LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“El Clasico” i parë pa Mesin, vendoset orari për përballjen që e sheh e gjithë bota

24 Shtator 2021, 07:29, Sport CNA
“El Clasico” i parë pa Mesin, vendoset orari për

?Camp Nou? do të presë këtë sezon ?El Clasico?-n e parë pa Lionel Mesin. Ylli argjentinas u largua nga Barcelona, duke zbehur kështu disi duelin e zjarrtë që ekziston mes dy gjigantëve spanjollë. Rivaliteti Mesi-Ronaldo e dërgoi klasiken e kampionatit spanjoll në një tjetër nivel, duke bërë që sytë e gjythë botës të ishin mbi ta.

Për këtë arsye La Liga vitet e fundit ka vendosur një orar të ri për zhvillimin e kësaj sfide, në mënyrë që të jepet mundësia për ta ndjekur sa më shumë tifozë anë e mbanë rruzullit tokësor. Sot është konfirmuar se më 24 tetor do të luhet akti i parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që do të zhvillohet në orën 16:15 në ?Camp Nou?.

Lajmet e fundit nga