Connect with Us

Zjarr në Topojë të Fierit/ Në flakë dy godina të pabanuara, dyshohet si i qëllimshëm

Aktualitet

Zjarr në Topojë të Fierit/ Në flakë dy godina të pabanuara, dyshohet si i qëllimshëm

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr në Topojë të Fierit. Flakët kanë nisur nga djegia e hamullave pas korrjes së grurit dhe kanë përfshirë dy godina të pabanuara afër fshatit.

Vatra e zjarrit ka nisur në fushën pranë shtëpisë dhe vijon të përparojë në gjithë territorin.

Dyshohet se zjarri nuk ka qenë rastësor, por i qëllimshëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Policia aksion “Blic”, kontrolle të befasishme makinave luksoze

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion “Blic”,  në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, pikërisht aty ku u ekzekutuan disa ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Policia po ushtron kontrolle duke ndalur automjete që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit.



Ende nuk është raportuar për ndonjë person të shoqëruar.

LEXO EDHE:  Mashtruan qytetarët duke u marrë 200 mijë euro/ Arrestohet çifti

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorët

Kujtojmë se vrasja ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u ekzekutuan sapo zbritën nga makina. Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

U helmuan nga alkooli/ 34 viktima në Rusi, dhjetëra të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, që dyshohet të jetë shkaktuar nga alkooli.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhe 24 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale të vendit. Policia ka arrestuar 10 persona deri më tani.



Mësohet se 7 prej personave që po trajtohen në spital janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani i përgjigjet Majlinda Bregut/Duhet mbyllur njëherë e mirë shtegu i “shtázve” që dhunojnë familjet e tyre

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 64 kg kanabis/ Në kërkim poseduesi

Mijëra shishe alkool të dyshuara janë sekuestruar në dyqanet dhe magazinat në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol vdekjeprurës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nënsekretarja amerikane e Shtetit vizitë në Moskë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland të vizitojë këtë vend për bisedime, pavarësisht se e kishte futur më parë atë në listën e zezë.

Moska bëri të ditur të dielën se ky vendim vjen pasi Uashingtoni ra dakord të heqë kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj një shtetasi rus.

Zyrtarja amerikane pritet të vizitojë Moskën nga 11 deri më 13 tetor, vizitë që ndodh në një kohë kur marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë tejet të tendosura. Departamenti i Shtetit tha se ajo do të takohet me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar çështje dypakëshe, rajonale e globale.



“Ajo (Victoria Nuland) ishte në listat tona të sanksioneve, që do të thotë se nuk mund të futej në Rusi”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke iu referuar komenteve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. “Ata (Uashingtoni) kishin të përfshirë rusë dhe ekspertë të politikës së jashtme në listat e tyre të sanksioneve. Pra në këtë rast çështja u zgjidh mbi baza pariteti. Po, ajo do të vizitojë Rusinë”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Zjarr në Dhërmi/ Rrezikohen banesat dhe bizneset

LEXO EDHE:  Mashtruan qytetarët duke u marrë 200 mijë euro/ Arrestohet çifti

Më pas zonja Zakhrova sqaroi për radion “Govorit Moskva” se SHBA kishte hequr nga lista e sanksioneve një shtetas rus. Por ajo nuk dha detaje rreth identitetit të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit arritën në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë. Marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe për një sërë çështjesh të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE