Connect with Us

Krimet me pronat në Kadastrën e Vlorës/ Flet Arben Kraja

Aktualitet

Krimet me pronat në Kadastrën e Vlorës/ Flet Arben Kraja

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

SPAK dhe oficerë të BKH-së sot ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës, për të marrë disa dosje që kanë lidhje me pronat në bregdet.

Ky aksion është konfirmuar për CNA.al nga kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili është shprehur i rezervuar, pasi gjithçka vazhdon ende.

“Veprime rutinë për marrje aktesh”, ka thënë Kraja për CNA.al.

Me 11 Shtator 2019, anti-krimi ekonomik,  zbarkoi në këtë institucion, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, me akuzën  se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Historia e Kadastrës së Vlorës me drejtuesit

Kadastra e Vlorës,  ka qenë më herët në qendër të vëmendjes, pasi të gjithë drejtuesit e emëruar jepnin dorëheqjen në pak muaj.

Ishte Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues.

LEXO EDHE:  U arrestua nga SPAK për korrupsion/ Kush është gjyqtarja që nxorri nul zgjedhjet e 30 qershorit

Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator 2019. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha pret ambasdorin holandez/ Për çfarë diskutuan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin holandez, Reinout Vos.

Basha ka treguar se gjatë takimit me ambasadorin kanë diskutuar për sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.



Gjithashtu kreu i PD, ka ndarë shqetësimin e tij për shkeljet e zgjedhjeve ne Shqipëri, për lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

LEXO EDHE:  Skandali / Gjyqtarja Fida Osmani rrëfen si i bën gjyqet në ajër dhe merr vendime në avion

Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar/ Bëhet “i gjallë” Adriatik Llalla

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Adriatik Llalla vihet në lëvizje.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Llalla kërkon pezullim ekzekutimi të vendimit që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie.



Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza e energjetikës/ Braimllari: Pasojë e keqmenaxhimit të parave publike, SPAK të hetojë KESH dhe OSHEE

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se kriza e energjisë vjen si pasojë e keqmenaxhimit të parave publike.

Braimllari i bën thirrje SPAK të hetojë KESH dhe OSHEE.

Sipas tij, qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike me çmim më të lartë për shkak të hajdutërisë së qeverisë dhe marrëdhënies se saj të ngushtë me oligarkët.

Kriza e energjisë e paralajmëruar nga kryeministri vjen e gjitha si pasojë e keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të parave publike në këtë sektor.         

Kemi të bëjmë me një kolaps financiar të KESH dhe OSHEE

Qytetarët do të detyrohen të paguajnë energjinë elektrike me çmim më të lartë, për shkak të hajdutërisë së qeverisë dhe marrëdhënies së saj të ngushtë me oligarkët.

Për shkak të keqmenaxhmit të KESH dhe OSHEE.

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet nga Rilindja  për t’u mos u ulur më.

I gjithë buxheti i shtetit është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe për të mbuluar këto shërbime qeveria do të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe këtë faturë do ta paguajnë qytetarët.

Një situate e tillë, duhet të menaxhohet e gjitha nga fondet e KESH, OSHEE, sepse para disa vitesh u rrit çmimi i energjisë pikërisht për këtë arsye që të investohej në sektor për të përballuar kriza të tilla.

Një qeveri e përgjegjshme mbi bazat e konsumit që ka vendi përgjatë një viti duhet të kishte parashikuar qartë dhe të kishte marrë masa për të mos rënduar qytetarët.

Kryeministri duhet të sqarojë publikisht të gjithë qytetarët shqiptarë, pse zgjidhja e kësaj krize është rritja e çmimit?



LEXO EDHE:  Kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut/ GJKKO kërkon regjistrimin e padisë

LEXO EDHE:  Kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut/ GJKKO kërkon regjistrimin e padisë

Pse nuk përballohet kjo krizë nga buxheti i KESH dhe OSSHE?

Pse sot, kaskada e drinit është në nivele kritike?

Në Gusht, Fierza ka qenë 296 metra në kuoten maksimale.

Pra ka qenë si kurrë më parë në këtë kuota,  prodhimi i Kaskadës së Drinit ka qenë maksimal duke plotësuar të gjitha nevojat e tregut të brendshëm dhe duke kapur një rekord historik.

çfarë ka ndodhur në këtë periudhë?

KESH vendos të eksportojë energji me çmime 20-30 euro ndërkohe bursa kap vlerën e 130 euro.

Po në të njëjtën periudhë importon OSSHE me vlerë shumë të madhe se KESH.

KESH shet më lirë energji dhe nuk e çon këtë për nevojat e tregut të brëndshëm, ndërsa OSHEE importon energji.

Vetëm ky fakt tronditës duhet të vendos në lëvizjë SPAK me qëllim që çdo qytetar ta kuptojë qartë që nuk ka të bëjë me një krizë por më një kolaps financiar të këtyre instuticioneve që vjenë si pasojë e babëzisë për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Të gjitha këto fakte, tregojnë që nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike të ardhur si pasojë e tregut por si një keqmenaxhim të KESH dhe OSSHE.

Për këto fakte kryeministri, nuk duhet të dalë të lajmërojë rritjen e çmimit të energjisë apo kufizimin e saj por të bëjë transparencë mbi menaxhimin e sektorit të energjisë”, ka thënë Braimllari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE