Connect with Us

Një kapitull i ri/ Shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën

Bota

Një kapitull i ri/ Shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër syresh rrëfejnë për DW për motivet dhe rrugëtimin e tyre në Gjermani.

Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi në një intervistë për DW. “Është pjesë e identitetit tim të dyfishtë gjerman dhe kosovar”.

Krasniqi ka ardhur në Gjermani në moshën dyvjeçare. “Ndoshta ka qenë pikërisht përvoja si fëmijë refugjatësh, në vitet ’90, ajo që ma ka rritur ndjeshmërinë për t’u angazhuar kundër padrejtësive”, hamendëson Krasniqi, teksa rrëfen për DW rrugëtimin e tij në partinë socialdemokrate (SPD), ku ka hyrë në moshën 14-vjeçare dhe sot është nënkryetar i degës së qytetit Bergisch Gladbach.

Kastriot KrasniqiKastriot Krasniqi, 29 vjeçar, kandidat i drejtpërdrejtë i socialdemokratëve në zonën Rheinisch Bergischer Kreis

Respekt, ky është slogani me të cilin, kandidati kryesor i kësaj partie, Olaf Scholz, kërkon votën e gjermanëve. Qarku i Krasniqit, i cili ndodhet në landin e kandidatit kryesor të CDU-së, Armin Laschet, është një bastion i CDU-së, prej vitit 1972. Por simpatia për këtë parti vitet e fundit ka rënë. Shanset që Krasniqi të dalë fitues kundrejt rivalit kristdemokrat, një profesor ekonomie që është deputet në Bundestag, nuk janë shumë të mëdha. Por Krasniqi është i qetë: 50 me 50 për qind thotë ai.  Nëse Krasniqi do të dalë fitues, ai do të jetë kosovari i parë, madje shqiptari i parë, që hyn në Bundestag si deputet.

“Uau, do guxosh vërtetë?”

Krasniqi është njëri nga gjithsej katër gjermanët me prejardhje shqiptare që DW zbuloi në listën e mbi 6000 kandidaturave për Bundestagun e 20-të. Tre të tjerët kandidojnë nëpërmjet listave. Njëri prej tyre, Kolë Gjoka, kandidon për herë të dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte qenë shqiptari i parë që kishte marrë guximin të ofrohej për të përfaqësuar në Berlin qytetarët e Elmshornit,, qytezës në veri të Gjermanisë, ku ai banon prej 25 vjetësh,

Kole Gjoka während eines DW Skype-Interviews Kolë Gjoka në intervistë me DW

“Uau! vërtet do guxosh?”, ishte reagimi i kolegëve të partisë së tij, Unionit Kristdemokrat, kur ua prezantoi idenë. për herë të parë. Këtë pyetje Kolë Gjoka e kishte dëgjuar edhe një herë tjetër. Vite më parë, kur donte të blinte servisin e automjeteve, që tani i përket atij. I lindur dhe i rritur në Mirditë, shkolluar si ushtarak dhe inxhinier në Tiranë, 51-vjeçari e përshkruan veten si dikush që po pati një ide, nuk e lë pa e realizuar.

Një shenjë për mërgimtarët

Të guxosh të dalësh mbi kolegët e partisë e të garosh kundër tyre, nuk është diçka e lehtë. Por Kolë Gjoka nuk donte të ishte një numër në parti, që vetëm ngre dorën dhe  tund kokën, kur të tjerët marrin vendime.  Tani ai është kryetar i degës së CDU-së në Elmshorn dhe sërish ka guxuar të kandidojë. Shanset që të fitojë këtë radhë janë edhe më të pakta: Kjo falë rënies që pritet të pësojë CDU-ja pas largimit të kancelares Mekel, por edhe sepse CDU-ja tani ka vendosur kuota për gra, çka e zhvendosi Gjokën në numrin 33 nga 19 që ishte në zgjedhjet e mëparshme.

Kole Gjoka und Angela MerkelKolë Gjoka në një bisedë me kancelaren gjemrane Angela Merkel

Gjoka i njeh mirë sfidat që i dalin përpara një mërgimtari: “Kur erdha në vitet ’90 në Gjermani, si refugjat, nuk kishte as skuadra mikpritjeje e as kurse integrimi për azilkërkuesit”, kujton Kolë Gjoka, në një intervistë me DW. Muajt e parë i kalova duke “trokitur derë më derë te sipërmarrjet e qytetit për të kërkuar punë”. Dikur, njëra nga këto porta iu hap, në kompaninë e servisit të makinave, ku pas dy vjetësh, do të bëhej menaxher e më pas pronar. Sipërmarrësi shqiptaro-gjerman, i cili tashmë është emëruar prej Ambasadës së Shqipërisë edhe konsull nderi për Gjermaninë Veriore, angazhohet në mënyrë të veçantë për komunitetin shqiptar edhe si nënkryetar i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Përfaqësimi më i ulët se realiteti

Integrimi i migrantëve është një temë që në këtë fushatë elektorale është trajtuar shumë pak, megjithëse si çështje nuk është kapërcyer ende. Sipas censusit të vitit 2019, mbi një e katërta e qytetarëve të Gjermanisë kanë një sfond mërgimi. Platforma informative MEDIENDIENST Integration, thotë se migrantët përbëjnë 12 përqind të elektoratit të sotëm. Një përqindje kjo që nuk pasqyrohet në përbërjen e parlamenteve aktuale.

Deutschland Bundestag Fragestunde Coronavirus Angela MerkelSalla Plenare e Bundestagut, vetëm 8,2 përqind e deputetëve janë me sfond mërgimi

Në Bundestagun e dalë prej vitit 2017 ishin vetëm 8,2 përqind e deputetëve me sfond mërgimi. Madje grupi parlamentar i CDU/CSU-së ku aspironte të merrte pjesë Gjoka kishte pjesëmarrjen më të ulët të migrantëve, me 2,3%. Edhe grupi parlamentar i partisë së djathtë populiste, AfD, Alternativa për Gjermaninë, kishte me 8,7% një përfaqësim mbi mesataren të gjermanëve me sfond mërgimi. Të majtët zënë vendin e parë (18,8%), pasuar nga të Gjelbrit (14,9%) dhe socialdemokratët (9%). Liberalët janë të parafundit me 6,7%.

Gjermanët me sfond mërgimi, jo vetëm që janë më pak të përfaqësuar në parlamente, por edhe pjesëmarrja e tyre në votime është më e ulët (65 Përqind në zgjedhjet e vitit 2017), në krahasim me gjermanët pa sfond mërgimi (85,8 për qind). Kjo del në pah nga një studim i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Mërgim dhe Integrim. (SVR)

Mungon tradita e angazhimit politik

Por nuk është rastësi që qytetarët me sfond mërgimi nuk përfaqësohen në parlamente. Konkurrenca është shumë e madhe, dhe sa të arrish të fitosh një mandat të drejtpërdrejtë, ose një vend të mirë në listat e landeve, duhet të kesh lënë pas një rrugë të gjatë aktivizimi.

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. “Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantö nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, thotë Suka. për DW teksa shpërndan  prospektet me fytyrën e saj në ballinë.

Aferdita SukaRenate Künast, ish ministrja e konsumatorëve në qeverinë e Schroederit është mbështetese e Afërdita Sukës Këtu në një takim elektoral në një kopësht mësimor në Berlin Tempelhof.

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron tt’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, është ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e  mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandion në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal. “Për mua Afërdita,është Afërdita, që është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të gjelbërve”, thotë Künast. e cila e ka mbsöhtetur atö edhe me programe mentoriimi. “Por fakti që ajo është nga Kosova, është i dorës së dytë”, thekson deputetja gjermane.

Model për mërgatën shqiptare

Ndryshe e shohin këtë shqiptarët në Berlin. Dr. Sahadete Limani-Beqa, komunikologe dhe menaxhere në klinikën kardiologjike Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen, sheh te Afërdita Suka një model për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane. “Ajo na dëshmon se ne mund të jemi jo vetëm zbatues të politikave, por edhe vendimmarrës politikash nëse angazhohemi si qytetarë te këtij vendi.”, thotë Dr. Limani-Beqa për DW. Ajo ka organizuar një sërë aktivitetesh  në kuadër të fushatës elektorale të Afërdita Sukës. “Ne e mbështesim Afërditen edhe si një grua dhe nënë, sepse  grate nuk jane ende të përfaqësuara si duhet në poste udhëheqëse”, thotë Dr. Limani-Beqa.

Ferida Beisha nga Botimet PA (1 nga e majta) dhe Dr. Sehadete Limani,- Beqa, e treta nga e majta, kanë organizuara një sërë aktivitestesh mbështeteëse për Affërdita Sukën. Këtu në kuadër të një leximi nga libri i LIri Luonjës Larg dhe mes njerëzish Dr. Sehadete Limani,-Beqa, e treta nga e majta, ka organizuar një sërë aktivitestesh mbështeteëse për Affërdita Sukën. Këtu në kuadër të një leximi nga libri i LIri Luonjës “Larg dhe mes njerëzish”, Botimet PA, organizuar nga drejtoresha Feride Berisha (e para në të majtë).

Afërdita Suka kandidon në një lagje që nuk është shumë e banuar nga shqiptarët. E prapë ajo u befasua me mbështetjen e madhe që i erdhi nga komuniteti shqiptar.

Elektorat në rritje 

Një përkrahje e ngjashme në Hamburg  bëri që në zgjedhjet për senatin, në shkurt 2020, gjermano-kosovari me prejardhje shqiptare, Sami Musa, të ngjitej si me katapultë në listën e deputetëve të senatit, ndër të tjera falë votave të elektoratit shqiptar të zonës së Harburgut. Pa të, Musa nuk do të kishte shans të hynte në parlament, sepse ishte i 56-ti në listë. Në shtypin vendor, ngjitja e menjëhershme e Sami Musës, u konsiderua si surpriza më e madhe e zgjedhjeve të landit. Shumë gjermanë me prejardhje shqiptare, asokohe morën pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Sipas platformës Mediendienst Integration, elektorati me sfond mërgimi sa vjen e rritet, falë edhe ndryshimi të ligjit të shtetësisë që hyri në fuqi në vitin 2000. Qeveria Federale e atëhershme e përbërë nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, vendosi që shtetësia të përcaktohej jo vetëm nga prejardhja e prindërve, por edhe nga vendlindja. Pra, kush do të lindej në Gjermani nga viti 2000 e tutje do të merrte automatikisht edhe shtetësinë gjermane. Brezi i parë i këtyre migrantëve të shkallës së dytë voton këtë herë për herë të parë.

Disa syresh madje kandidojnë.

Dafina Berisha SPD Olaf ScholzDafina Berisha,21 vjeç ëshsët kandidatja më e re socialdemokrate në listën e Hamburgut

Dafina Berisha,  për shembull, 21 vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, tani kandidon për  Bundestag, e zgjdhur nga socialistët e rinj. Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në partinë socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste,  Alternativë për Gjermaninë (AfD). AfD-ja kishte arritur të ishte forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.

Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe  siç i shpjegoi ajo DW, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe edhe sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë. “Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë.. Prandaj edhe ajo i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman me një videoklip në shqip të shpërndarë në media sociale. Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Pesë emra shqiptarësh garojnë të dielën për të përfaqësuar zonat e tyre elektorale në Berlin, në Bundestag ose në Parlamentin e Berlinit.  Naim Krasniqi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, me banim në Mynih. është kandidati i pestë. Ai angazhohet për një parti prokristiane që quhet Bündnis C (Aleanca C – Të krishterë për Gjermaninë), një parti e vogël, e krijuar qysh në vitin 1989, por që deri tani nuk e ka kaluar dot pragun e 5 përqindëshit që nevojitet për të hyrë në parlamentet gjermane. Edhe nëse asnjëri prej këtyre pesë emrave  nuk do arriië të mbledhë votat e nevojshme për të dalë fitues, një gjë mund të thuhet me siguri: ata kanë hapur një kapitull të ri në historinë e diasporës shqiptare në Gjermani, atë të kalimit nga migranti pasiv në një qytetari që kërkon pjesëmarrje aktive në ligjvënie.  /DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Sulmi me thikë/ Ndërron jetë deputeti Konservator

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Britanik David Amess ka ndërruar jetë pasi është goditur disa herë me thikë gjatë disa takimeve që po kryente në Leigh.

Deputeti konservator 69 vjeçar, ishte duke mbajtur një fjalim në kishën metodiste Belfairs, në Eastëood Road North para se të sulmohej.



Agresori kishte fshehur thikën, kishte hyrë në ndërtesë dhe qëlloi deputetin disa herë më thikë.

LEXO EDHE:  “Sa keq për Amerikën…”/ Reagon sërish Trump: Demokratët po punojnë fort për të zhdukur votat tona

LEXO EDHE:  PS kryeson bindshëm në Elbasan/ LSI shkon për skrap

Pjesëmarrësit në takime dhe stafi i tij ishin dëshmitarë të goditjes me thikë dhe thirrën shpejt policinë e cila shkoi menjëhërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Autobusi përfundon në kanal/ Plagosen 5 persona në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert” në fshatin Zhabeni, në rrugën për në Manastir, një autobus ka përfunduar në kanal, ku si pasojë janë plagosur rëndë 5 persona.



Mediat maqedonase raportojnë se të plagosurit pasi kanë marrë mjekim, kanë lënë spitalin.

LEXO EDHE:  Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

LEXO EDHE:  Sa shpenzon në muaj një familje shqiptare/ Çfarë mbulon kompensimi për COVID-19  

Mësohet se autobusi që doli nga rruga duke përfunduar në një kanal, transportonte punonjës të fabrikës “Kromberg dhe Schubert” . Deri më tani nuk dihen rrethana te ngjarjes në fjalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Kujt i bën vërejtje ti?!”/ 35-vjeçarja bën për spital mësuesen pasi i kritikoi vajzën

Publikuar

-

Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një 35 vjeçare në Ferizaj, pasi akuzohet se ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.

Mësuesja 58-vjeçare ka përfunduar në spital me lëndime në trup.



 ‘Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje’. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE