LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës

23 Shtator 2021, 09:02, Politikë CNA
Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur me tone mjaft të forta sot në seancën e Kuvendit, duke kundërshtuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online.

Ajo ju drejtua mazhorancës, duke deklaruar se ?nuk keni fuqi t?i mbyllni gojën Opozitës?.

?Shkelqësia juaj ishit ngjitur në Opera dhe pa maska. Fëmijët po shkojnë në shkollë, autobusët janë plot.

Nuk keni fuqi të mbyllni zërin e opozitës dhe të cënoni të drejtën e qytetarëve për transparencë.

Kërkoni ti mbyllni gojën Opozitës dhe të mos kemi transparencë.

Këtu në Parlament i keni ngjitur deputetët. Dhe e vënë maskën, hë se po bëjmë foto.

E kuptoj që do merrni vendime politike që cënon çdo të drejtë të opozitës.

Në dy vite ka pasur mungesë transparence. Por, në tetë vite është shkelur çdo e drejtë. Nuk mund të vazhdoni ta bëni këtë?-deklaroi Jorida Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga