LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikoi foton me Soros/ Berisha i përgjigjet Ramës

24 Shtator 2021, 10:37, Politikë CNA
Publikoi foton me Soros/ Berisha i përgjigjet Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kryeministri Edi Rama postoi një foto nga Nju Jorku me miliarderin, George Soros.

Berisha i është përgjigjur, duke postuar një foto ku duket presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në krah të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

?Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ish-presidentin Bill Clinton, burrin e madh të kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Në anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqiptar, multimiliarderin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistemit të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.?-shkruan Berisha./CNA.al

07:44 Politikë

Luli mos ki frikë!

Lulzim Basha dhe të tijtë, disa personazhe edhe të panjohur ...

Lajmet e fundit nga