LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katapultimi i Bashës në PD/ Bamir Topin bën përgjegjës Berishën

24 Shtator 2021, 12:18, Politikë CNA
Katapultimi i Bashës në PD/ Bamir Topin bën përgjegjës

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se Lulzim Basha është ?produkt? i Sali Berishës.

Ndërsa ka komentuar përplasjet në PD, Topi është kthyer pas në kohë, kur Lulzim Basha u katapultua në PD.

Sipas tij Basha erdhi dhe u mbajt nën kontrollin e Berishës, ndaj ai është mënyrë ekskluzive produkt politik i Sali Berishës.

Në një intervistë për ABC Neës, Topi, thotë më tej se në kohë që Basha u fut në PD, partia sihte e strukturuar.

?Erdhi në 2005 kur kontributet në atë parti ishin të jashtëzakonshme. Duke marrë parasysh kontributet në opozitë të PD.

Partia ishte e strukturuar. Vinte nga një betejë e strukturuar opozitare.

Unë kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar. U futëm në një marrëdhënie substannciale të të bërit politikë, duke respektuar audiencën dhe mjedisin parlamentar.

Erdhi viti 2005, erdhi Lulzim Basha dhe të tjerë por dalloi Lulzim Basha.  Aty u përdor futja në struktura nëpërmjet një strukture puro politike. Komiteti i Orientimit të Politikave vinte si një lloj ekspertize. Më pas pati disa poste si ministër?, ka thënë Topi./CNA.al

07:44 Politikë

Luli mos ki frikë!

Lulzim Basha dhe të tijtë, disa personazhe edhe të panjohur ...

Lajmet e fundit nga