Connect with Us

VIDEO/ Hyrje në fushë dhe sherr me tifozët kundërshtarë, dhuna në Francë nuk ka të ndalur

Sport

VIDEO/ Hyrje në fushë dhe sherr me tifozët kundërshtarë, dhuna në Francë nuk ka të ndalur

Publikuar

-

Hyrja e tifozëve në fushë dhe përplasjet mes tifozerive në Francë nuk kanë fund. Që nga nisja e sezonit janë rregjistruar dy incidente, Marseille-Nice dhe Lens-Lille pak ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur edhe dy incidente të tilla me tifozët që u futën në fushë dhe u përleshen me tifozërinë kundërshtare duke e çuar në 4 numrin e ngjarëve të tilla në pak javë nga sezoni i ri.

Ngjarja e parë ndodhi në ndeshjen Angers-Marseille dhe mediat në Francë zbulojnë një provikim nga tifozëria vendasi bëri që tifozët e Marseille të futen në fushë e më pas të përleshin me njëri-tjetrin. Pas disa minutash tensioni, gjithçka u kthye në normalitet.

Ngjarja tjetër ndodhi në ndeshjen Metz-PSG-ja e mbyllur me rezultatin 1-2. Një numër I vogël i skuadrës se Metz u futën në fushë pas vërshëllimës së gjyqtarit pasi ishin të irritur me humbjen e skuadrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Ronaldon s’e mbajnë nervat, figurë e keqe në derbin e Anglisë

Publikuar

-

Nga

Figurë e keqe për Cristiano Ronaldon në Manchester-Liverpool, me yllin portugez që nuk mundi ta fshehë nervozizmin dhe irritimin në një sfidë poshtëruese për skuadrën e tij. Ishte ndeshja më e pritur në Angli dhe mbi të gjitha një klasike e madhe në një të dielë që propozoi supersfida në cdo cep të Europës, por sfida zhgënjeu pritshmëritë e United pasi manifestoi superioritetin e të kuqve që fituan 5-0, në një takim ku nuk pati garë dhe këtë e vërteton edhe fakti se pjesa e parë përfundoi 4-0 për skuadrën e Jurgen Klopp.

Liverpooli pasi kaloi në avantazh me Keitan që në minutën e pestë, thelloi diferencën me Diogo Jota dhe Salah, gjatë kësaj kohe një ndër yjet që pritej të shkëlqenin, Cristiano Ronaldo u pa shumë pak, dhe në shtesën e pjesës së parë u vu në dukje, por me një veprim aspak të denjë për të. Kur ishte duke luftuar për një top me Jones, Ronaldo fillimisht bëri një faull të pastër dhe më pas, kur kundërshtari ishte në tokë, e goditi dy herë me shkelm, një faull reagimi ky që pasqyron gjithë irritimin dhe furstracionin e Ronaldos, edhe pse i kushtoi vetëm një karton të verdhë për sa i përket aspektit teknik.



Edhe pse momenti është i vështirë, gjithsesi Ronaldo nuk dorëzohet, përkundrazi. Pas sfidës portugezi reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale në një postim në të cilin shkruan.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë hesapi nuk është ai që duam. Dhe kjo është tek ne, vetëm tek ne, sepse askush tjetër nuk ka faj. Tifozët tanë ishin, edhe një herë, të mrekullueshëm në mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë, dhe na takon neve ta dorëzojmë. Koha është tani!”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Plas te Legia me lojtarët shqiptarë/ Çelhaka dënohet se refuzon të luajë me të rinjtë, hiqet Kastrati se prish atmosferën

Publikuar

-

Nga

Transferimi i lojtarëve tanë në kampionatet europiane ka qenë gjithmonë një burim krenarie për tifozët shqiptarë. Rastet kur futbollistë të talentuar shqiptarë kanë bërë hapin cilësor në karrierën e tyre janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, por sa të aftë kanë qenë për ta rrëmbyer shansin e jetës me të dyja duart lë vend për diskutim. Shpesh herë kemi parë që transferime të tilla të rezultojnë thjesht një “flluskë”, e cila shpejt shpërbëhet.

Çelhaka ishte rasti më i freskët se si një talent mund të kapërcejë në arenën europine nga kampionati shqiptar. Ish-mesfushori i Tiranës u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Polonisë, Legias së Varshavës, por nuk kalojnë shumë javë për të lindur konfliktet e para.

 

Plas te Legia me lojtarët shqiptarë/ Çelhaka dënohet se refuzon të luajë me të rinjtë, trajneri i Legias heq dhe Kastratin se prish atmosferën

 0

Nga Halit Delibashi

Transferimi i lojtarëve tanë në kampionatet europiane ka qenë gjithmonë një burim krenarie për tifozët shqiptarë. Rastet kur futbollistë të talentuar shqiptarë kanë bërë hapin cilësor në karrierën e tyre janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, por sa të aftë kanë qenë për ta rrëmbyer shansin e jetës me të dyja duart lë vend për diskutim. Shpesh herë kemi parë që transferime të tilla të rezultojnë thjesht një “flluskë”, e cila shpejt shpërbëhet.



Çelhaka ishte rasti më i freskët se si një talent mund të kapërcejë në arenën europine nga kampionati shqiptar. Ish-mesfushori i Tiranës u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Polonisë, Legias së Varshavës, por nuk kalojnë shumë javë për të lindur konfliktet e para.

Mungesa e emrit të tij dhe të Kastratit në listën e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmjes së të dielës ngritën shumë pikëpyetje dhe përgjigjen e jep “Meczyki.pl”. Jurgen Çelhaka është rebeluar përballë trajnerit, teksa ka thyer urdhërat e tij për t’ju bashkuar ekipit të dytë në ndeshjen që u luajt të shtunën. Një veprim i tillë ka lënë një shije të hidhur për Michnieëicz-in, i cili ka treguar menjëherë autoritetin e tij dhe e ka lënë 20-vjeçarin në shtëpi për takimin e radhës.

Situata në dhomën e zhveshjes te Legia duket të jetë e nxehtë, teksa përpos Çelhkaës, edhe Kastrati, Johansson e Rose nuk janë përfshirë në listën e trajnerit polak. Vendimi është marrë një ditë para ndeshjes, pasi siç raportohet nga burime brenda skuadrës, këta tre lojtarë prishin atmosferën në dhomën e zhveshjes dhe nuk luajnë për të njëjtin qëllim si klubi. Në këto kushte Michnieëicz ka parapëlqyerë të shkojë në stadium me vetëm 5 alternativa në stol, duke u dhënë kështu një “shuplakë” Kastratit, Çelhakës, Joahansson-it dhe Rose-t. A do të ketë përshkallëzim në Varshavë apo mësime të nxjerra prej mesazhit të trajnerit? Përgjigjen do e japë koha.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Moment i errët për mbrojtësin e kombëtares, ja çfarë bën Mourinho me të

Publikuar

-

Nga

Moment jo për Marash Kumbullën te Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon periudhën e tij më të errët që kur është bërë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajsh. Për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në humbjen tenistike 6-1 ndaj Bodo Glimt në Conference League të enjten, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e trajnerit Jose Mourinho për supersfidën ndaj Napolit duke u dërguar në tribunë nga trajneri bashkë me emra të tjerë si Diaëara apo Borja Mayoral e Reynolds.



Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për Kumbullën me Romën pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende ndërkohë që është aktivizuar vetëm në sfidat e grupeve të Conference League, por për shkak të asaj figure të keqe të Romës në Norvegji, Kumbulla ka qenë një nga 4 lojtarët që e kanë pësuar më keq nga trajneri Jose Mourinho dhe për të fituar sërish besimin e trajnerit të verdhekuqëve, mbrojtësi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë tashmë aq sa që tani kanë nisur të qarkullojnë hipotezat e para për një largim të shqiptarit në merkaton e janarit nga kryeqytetasit. Një sezon më parë me portugezin tjetër Paulo Fonseca në stol Kumbulla ishte një titullar fiks te Roma me 21-vjeçarin që u aktivizua në 28 ndeshje me verdhekuqtë në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola, një në Serie A dhe një tjetër në Europa League.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
VIDEO/ Spektakolar Muçi, talenti shqiptar realizon supergol me Legian

Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe...

LAJM I FUNDIT/ Incidentet në “Air Albania” me Poloninë, vjen dënimi nga FIFA për Shqipërinë

Pas incidenteve të sfidës në Shqipëri-Poloni e cila u luajt në stadiumin “AIR Albania”, Komiteti Disiplinor në FIFA ka marrë vendimin se FSHF gjobitet me...