Connect with Us

“Ky do jetë emisioni im për ju”/ Luan Rama premton “surpriza”

Politikë

“Ky do jetë emisioni im për ju”/ Luan Rama premton “surpriza”

Publikuar

-

cna lajme politike

Luan Rama, ish-nënkryetari i LSI-së, pasi dha dorëheqjen nga kjo forcë politike, tashmë duket se do ta shohim si drejtues të një emisioni televizv.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se emisoni i tij, “DREJT”, do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21:00, në radiotelevizionin Ora.

Gjithashtu ai shkruan se ky do jetë një emision për qytetarët.

“Në radiotelevizionin Ora:

DREJT” – EMISIONI IM PËR JU

Prej të hënës më datë 27 shtator e në vijim, çdo të hënë dhe të enjte në ora 21:00, “DREJT” do të jetë emisioni im për ju.

Jeni të mirëpritur jo vetëm të më ndiqni, por ajo që është më e rëndësishme, të bëheni pjesë e emisionit me vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, më këshilla dhe pyetje që do të marrin përgjigje drejt nga ekrani prej të ftuarve në emision.

Debat, intervista, informacione, opinione dhe kronika nga realiteti dhe jeta jonë e përditshme, prej zhvillimeve politike e deri tek çdo problem i juaji.

“DREJT” – KOHA IME, ORA JUAJ !”-shkruan Luan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Luan Rama: Pse Xhaçka nuk tregon faktin që radarët nuk punonin?

LEXO EDHE:  Batonorgjia e dhimbshme e Kryeministrit të vendit tim!



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Këngëtari Hysni Alushi në betejë me sëmundjen/ Luan Rama: Indiferenca e qeverisë, po e vret

LEXO EDHE:  Luftë e ashpër PS-LSI/ Koalicioni qeverisës në krizë totale

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.



“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE