Connect with Us

“Motra ime dhunohet nga bashkëshorti”/ E fejuan pa dashur, ditën e dasmës zbuloi se burri kishte një gjymtyrë

Aktualitet

“Motra ime dhunohet nga bashkëshorti”/ E fejuan pa dashur, ditën e dasmës zbuloi se burri kishte një gjymtyrë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Dhunë dhe tradhti, sharje dhe ofendime, një martesë me zanafillën e shkuesit që mesa duket ka zhvilluar një kalvar të gjatë problematikash.

Ishte vetëm 18 vjeç kur familja do të binte dakord për të pranuar martesën e saj me shkuesi. Që në hapin e pare të nisjes së një martese u tradhtua nga bashkëshorti.

Sot është 37 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ajo që ka mbetur e njëjtë është dhuna dhe tradhtia. Motra e 37-vjeçares që jeton në Greqi ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në Neës24 kalvarin e gjatë të dhimbjeve si dhe ka një apel për institucionet ligjore. Ajo tha se motra u fejua pa e njohur burrin dhe ditën e dasmës e ka parë që ishte me një gjymtyrë.

“Motra ime ka vuajtur shumë në të gjitha këto vite, ajo ka qenë skllave e familjes së bashkëshortit, ai e ka dhunuar e ka tradhtuar. Në 4 tetor motra ka ditëlindjen dhe atë ditë komshinjtë, disa gra me vajzat e tyre me origjinë greke i kishin organizuar një surprizë ku motra ime është ndier shumë mirë. Bashkëshorti i motrës u tërbua dhe i thotë motrës se njëra nga këto gratë mbledh gra dhe i përdor për prostitucion. Por unë e njoh atë grua ajo është 50 e ca vjeçe, punon dhe ka fëmijë. Është grua shumë e mirë”, tregoi motra e 37-vjeçares.

LEXO EDHE:  Video - "Policia terrorizon familjet në mes të natës”/ Berisha akuza të forta Ramës

Ajo foli dhe për martesën e saj dhe problematika të tjera gjatë gjithë jetës. “Motra ime u martua me shkuesi, dikush nga komshinjtë e burrit të motrës e bëri këtë lidhje pasi ky ishte i lidhur me motrën e shkuesit. Motra ime nuk e ka dashur asnjëherë, por aty vendosi nëna edhe babai, edhe kur u fejua motra ka ndenjur dy vjet e fejuar dhe ai nuk e ka marr kurrë në telefon.

Ai nuk ka sjell asnjë lekë as atëherë pasi dhe dasmën ia bënë njerëzit e tij. Ajo ka qenë vetëm 17 vjeçe kur u fejua dhe 19 u martua. Nga rrethi miqësor i burrit të motrës na u rrëfye që ky ka lidhje me një fqinjë. Por ditën e dasmës motra pësoi tronditjen më të madhe pasi bashkëshorti kishte vetëm një gjymtyrë, por prapë ai ka qeshur dhe si ka bërë përshtypje. Ai e ka tradhtuar me fqinjën dhe vazhdon të jetë një pijanec gjatë gjithë kohës”, tha e motra e të dhunuarës. Ajo kërkoi ndihmë dhe zgjidhje për motrën e saj që prej vitesh vuan nga dhuna./BW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Gazetari: Po lirojnë Klement Balilin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elton Qyno, ka ngritur alarmin se Klement Balili, i dënuar për krime të rënda, po lirohet nga burgu.

Qyno tregon se ai pasi përmes disa ‘marifeteve’ arriti të ndryshojë sigurinë e burgut, ndersa pak ditë më parë ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve.

“Klemend Balili, i konsideruar nga mediat Greke si “Eskobari i Ballkanit”, u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me 10 vite burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Pavarësisht, se sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve, ky dënim duhej të kryhej në një burg të sigurisë së lartë, nëpërmjet marifeteve nga jashtë burgut, Balili, arriti të bindte gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, se ishte i sëmurë dhe duhej të vuantë dënimin në një sektor burgimi të sigurisë së zakonshme.

Balili ndryshoi sigurinë e burgut, në muajin Korrik 2021.



LEXO EDHE:  Video-Denoncimi/ Shkon për të thyer 1100 paund, i mbajnë 165 mijë lekë komision

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ 7-vjeçari me nevoja të veçanta ngelet pa mësim

Ndërsa tashmë, sërisht që prej datës 28 Tetor 2021, ka shkuar me një kërkesë tjetër në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve.

E sigurisht që nuk besoj të ndodhë e kundërta. Deri para Vitit të Ri, gjyqtarja do ja ketë plotësuar këtë kërkesë, Balilit.

E thoni pastaj si lirohen kaq shpejt, këta që meren me trafik droge.

Ja pra si lirohen, se nuk bëjnë shkencë jo…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmet ndaj Berishës/ Indrit Hoxha i kujton Bashës se si ‘u shit’ tek Rama

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Bashës nga selia blu, ku sulmoi liderin historik, Sali Berisha.

Indrit Hoxha thekson se është Lulzim Basha, ai që është kthyer oksigjen për këtë pushtet criminal, ndërsa shton se të rinjtë në “Foltoren” e Sali Berishës janë përballur me arrestime për protesta nga regjimi i Edi Ramës.

“Te rinjte qe ishin sot ne takim me Sali Berishen, pjesa me e madhe e tyre gjate ketyre 8 viteve jane perballur me arrestime,shantazhe dhe presion nga qeveria e Edi Rames, nje pjese e mire e tyre vazhdojne akoma kalvarin e gjate te proceseve gjyqesore kundra qeverise vetem dhe vetem pse kane ushtruar te drejten e tyre per te protestuar kunder rregjimit te Edi Rames.



LEXO EDHE:  Denoncimi/ “5 eurodeputetët e Soros që do na zgjidhin krizën”

LEXO EDHE:  Ministrja Etilda Gjonaj përfshihet në skandal/ Merr zyrtarisht në mbrojtje noteren falsifikatore

Ata te rinjë qe ishin sot skane qene as ministra, as drejtora, as kryetar bashkie madje nje pjese e tyre nuk u lekunden perpara joshjes se Edi Rames per te marre mandatet kur opozita i dorezoi, por i qendruan besnik idealeve te tyre per te luftuar nje rregjim qe eshte instaluar dhe tashme ka hyre ne mandatin e 3-te edhe me ndihmen e Lulzim Bashes.

Kryetari ne detyre i PD eshte i vetmi sot qe ka mare peng opozitem dhe eshte kthyer ne oksigjen per pushtetin e Edi Rames, beteja e te rinjve sot eshte me e madhe sepse duhet te çlirojme opoziten dhe me pas te permbysim rregjimin e Edi Rames.” /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë së grupit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kredemokrati Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e Grupit Parlamentar në selinë blu.

Takimi që zgjati më pak se një orë, duket se është bojkotuar nga shumica e demokratëve.

Sipas burimeve të CNA.al, mbledhjes së thirrur me urgjencë nga Basha, nuk i janë përgjigjur Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këllici, ejt.



Nervozizmi i Bashës, u vu re dhe gjatë prononcimit për mediat, ku sulmoi ashpër ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ “5 eurodeputetët e Soros që do na zgjidhin krizën”

LEXO EDHE:  Rikthehet Majlind Shkira, i kapur me shkelje por emërohet auditues në Universitetin e Mjekësisë

Kjo ‘fryerje’ e Bashës vjen në një moment kur e gjithë struktura e  FRPD, i ka dalë kundër duke u bashkuar me ‘foltoren’ e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE