Connect with Us

Policia bën “namin” me gjoba/ Pezullohen 82 leje drejtimi, ndëshkohen 2123 shoferë

Aktualitet

Policia bën “namin” me gjoba/ Pezullohen 82 leje drejtimi, ndëshkohen 2123 shoferë

Publikuar

-

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e vendit. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se në 48 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 2123 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 2123 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me policat e sigurimit/ Deputeti demokrat degjeneron policinë

Janë pezulluar 82 leje drejtimi, nga të cilat 51 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 279 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 76 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Tensionet nga reciprociteti i targave/ Nis takimi i parë në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.



Vendimi për të formuar grupin e punës për targat ishte rezultat i takimeve së fundmi, që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me policat e sigurimit/ Deputeti demokrat degjeneron policinë

LEXO EDHE:  Në arrati prej më shumë se 4 orësh/ Nuk dorëzohet 45-vjeçari, qëllon me breshëri ndaj policisë

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme./REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhja e energjisë elektrike/ Policia merr masa

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Policia e shtetit, si rezultat i kontrolleve me OSHEE-në ka evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Për të gjitha rastet, policia ka marë masa duke i proçeduar penalisht.

Njoftimi i plotë:

“Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër.

LEXO EDHE:  Në arrati prej më shumë se 4 orësh/ Nuk dorëzohet 45-vjeçari, qëllon me breshëri ndaj policisë

LEXO EDHE:  Policia e Durrësit bën “kërdinë”/ Në pranga 8 persona, ja për çfarë akuzohen



DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Soreca flet për amendamentet e PD/ Po ndjekim zhvillimet e brendshme, kjo është demokracia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka komentuar tre amendamentet e Partisë Demokratike që janë depozituar në Kuvend.

Gjatë një deklarate të tij për mediat nga qyteti i Korçës, ambasadori Soreca theksoi se këto propozime janë ato që tregojnë se çfarë është në fakt demokracia.

Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet me ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike” -tha ambasadori.

LEXO EDHE:  Policia e Durrësit bën “kërdinë”/ Në pranga 8 persona, ja për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Në arrati prej më shumë se 4 orësh/ Nuk dorëzohet 45-vjeçari, qëllon me breshëri ndaj policisë



Nga ana tjetër ai ka pohuar se do të vijojnë të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike, në të mirë të vendit.

Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit. Ne po ndjekim zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike”, -u shpreh Soreca për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE