LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shkon ftesa, futbollisti i AEK-ut do bashkohet me kombëtaren shqiptare për ndeshjet e tetorit

24 Shtator 2021, 12:21, Sport CNA
I shkon ftesa, futbollisti i AEK-ut do bashkohet me kombëtaren shqiptare

Mario Mitaj do të jetë pjesë e Kombëtares në muajin tetor. Këtë lajm e ka zyrtarizuar klubi i AEK-ut, që konfirmon se i ka mbërritur një ftesë nga Shqipëria duke kërkuar grumbullimin për ndeshjet e ardhshme.

Mitaj do të jetë i gatshëm edhe për ekipin e Shpresave nëse do të duhej ndihma e tij. Shqiptari i lindur në Greqi luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe momentalisht është vetëm 18 vjeç.

Mitaj ka qenë rregullisht pjesë e moshave kuqezi U-17 dhe U-21 ku numëron 13 ndeshje dhe është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i parë kombëtar në muajin mars ku dhe ka debutuar për pak minuta në fitoren 0-2 ndaj San Marinos.

Lajmet e fundit nga