supergola në përballjen Koniaspor-Trabzonspor, që përfundoi në barazim 2-2.

Talenti pogradecar është duke kaluar një moment të shkëlqyer te skuadra e tij, duke u shndërruar në një lider së bashku me Sokol Cikalleshin. 24-vjeçari është përzgjedhur dhe në formacionin e javës, teksa përkrah tij qëndron edhe një emër i madh i futbollit italian, si Mario Baloteli, i realizoi gol si dhe asistoi në ndeshje e Superligës turke ndaj Beshiktashit.

Për sa i përket talentit pogradecar, ai në 6 ndeshje ka arritur të realizojë 3 gola me fanellën e Koniasporit, që renditet në vendin e 6-të me 12 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Beshiktashit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

“Çështje kohë që Reja të vëri bast për të“, në Spanjë shkruajnë për Brojën dhe kuqezinjtë: Futbolli shqiptar është rritur shumë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendje në arenën ndërkombëtare të futbollit. Niveli i kuqezinjve është rritur ndjeshën dhe këtë e kanë vënë re edhe mendiat e huaja. Rasti më i freskët vjen nga Spanja, ku “El Paron“ i kushton një artikull Armando Brojës dhe paraqitjeve të ekipit tonë kombëtar. Media në fjalë vlerëson statistikat e vendosura nga ylli i ri që po lind te Shqipëra, teksa shkruan:

“Duke përjashtuar humbjen kundër Polonisë, Broja shtoi tre ndeshje radhazi duke shënuar, e fundit ishte vendimtare duke shënuar golin e fitores kundër Hungarisë. Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar, por paraqitja e tij jashtë stolit është e pamposhtur. Në shtator ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime në vetëm gjysmë ore në fushë në dy ndeshje, kundër Hungarisë (gjithashtu golin e fitores 1-0) dhe San Marinos. Është çështje kohe para se trajneri Edoardo Reja të vërë bast mbi të që në fillim dhe momenti mund të jetë kundër Anglisë, vendit ku ai luan dhe ku ka lindur Armando“. Më tej media që i dedikohet vetëm Kombëtareve thekson se shkëlqimi i Brojës nuk është i rastësishëm, pasi futbolli shqiptar po njeh rritje vitet e fundit.



“Nuk është rastësi që Broja ka spikatur javët e fundit. Futbolli shqiptar është rritur shumë vitet e fundit. Nga klubet e saj, gjithnjë e më të pranishme në garat evropiane, deri te diaspora e lojtarëve të saj në ligat kryesore europiane. Serie A ka qenë gjithmonë një terren peshkimi për lojtarët e Ballkanit që e bëjnë veten të njohur për elitën. Ky është rasti i mbrojtësit Elseid Hysaj apo portierëve Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Vitet e fundit ata po arrijnë edhe në futbollin spanjoll. Keidi Bare kaloi nëpër moshat e Atlético de Madridit dhe aktualisht është vendosur në Espanyol pasi kaloi nga Málaga. Dhe i fundit ishte Rei Manaj, i cili performoi në një nivel të mirë te Albacete para se të largohej te Barça B dhe më pas te Spezia italiane këtë verë“, shkruan ndër të tjera “El Paron“.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 3 pozicione, Kosova zbret 4 shkallë

Publikuar

-

Nga

Falë fitores në Puskas Arena ndaj Hungarisë me atë supergol të Armando Brojës dhe humbjes minimale ndaj Polonisë në Air Albania, Shqipëria e Edy Rejas ka fituar 3 pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor të publikuar paraditen e kësaj të enjeteje.

Me 1374.33 pikë, 5.6 pikë më shumë se muajin e kaluar kuqezinjtë lënë pas në renditje Slloveninë, El Salvadorin dhe Afrikën e Jugut, ndërsa përpara Shqipërisë qëndrojnë Finlanda, Burkina Faso dhe Islanda që është në rënie të lirë. Ka humbur 4 pozicione ndërkohë Kosova që ka zbritur nga vendi 109 në të 113-in pas disfatave ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë.



Përsa i përket kreut renditja e FIFA-s për muajin tetor kryesohet nga Belgjika, Brazili, Franca e Italia.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja me dhimbje koke, gjysma e titullarëve të kombëtares nuk aktivizohen me ekipet e tyre

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë pothuajse është marrë pushim nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Pas ndeshjeve të tetorit me përfaqësuesen, ata janë kthyer te skuadrat përkatëse, por bie në sy që shumica e lojtarëve janë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe COVID-i.

Ditën e djeshme mediat spanjolle publikuan lajmin se Keidi Bare do të mungojë tri deri në katër javë për arsye dëmtimi, ndërsa Ivan Balliu është i infektuar me COVID.

Në Itali, Hysaj ka marrë minuta ndaj Interit dhe Bajrami aktivizohet në të 60-ën në humbjen e Empolit ndaj Atalantës. Ndërsa për bergamaskët mungon Gjimshiti i cili së fundi operoi krahun dhe do mungojë rreth një muaj.



Pak minuta edhe për Manajn te Specia, ndërkohë portierët Berisha dhe Strakosha sërish në stol. Gjithashtu, mbrojtësit Ismajli dhe Kumbulla nuk janë aktivizuar fare këtë fundjavë, kurse Veseli, Gjasula dhe Cikalleshi vazhdojnë të infektuar me virus.

Në fushë nuk janë kthyer akoma Abrashi me Laçin, të cilët vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet që kanë. Jashtë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili u dëmtua në grumbullim me Kombëtaren.

Pak minuta është aktivizuar edhe Uzuni, kurse nga ana tjetër më shumë kanë luajtur Broja, Çekiçi, Roshi, Selmani.

LEXO TE PLOTE