Connect with Us

Xho Bajden po e shpërbën NATO-n

Politikë

Xho Bajden po e shpërbën NATO-n

Publikuar

-

cna lajme blog

Nga Dominic Green “The Spectator”

Formimi i aleancës ushtarake Australi-Britani e Madhe-SHBA (AUKUS) në Paqësor tregon se gjithçka që Donald Trump mund të thotë, mund të realizohet nga Xho Bajden. Problemi është se Bajden nuk po e dhe aq mirë këtë.

Administrata e presidentit aktual, ashtu si edhe ajo e Trumpit më parë, është e përkushtuar të ndërtojë aleancat e saj në Paqësor, duke mbështetur njëherazi edhe NATO-n. Megjithatë në Australi, ashtu si edhe në Afganistan, ekipi i Bajden po bën pikërisht atë për të cilën akuzonte dikur Trump:po anulon detyrimet tashmë të shkelura të NATO-s, pa pasur ndërkohë asnjë ide të qartë se çfarë mund ta zëvendësojë atë.

Është detyra e qeverisë t’i mbajë në punë punëtorët amerikanë, të nënshkruajë kontrata për eksportet amerikane, dhe të sigurojë interesat e Amerikës jashtë shtetit. Për dy të parat Bajden duhet vlerësuar për faktin se mbajti parasysh vizionin e Trump.

Por marrëveshja mbi krijimin e aleancës AUKUS bie ndesh me pikën e tretë. Dhe kjo gjë ka gjasa t`i dobësojë interesat e jashtme të Amerikës. Sa kaq, Presidenti francez Emanuel Makron i është kundërpërgjigjur Australisë,që shkëmbeu një marrëveshje për nëndetëset me naftë të prodhuara në Francë me një pakt tjetër për nëndetëset bërthamore të prodhuara nga Amerika, duke e trajtuar SHBA-në si një vend armik.

Ambasadori francez në Uashington është “tërhequr për konsultime”. Ndërkohë Ministri i Jashtëm francez e ka akuzuar SHBA -në për një “goditje pas shpine”. Francezët kanë një fjalë për këtë:pique. Makron është tërbuar nga inati.

Franca dhe Australia arritën në vitin2016 një marrëveshje prej 90 miliardë dollarësh.

Pastaj kompania franceze “Naval Group” kishte mbetur prapa me punimet dhe kostot e nëndetëseve i kishin tejkaluar parashikimet. Në biznesin e luftës, gjithçka është e lejueshme.

Reagimi i Makron tregon se australianët kishin të drejtë ta anulonin kontratën e tyre për blerjen e nëndetëseve franceze me naftë. Pasi ajo konfirmon se Franca është tipike në sjelljen e saj, dhe se ajo do të detyrohet të përplaset herë pas here me anglo-saksonët.

Kjo është ajo që dikton historia dhe gjeografia, dy lëndë të cilat kanë dalë disi jashtë mode në botën tonë dixhitale, por që mbeten në zemër të çështjeve botërore.

Madje një sjellje e tillë e ashpër, mund të jetë në interesin e Francës.

Francezët kanë një civilizim të veçantë, dhe një nga tiparet e tij dalluese është krejtësisht i ndryshme nga qytetërimi anglez. Një ndryshim aq i qartë në sytë e francezëve, saqë shumica e tyre do qeshin tani me idenë e “civilizimit anglez”, ashtu siç mund të bënin edhe me konceptin e “komedisë gjermane” apo “përgjegjshmërisë së italianëve”.

LEXO EDHE:  6 vjet anëtar të NATO-s, Rama: Mirënjohje anëtarëve të Aleancës

Megjithatë francezët nuk tallen me konceptin e globalizimit të qytetërimit anglez.

Anglezët u përhapën në të gjithë globin gjatë epokës së perandorive, dhe rezultati është gjiganti i fjetur që ne e quajmë Anglosferë. Popujt anglishtfolës ndajnë një të kaluar të përbashkët, një gjuhë të përbashkët dhe sisteme të ngjashme juridike.

Ata ndajnë lidhje familjare, dhe disa prej tyre edhe një monark të përbashkët. Lidhjet familjare kanë shumë rëndësi kur krijohen aleanca në fushën e mbrojtjes. Franca ka lidhje të ngjashme me atë që e quan  Frankofoni, dhe disa prej tyre ndodhen në zonën e Paqësorit.

Kur policët e trafikut në Tahitit të pajisen me armë bërthamorë, atëherë ne mund të presim që kompanitë franceze të fitojnë kontrata të tilla.

Ndërkohë, ashtu si me zemërimin e Francës, kthesa e Australisë tek aleatët e saj më të afërt ushtarakë, SHBA-ja dhe Britania, tregon rishfaqjen në skenën gjeopolitike të historisë dhe gjeografisë.

Problemi për Francën, por edhe për NATO-n dhe SHBA-në, është se historia dhe gjeografia po shfaqen gjithashtu në pragun e Francës. Rusia nuk ka pasur një ndikim aq të madh mbi Evropën Perëndimore që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Gjermania, partnerja e Francës në BE, po anon drejt Rusisë.

Britania e Madhe, nuk është më partnerja e askujt në Evropë.

Themelet e aleancës atlantike dhe krahut të Evropës Perëndimore të NATO-s, janë më të dobëta se kurrë ndonjëherë.

Përbuzja me të cilën ekipi i Xho Bajden i trajtoi aleatët e tij gjatë tërheqjes nga Afganistani, u tregoi evropianët se ata janë vetëm.

Ndërsa Trump u kërkoi thjesht që evropianët të mbështesnin NATO-n duke shpenzuar pjesën e tyre të premtuar, Bajden ka treguar se SHBA-së nuk i intereson aspak kjo çështje. Rezultati është përçarja dhe kaosi midis anëtarëve më të mëdhenj të Evropës në NATO,  probleme të cilat administrata Bajden i ka përkeqësuar në mënyrë dramatike, të cilat po i përkeqëson në një mënyrë edhe më dramatike Emanuel Macron.

Britanikëve u pëlqen të thonë se ata fituan “pa dashje”një perandori të madhe. Asnjë president nuk është i hutuar sa Xho Bajden. Dhe kjo është mënyra se si ndërkohë që po ndërton aleancat e saj në Paqësor, SHBA po e humbet NATO-n./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!



LEXO EDHE:  Mijëra bjellorusë dalin në protesta, megjithë paralajmërimin e ushtrisë

LEXO EDHE:  12 vjetori nga hyrja në NATO/ Ambasadorja Kim: SHBA krenar që ka si aleat Shqipërinë

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  12 vjetori nga hyrja në NATO/ Ambasadorja Kim: SHBA krenar që ka si aleat Shqipërinë

LEXO EDHE:  Si mund të mbrojë BE kufijtë e jashtëm?



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Vetë Franca përgjon miq dhe armiq, atëherë pse zemërohet Emmanuel Macron?

LEXO EDHE:  Anëtarësimi në NATO/ Jolevski: Maqedonia ka përmbushur kushtet që prej 2008-ës

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE