Connect with Us

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

PD do të kërkojë Vettingun e politikanëve/ Zbardhen propozimet e demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna, lajme politike

Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar.

Nuk ka ende asgjë zyrtare se çfarë është diskutuar.



Por, sipas mediave me titra,  Report tv, PD do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament, sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë sërish vettingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  Rama mesazh në ditën e infermierëve/ Hero na bën sakrifica

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Lleshit/ Bushati: Meta bëri një akt politik

Këto propozime PD do t’i dorëzojë të mërkurën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Blendi Fevziu “shuplakë” Bashës/”Bëri një gabim fatal, nuk është një lider”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë një “shuplakë” të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me vendimin e tij personal për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në News 24, Fevziu tha se Basha ka bërë një gabim fatal.

Basha ka bërë gabim fatal që nuk votoi në PD largimin e Berishës. Duhet të bënte një qëndrim të plotë.



LEXO EDHE:  Rama mesazh në ditën e infermierëve/ Hero na bën sakrifica

LEXO EDHE:  Lleshaj nuk mohon dorëheqjen/ Jam në detyrë me përkushtim

Nëse sic tha edhe Grida Duma, faktet janë të rënda, duhet ta largonte fare, nëse i di ato fakte për të cilat flasin, do të ishte i detyruar ti publikonte. 

Kjo do ishte kurajo lideri, mori një vendim personal. Unë jam kundër vendimit personal”-tha Blendi Fevziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha në krye të PD?/ Fevziu: Këtë e vendos partia, askush nuk është i pazëvendësueshëm  

Publikuar

-

Nga

cna lajem aktualitet

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike në PD dhe lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga studio News 24, Blendi Fevziu nuk përjashtoi mundësinë që Berisha të rikthehet në krye të PD.

A po shkon Berisha drejt drejtimit të PD? Nuk e di. A ka një plan B, edhe këtë nuk e di.



Por, pse mos e drejtojë. Kjo është çështje që e vendos partia.

Këtë nuk mund ta paragjykojmë ne. Problemi në Shqipëri është  se gjithmonë thuhej se Ramiz Alia, është problem i madh por ska kush e zëvëndëson. Më pas doli Fatos Nano që ishte një drejtues shumë i mirë. Në demokraci “nuk ka tjetër” nuk ekziston.

Askush nuk është i pazëvëndësueshëm.”-tha Fevziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE