Connect with Us

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Qeveria Antimafia / A kërkon PD zgjedhje të parakohshme?

Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Dy burra shteti ka nxjerrë shqiptaria”/ Qytetari nga Kosova surprizon Berishën

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, është emocionuar nga pritja madhështore që i kanë rezervuar demokratët e Kukësit.

Foltorja u ndez akoma më shumë kur fjalën e mori edhe një qytetar i Kosovës, I cili kishte udhëtuar vetëm për për të marrë pjesë në Foltore.



Qytetari tha se ai beson se dy burra shteti ka nxjerrë shqiptaria, Berishën në Shqipëri dhe Rugovën në Kosovë.

LEXO EDHE:  “Do ta mundim virusin në qeveri”/ Basha: Rinia do marrë në dorë fatet e vendit

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Kadillit/ "Unë do të fitoj, nuk diskutohet"

Fjala e tij u prit me duartrokitje, ndërsa u ngjit në skenë dhe u takua me liderin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ‘ngre peshë’ zemrat e demokratëve në Kukës/ “PD do ta kthejmë në shtëpinë e lirisë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në “Foltoren” e radhës në Kukës, lideri historik i PD, Sali Berisha u ka premtuar demokratëve se Partinë Demokratike do ta kthejnë në shtëpinë e lirisë.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar do rikthejë lirinë dhe shpirtin e lirë të shqiptarëve.



“PD do ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. Përshëndes të gjithë delegatët që kanë formosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai kuvend do rikthejë lirinë, shpirti i lirë i shqiptarëve. Ju ftoj të firmosni formularin kudo që jeni”, ka deklaruar Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha akuza të forta Ramës/ “Ti vjedh edhe në gjumë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në “Foltoren” e radhës në Kukës, lideri historik i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ai vjedh edhe kur është në gjumë.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se shpallja “non ngrata” erdhi për dy arsye, njëra se ishte kundër copëtimit të Kosovës dhe tjetra është mospranimi i Mini-shengenit



“3 gjëra ju them. Kurrë nuk është shpallur non ngrata një njeri që është larguar nga udhëheqja. Kurrë nuk është shpallur non ngrata, një njeri pa akuza apo procese. Kurrë nuk është shpallur non ngrata një njeri , 3 javë pasi forca e tij ka humbur zgjedhjet. E mbajta çështje personale. Askush në botë, nuk mendon se një ditë do të urdhërohej kush do të hyjë në parlament.

Kjo histori ndodhi për dy qëndrime, copëtimin e Kosovës, sepse ishte çbërja e saj. Nuk kam pranuar Mini-Shengenin, sepse i kundërvihej, nxirrte Serbinë si udhëheqëse të Ballkanit. Ne kishim nismën e Berlinit. Rama vjedh edhe në gjumë nga mgjesi deri në darkë”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE