Connect with Us

VIDEO/ Napoli nuk fal ndaj Sampit, Lazio “paqe” në Torino

Sport

VIDEO/ Napoli nuk fal ndaj Sampit, Lazio “paqe” në Torino

Publikuar

-

Napoli ia ka dalë të marrë një fitore jetike në transfertë me shifrat 0-4 ndaj Sampdorias. Në pjesën e parë shënuan Osimhen dhe Ruiz, ndërsa në të dytën Osmihen bën të dytin personal, sakaq kishte kohë edhe për Zielinski.

Torino-Lazio u mbyll 1-1. Për të parë golin e e parë na duhej të prisnim deri çerek ore para fundit, kur Pjaca merr një pasim nga Singo dhe shënon. Immobile barazoi në limite me penallti. Rezultat negativ ky për lacialët, të cilëve s’u mbetet gjë tjetër veçse të shikojnë përpara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Lajme të mira për Milanin, po rikthehet Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Menja ka dalë nga klinika ku kreu operacionin në kyç, teksa skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Veronës e programuar për në orën 20:45. Në fushë me grupin janë parë, tashmë ish të dëmtuarit, Rade Kruniç dhe Zlatan Ibrahimoviç. Dyshja ka kryer të plotë punën me ekipin ashtu si edhe Kalabria që në kombëtare ankoi një problem të natyrës muskulore.

Boshnjaku dhe suedezi vështirë të grumbullohen nesër, teksa mbrojtësi do të jetë rregullisht në fushë. Ndërkohë, në infermieri vijojnë të qëndrojnë Florenci dhe Bakajoko. Italiani është në fazën e riaftësimit, kështu që mesfushori francez ka nisur të punojë i vetëm, arsye për të cilën edhe rikthimi i tij në dispozicion të trajnerit nuk do të vonojë.

Problemi madhor i Milanit në këto momente është porta, por nuk mund të neglizhohen vështirësitë në prapavijë që shkakton mungesa e Teo Hernandezit që dy ditë më parë rezultoi pozitiv ndaj Covid-19-ës. Në këto kushte, Stefano Pioli thuhet se po përgatit revolucionin e radhës.



Pier Kalulu do të promovohet titullar në të djathtë të mbrojtjes me Kalabrian që do të zhvendoset në korsinë e kundërt. Vendim i detyruar ky për trajnerin i cili nuk mund të mbështetet tek i dëmtuari Florenci, teksa duket se nuk i beson as Balo-Turesë i cili në verë u afruar me statusin e zëvendës-Hernandezit. Senegalezi ka zhgënjyer në 112 minutat që ka zbritur në fushë duke shkaktuar një efekt zinxhir të cilin do ta shohim nesër kur Milani të presë Veronën në “San Siro”.

Nuk kemi të bëjmë me një revolucion të mirëfilltë, megjithatë, në dy vitet e fundit eksperimentet pioliane nuk kanë munduar. 10 muaj më parë, me ekipin e gjymtuar nga dëmtimet dhe COVID-i, 55-vjeçari propozoi në mesfushë Kalabrian, i cili ia shpërbleu me gol. Më pas, erdhi radha e Kastijehos që u rreshtua si pykë ndaj Junajtid. Edhe sivjet eksperimentet e Piolit nuk kanë munguar. I pari ishte ai i Tomorit i cili për 35 minuta luajti si mbrojtës i djathtë kundër Juventusit, teksa Rebiçi si pykë nuk ishte risi, pavarësisht se këtë herë shënoi më shumë sesa në provat e mëparshme në majën e sulmit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ironizon Edi Martini: Sa shpejt iu shëruan Tiranës futbollistët me COVID-19…

Publikuar

-

Nga

Teuta do të përballet ndaj Tiranës në këtë javë të Superiores që rikthehet pas pushimit të Kombëtareve. Por në kohën kur Shqipëria po zbriste në fushën e lojës, te bardheblutë plasën rastet me COVID-19. Në konferencën për shtyp, trajneri Martini ka ironizuar Tiranën sipas raportimit të “Supersport” për kthimin e futbollistëve.



“Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Kovidin. Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Kovidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanovicin me Kovid dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Kovidin në këto momenti”, tha Martini.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memelli: Këtë vit jemi më të kompletuar se sezonin që shkoi

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë duke hedhur një hap të parë në një prej objektivave sezonalë. Bardhekuqtë tashmë gjithçka e kanë të përqendruar te kampionati ku do të përballen me Kastriotin në një ndeshje të vështirë transferte. Për Memellin, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ndeshja është e një vështirësie të veçantë, por jo një finale e parakohshme për fundin e tabelës, objektiv që trajneri bardhekuq nuk e çon në mend.

Memelli, e kaluat pa probleme Tërbunin dhe tani jeni në turin tjetër?

Ishte një ndeshje që ne duhet ta kalonim me lehtësi në raport me cilësitë që kemi në skuadër dhe kështu ia dolëm. Jemi në turin tjetër tani dhe gjithçka është e fokusuar te ndeshja e radhës. Ishte turi i parë i kupës dhe sigurisht që për ne ishte detyrim kalimi. Tani shohim para dhe marrim hapat një e nga një.

Pas miqësores dhe ndeshjes së kupës ku keni provuar shumë elementë, keni një ide më të saktë se çfarë ekipi keni në dispozicion?

Patëm mundësinë të provonim elementët që nuk kanë pasur shumë minuta, megjithëse kam marrë sinjale pozitive e them me përgjegjshmëri se ky nuk është testi i duhur për të marrë përgjigje për lojtarët që duhet të shihen në një tjetër nivel. Gjithsesi, ne do të shohim përpara dhe do t’i marrim ndeshjet një e nga një duke pasur mundësinë të përdorim të gjithë ata që kanë për të dhënë te ky ekip.



Pra, mund të themi se ekipi është më i kompletuar?

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit kemi 22 lojtarë që janë gati për të luajtur në çdo ndeshje dhe që mund të na ndihmojnë shumë në kampionat dhe kupë përgjatë gjithë sezonit. Të mos harrojmë se një sezon më parë kishim vështirësi me zëvendësimet. Tani jemi disi më të qetë dhe konkurrenca në ekip është më e madhe, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar te çdo ndeshje vetëm kështu ia dalim.

Braziliani Moraesh është përforcimi i fundit i Skënderbeut. Si e keni parë lojtarin këto ditë?

Është një lojtar me vlera dhe që e njeh mirë kampionatin. Do të na ndihmojë shumë veçanërisht në fazën sulmuese pasi ka cilësi. Duhet të presim për të ardhur në formën më të mirë të mundshme, pasi të kemi parasysh se ka një periudhë të gjatë pa impenjim rreth katër muaj. Gjithsesi, mbetet një lojtar cilësor që do të jetë një plus për ne. Këtë javë luani me Kastriotin. Një finale e parakohshme për objektivin minimal apo një ndeshje radhe? Nuk e shoh si një ndeshje direkte përballjen me Kastriotin, por si një ndeshje radhe. Është një takim si gjithë të tjerët dhe duhet të mësohemi me faktin që këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta. Jemi të bindur se do të bëjmë mirë dhe do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje.

LEXO TE PLOTE