Connect with Us

Pas kthimit nga SHBA-ja/ Rama zbulon lëvizjen e radhës

Aktualitet

Pas kthimit nga SHBA-ja/ Rama zbulon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

cna lajme politike

Pas kthimit nga vizita disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore.

Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  "Rama i frikësuar, kërkon fitore në tavolinë/ Rakipi: Humbja për të do të ketë pasoja fatale!

Kreu i qeverisë, teksa e falënderoi Kurtin u zotua se dy qeveritë do bashkëpunojnë ngushtësisht për të bërë punë të mira në interes të qytetarëve të të dyja shteteve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrasja e Kostandin Kacifas/ Gjykata rrëzon Prokurorinë, rikthen çështjen për hetim

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Gjirokastrës ka njoftuar se lidhur me çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull,  pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve.

Deklarata e Policisë e vitit 2018    

“Gjatë ditës së sotme  datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të  Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

LEXO EDHE:  “Do kishim 18 mijë viktima?”/ Rama “zihet ngushtë”, ndryshon deklaratën

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Rama qetëson qytetarët: Nuk do të ketë një mbyllje të dytë



Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij  dhe në këtë kohë ka nisur  krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje,  të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Abuzim me tenderat/ Gjykata lë në burg Thoma Gëllçin dhe ish vartësit e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme  ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.

Në seancë ka qenë i pranishëm dhe vetë Thoma Gëllçi, i cili ka mohuar akuzat dhe ka ngritur pretendime për probleme shëndetësore.

Gëllçi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me fond 86.908 550 00 lekë të zhvilluar në datën 09.11. 2018 nga RTSH.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Berishës/ Rama i shpalli “luftë të ftohtë” Gjermanisë

LEXO EDHE:  "Rama i frikësuar, kërkon fitore në tavolinë/ Rakipi: Humbja për të do të ketë pasoja fatale!



Në këtë tender janë konstatuar shkelje ligjore nga 3 anëtarë të vlerësimit të ofertave, shkelje të kualifikuara si elementë  të veprës penale “shkelja e pabarazisë në tendera apo ankande publike”.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 milion më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Drejtësia të mos zdërhallet  tapeteve të kuqe”/ Basha akuza Qeverisë për krizën energjitike

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në një kohë që anëtarësia çdo ditë e më shumë po kërkon largimin e tij nga drejtimi i PD,  Lulzim Basha del hapur dhe “përkëdhel” kryeministrin Edi Rama.

Ai ka barë sikur po akuzon Qeverinë për krizën energjitike, ndërkohë ana ana tjetër e ka zhvendosur deklaratën tek premiera e filmit, “Nuk është koha për të vdekur”.



“Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit në fundjavë, por të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Për ne do të vazhdojë kjo javë me një ofensivë që do ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni po përkthehet në një krizë për familjet shqiptare”, ka thënë Basha.

LEXO EDHE:  Videoja që nuk duhet humbur/Nard Ndoka: Edhe njëherë se nuk e mora vesh

LEXO EDHE:  Videoja që nuk duhet humbur/Nard Ndoka: Edhe njëherë se nuk e mora vesh

Sipas tij kemi të bëjmë me një krizë korrupsioni që ka nisur me mendimin që në verë të zbrazet kasakada e dimrit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani pasuria e Shqiëprisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE