Connect with Us

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.

“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Elbasan/ Plagoset 20-vjeçarja

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përgjaken rrugët/ Makina përplaset me kolonën e betonit, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Ura e Tapizës, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz.

Një automjet Mercedez Benz është përplasur me një kolonë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një person, i identifikuar me inicialet E.C., 43 vjeç.



Ky i fundit mësohet se ka qenë drejtuesi  i automjetit.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Elbasan/ Plagoset 20-vjeçarja

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kultivuan lëndë narkotike/ Arrestohen 5 persona në Pukë, njëri i dënuar për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Pukës, për kultivim të lëndëve narkotike, njëri prejt të cilëve i dënuar më parë për vrasje.

Sipas policisë janë sekuestruar 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.

“Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ars”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, , shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve



Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg cannabis sativa (bimë në proces tharjeje).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E trishtë/ Covid i merr jetën piktorit shqiptar, i ati rrënqeth me fjalët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është ndarë nga jeta në moshën 30-vjeçare piktori Kristi Baba.

Lajmin e hidhur e ka dhënë i ati i tij, i cili tregon se Kristi humbi jetën pas infektimit me Covid-19.

Postimi i të atit



Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar  betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise . Tu shuan gjithe enndrrat  e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor  qe qe nuk ja arrite. Gjithe endrrat tua u prene ne mes. biri yne pushofsh ne paqe !  Qofte i parajses!  drite i paste shpirti!

Ceremonia mortore do te zhvillohet  neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e  hotel internacional.

 

LEXO TE PLOTE