Connect with Us

Gërdeci, Apeli vendos rihapjen e procesit/ VOA: Mediu ka një rrugë shpëtimi

Politikë

Gërdeci, Apeli vendos rihapjen e procesit/ VOA: Mediu ka një rrugë shpëtimi

Publikuar

-

Mediu arrin marrëveshje me Bashën/ Zbulohet qarku ku do kandidojë

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. “Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, shpjegon Gjykata e Posaçme e Apelit në njoftimin për vendimin e saj.

Shpërthimi në Gërdec, pak kilometra ne Jug të Tiranës, në vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur. Një numër i madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve, u vunë nën akuzë dhe e dënuan në procesin gjyqësor për këtë çështje. Por ish ministri i Mbrojtjes, nuk u gjykua kurrë, ndonëse dhe ndaj tij u zhvilluan hetime. Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila sipas legjislacionit të kohës, ishte kompetente për gjykimin e personave me imunitet.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit në Gërdec.

LEXO EDHE:  Përçarje brenda opozitës?/ Aleati i Bashës: I kam shërbyer gjithmonë të djathtës

Pas 13 vitesh, kërkesa e familjes Durda u mor në konsideratë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila në maj të këtij viti kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor. Në kërkesën e SPAK-ut, drejtuar Gjykatës së Lartë argumentohej se motivi që çoi në vendimin e kësaj gjykate në vitin 2009, nuk ekziston më.

Imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij”, shpjegoi SPAK-u, duke nënvizuar se “ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston”.

Kërkesës së SPAK-ut, për revokimin e vendimit të 2009-ës, Gjykata e Lartë ju përgjigj duke argumentuar se me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që kanë ndodhur, i takon Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendosë. Në korrik, kjo Gjykatë e rrëzoi kërkesën për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj zotit Mediu, duke e konsideruara atë si “të pabazuar në ligj”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Qeveria nuk rrit çmimet”/ Deputeti socialist për krizën ekonomike: Do paraqesim paketë masash

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur rritjen e çmimeve  që u paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e “Fax News”  ai tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e tregut të lirë, ndërsa theksoi se qeveria do të paraqesë një paketë masash për të lehtësuar pasojat e kësaj krize ndaj familjeve dhe shtresave në nevojë në Shqipëri.

“Qeveria ka anonçuar dhe do të paraqesë një paketë masash për situatën që është në vijim e sipër. Kemi parë situatën në Britani, kemi reduktim të furnizimit me gaz të Rusisë drejt Europës që ka rritur çmimet dhe do të ketë pasoja edhe në tregun tonë.



Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet.

LEXO EDHE:  Parlamenti i Maqedonisë i heq imunitetin Gruevskit

LEXO EDHE:  Debate te “Ligjet”/ Alibeaj: Kërkoni të riktheni imunitetin e deputetit  

Nuk është qeveria që ngre çmimet, nuk ka përcaktime për rritje çmimesh, qeveria nuk shet naftë apo ushqime. Qeveria nuk ka lidhje me shitjen është rregulli i tregut që po ndodh. Reshjet e shiut të krijojnë një rezervë të mirë ujore në Shqipëri në mënyrë që të kemi mundësi për ta balancuar me prodhimin vendas. Energjia nga era dhe diellore është duke u punuar, shumë subjekte private janë duke përdorur energjinë diellore kanë marrëveshje me OSHEE që mos paguajnë. Këto biznese kanë lehtësinë për të mos harxhuar nga energjia që blihet.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mban në gojë gratë e botës si “k”, kur ke plot “ k” brenda familjes”/ Deklarata e fortë e Murrizit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Agron  Gjekmarkaj sot në Kuvend.

Ky i fundit i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të largojë nga administrata dhe Akademia e Shkencave punonjësit që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Murrizi shkruan se një kërkesë të tillë Gjekmarkaj duhet ta bënte në Grupin Parlamentar të PD. Sipas tij nëse 140 deputetëve do i kërkohej të shkojnë të marin çertifikatën e pastërtisë së figurës, 30 prej tyre nuk do kishin këllqe.

Ky shtet prej 31 vitesh postkomunizëm është drejtuar vetëm nga ish komunistë, bijtë e tyre dhe ish spiunë të sigurimit. 234 janë në policinë e Shtetit, 73 në SHISH, të tjerë në ushtri e ministri shton Murrizi.

“E pershendes deklaraten e deputetit Gjekmarkaj sot ne Kuvend ku i kerkoi Rames te largoj ish sigurimsat dhe spiunet e tyre nga akademia e shkencave dhe nga administrata e Shteterore

Por do ishte mire qe nje kerkese te tille ta bente ne grupin parlamentar te PD, kerkese te cilen une e kam bere disa here ne vitin 2017 e qe Basha heshte sepse shihte fytyra te nxira e te verdha ne salle

Kembengul Agron dhe do te shohesh qe pothuajse ne çdo qark ke deputet qe kane perveç emrit qe Ti ju therret, edhe emra me iniciale nga ata qe ka botuar dje gazeta afer qeverise

Te rrekomandoj ti hedhesh nje sy librit te Aleksander Meksit “ DHJETOR 90” dhe do shikosh se ish funksionare te ppsh, te rinise komuniste, te frontit demokratik, etj i ke aty ne krahun Tend ne salle e rrotull Teje ne çdo institucion te ketij Vendi

Kerkojua te 140 deputeteve te shkojne te marin çertifikaten e pastertise se figures Agron dhe do shohesh qe rreth 30 “ cope” deputet nuk kane kellqe te shkojne

Kerkoja Bashes Agron qe tua kerkoj Deputeteve te PD dhe do te shohesh qe mbi 17 “ cope” nuk kane kellqe



LEXO EDHE:  Apeli i Fatmir Mediut/ “Lirinë dhe dinjitietin mos e lini në dorë të Edi Ramës”

LEXO EDHE:  Debate te “Ligjet”/ Alibeaj: Kërkoni të riktheni imunitetin e deputetit  

Do te thote ndonje mender demutkrat ne komente qe pse thua qe ka spiune ne PD e jo ne PS

Ne PS e kane per nder kush ka qene sigurims e spiune sigurimi se nostalgjia per rregjimin dhe origjina nga vijne, i ben krenare pse kane qene sigurimsa e ish spiune sigurimi

Po ne PD pse duhet te kete akoma sigurimsa, ish spiune sigurimi, ish komuniste dhe ish funksionare te ppsh e te rinise, frontit, bashkimeve profesionale etj , sot 31 vite neokomunizem????

Sa per ne Shtet ke plot Agron se ky Shtet prej 31 vitesh postkomunizem eshte drejtuar vetem nga ish komuniste, bijte e tyre dhe ish spiune te sigurimit

Ke plot 234 ne policine e Shtetit, ke 73 ne shish, ke ne ushtri, ke tek dsik, ke ne çdo ministri

Madje edhe ai qe leshon çertifikaten e sigurise per Ty Agron apo per çdo Deputet, Minister, President etj, per te gjithe pushtetin gjygjesor per trupin diplomatik Shqiptare e per çdo funksionare te ketij shteti eshte nje ish sigurims nga nahia Jote Agron dhe quhet Mark Ndreca

Prandaj qe te jesh korrekt ne kerkesen tende sot ndaj Rames, duhet qe mese pari te luftosh qe ti largosh nga PD, nga kryesia e PD nga keshilli kombetar, nga grupi yt parlamentare, nga drejtues te degeve te PD e pastaj te gjithe se bashku te luftojme qe te kemi nje Qeveri dhe nje administrate Shteterore pa ish komuniste, pa ish sigurimsa e pa ish spiune sigurmi

Se ndryshe i bie qe te mbash me goje grate e botes si “ k” kur ke plot “ k” brenda familjes“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju që qeshët me mua..”/ Korreshi iu përvishet deputetëve që u shkrinë gazit me fjalimin e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka goditur sërish me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai sërish ka përmenduar gjendjen e mjeruar në spitalin e Lushnjes.



Ai iu është drejtuar deputetëve që qeshën herë e parë me fjalimin e tij, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke iu tërhequr vëmendjen.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetarët të marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, është shprehur Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE