Connect with Us

A do të kthehen studentët në auditore?/ Universiteti i Mjekësisë merr vendimin

Aktualitet

A do të kthehen studentët në auditore?/ Universiteti i Mjekësisë merr vendimin

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ditën e sotme Universiteti i Mjekësisë ka vendosur që për vitin e ri akademik studentët të kthehen në auditore.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, universiteti ka thksuar se në varësi të situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve nga Komiteti i Ekspertëve do të rishikohen skenarë alternative.

“Të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë! Në mbledhjen e datës 24.09.2021 të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, pas diskutimeve lidhur me fillimin e vitit të ri akademik 2021-2022, sqarojmë se:

Procesi mësimor (leksione, seminare, laboratore, praktikë lëndore/klinike etj) në të gjitha programet e studimit që ofron UMT, për vitin e ri akademik 2021-2022, do të zhvillohet me prezencë në auditor.

Vendimet e Senatit Akademik të UMT-së nr.37, datë 28.4.2020 dhe nr. 70, datë 15.09.2021 (si skenare alternative) do të vihen në funksion në varësi të situatës epidemiologjike dhe vendimeve të Komitetit Teknik i Ekspertëve për pandeminë.

Urojmë shumë suksese këtë fillim viti akademik studentëve që ulen për herë të parë në auditoret tona, të gjithë studentëve të tjerë dhe stafit akademik të UMT-së !”, thuhet në njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish kryeministri Sali Berisha do të thërrasë Kuvendin Kombëtar të PD, pas mbledhjej së firmavë të anëtarësisë.

Deri më tani raportohet se Berisha ka siguruar 1800 nga 1500 firma që i duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Ndërkohë ai ka deklaruar se do të mbledhë dyfishin e tyre.

Gazetari Mustafa Nano, ndërsa ka komentuar këtë situatë ka thënë se ndonëse  Berisha i ka firmat për Kuvendin Kombëtar, ai vetë nuk e di nëse do ishte gjëja e duhur.

Berisha i ka aq firma sa i duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Por ai vetë nuk e di nëse mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të ishte gjëja e duhur që do ti garantonte suksesin, sepse Basha ka premtuar se nuk ka për tu mbledhur Kuvendi Kombëtar për të diskutuar lidhur me ndonjë linjë anti amerikane në PD, kjo gjë ka marrë fund.

Në fund mbetet një ballafaqim në rrugë i të dyja palëve dhe do të ishte për të ardhur keq që një problem i rëndësishëm i PD të zgjidhej në rrugë, me ndërhyrjen e policisë apo me ndërhyrjen e gjykatave.



LEXO EDHE:  Protesta/ Kokëdhima mbështet studentët

LEXO EDHE:  Protesta/ Kokëdhima mbështet studentët

Sepse edhe gjykata në fund mund të kërkojë të luaj një rol, por besoj se do të jenë nën presion sepse nëse marrin një vendim në favor të Bashës do paragjykohen si gjykatat e Edi Ramës që po i shërbejnë pengut të tij Lulzim Basha.

Nëse marrin një vendim në favor të Berishës do akuzohen si gjykata që po nxisin destabilitet në vend.

Do jetë një vendim nën presion, por unë besoj që një gjykatë e mirë do merrte një vendim në favor të Berishës sepse aty janë shkelur rregullat.

Sepse me rregull aty duhet të flisnin forumet në Grupin Parlamentar të PD”, ka thënë Nano për Mcn.

Sipas tij, në fund Berisha do jetë viktimë e të gjitha abuzimeve që ai vetë ka shpikur dhe të tjerët thjeshtë kanë ecur në gjurmët e tij dhe kjo do të ishte finale e bukur për një njeri si ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në kulmin e një krize energjitike të paralajmëruar publikisht nga kryeministri i vendit, KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka aktivizuar dhe po i shërben një kontrate sa abuzive, po aq skandaloze dhe kriminale.

Kjo për faktin se në momentin kur energjia elektrike po shtrenjtohet, kur e gjithë Europa dhe vetë bota ka paralajmëruar një krizë për shkak të rritjes së madhe të çmimit, në Shqipëri KESH-i shkëmben energji duke krijuar një situatë, e cila ka nevojë për një hetim të gjerë, për të zbuluar kush janë inskenuesit e një marrëveshje, vërtetë korruptive, e cila në fund bie si një “çekan” mbi kokën e KESH-it.

Çfarë ka ndodhur

CNA.al ka zbuluar dje se KESH ka aktivizuar një kontratë për shkëmbimin e energjisë elektrike, e cila është në disfavor të kompanisë shtetërore shqiptare. Një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t’ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t’ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

Dhe për këtë sasi energjie, KESH do të marrë edhe një interes të vogël, që duket të jetë i pallogaritshëm.

KESH i jep kompanisë NOA Energy pikërisht edhe ditët e fundit të krizës, sipas një kontrate të miratuar edhe nga Autoriteti i Konkurencës, që është një skandal më vete sepse ka krijuar një situatë monopoliste, sasi energjie prej mijëra megavat.

Zyrtarët e KESH-it e kanë sqaruar këtë fakt, se në momentet kur burimet hidrike janë të mëdha, që të mos derdhet uji prodhohet energji më shumë dhe ajo depozitohet diku jashtë. Ose në orare dhe lëvizje të ndryshme ditore dhe mujore dhe në fund bëhet një llogari vjetore.

Edhe këtu sërish ka një skandal.

E para fillon tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi I energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është “çmendur”. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati.

Dhe kompania NOA Energy merr energji nga KESH dhe e shet. Dhe në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë me një mijë megavat energji, një moment me një çmim tregu nga 300-400 euro për megavat, merr si të ardhura në bazë të çmimit në bursë nga 300 mijë-400 mijë euro.

Këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro. Çka tregon qartazi se sa më i lartë të jetë çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fiton kompania private që merr energji nga KESH-i. Dhe kjo energji i kthehet pas KESH-it me një përllogaritje të thjeshtë, me 1 mijë megavat shumëzim për 0.8 cent që merr KESH. Pra, vetëm 800 euro.

LEXO EDHE:  Studentët e Shkodrës në bojkot/ Sherri i plotë me Rektorin

LEXO EDHE:  Berisha për protestën e studentëve/ Gjenerata e lirisë, jo e kokave të turkut

Në një total, me një llogari të thjeshtë në rast se çmimi do të ishte 300 euro, kompania private do të fitonte 250 mijë euro në një ditë e në rast se do të ishte 400 euro për megavat kompania private do të fitonte deri në 350 mijë euro në ditë.



Kjo ka ndodhur gjatë ditëve të shkuara.

Edhe pse kryeministri në një konferencë shtypi ka paralajmëruar krizë, KESH për shkak të një kontrate korruptive dhe abuzive, kur në skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës, ka vazhduar t’i japë energji elektrike një subjekti privat, në një situatë qartazi monopoliste.

Skema të tilla në KESH kanë ndodhur dhe më parë. Pra, nuk është vetëm kjo e sotmja e cila ka filluar prej marsit, në momentin që është miratuar nga Autoriteti i Konkurencës.

Kontrata është shpallur si zgjidhje për shkak të sasive të tepërta të energjisë që prodhon KESH dhe depozitim të tyre. Por në fakt, për këtë rast për shkak të kësaj krize, apo për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë dhe mungesës së saj në treg nuk kemi të bëjmë me një depozitim energjie, por kemi të bëjmë me një skemë të qartë, ku një kompani private po fiton qindra apo miliona euro në kurriz të një kompanie shtetërore shqiptare.

Shifrat flasin qartë. Kontrata është e shkruar. Dhe ajo që ka ndodhur është se të gjitha palët heshtin.

Zyrtarët e KESH-it e pranojnë kontratën dhe thonë se është një gabim. Dhe skandali, pra që është miratuar nga Autoriteti i Konkurencës. Por, askush nuk vepron. Askush nuk reagon për të zbuluar deri në fund të vërtetën.

CNA.al ka siguruar dhe të tjera dokumente dhe në vijim do të sjellim fakte, të cilat tregojnë qartazi sesi qindra mijëra euro, apo miliona të tjera që mund të forconin financat e KESH, aq më tepër sot në këtë kohë krize, apo nga ana tjetër kjo energji t’iu jepej shqiptarëve në momentin që çmimi duket qartazi që do të rritet për biznesin, aktivizohet një kontratë, i shërbehet asaj, e cila nuk ka asnjë interes, asnjë benefit për publikun, por thjeshtë dhe vetëm i shërben xhepave të disa bizneseve, të cilët rrugës ndoshta mbushin dhe xhepat e zyrtarëve shqiptarë./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Të bashkuar fitojmë”/ Berisha paralajmëron uragan në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja” do të zhvendoset, sot në qytetin e Elbasani. Ish-kryeministri Sali Berisha, disa orë para nisjes së takimit, ka dalë me një mesazh për demokratët.

‘Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një video me një nga takimet e tij të mëhershme.

“Sot në ora 18:00 në Sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit mbahet “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Foto/ Studentët dhe drejtuesit e Ekonomikut dalin me 12 vendime

LEXO EDHE:  Berisha për protestën e studentëve/ Gjenerata e lirisë, jo e kokave të turkut



 

LEXO TE PLOTE