Connect with Us

Shpëtoi Lazion nga humbja, Muriqi: Tani mendjen te derbi

Seria A

Shpëtoi Lazion nga humbja, Muriqi: Tani mendjen te derbi

Publikuar

-

Vedat Muriqi ishte protagonisti i barazimit të sotëm të Lacios ndaj Torinos. Sulmuesi i Kosovës ishte ai që fitoi penalltinë e minutave të fundit, të transformuar nga Imobile për rezultatin 1-1 të sfidës.

Një frymëmarrje për skuadrën që evitoi humbjen, por gjithsesi një peng i madh pasi Lacio sheh t’i largohen skuadrat me pretendime për kreun. “Torino luajti në mënyrë shumë agresive. Por e dinim që do të përballonim një ndeshje të vështirë. I kemi merituar pikët e fituara në minutën e fundit dhe jemi të lumtur pasi një pikë është më mirë se asgjë”, tha ai pas sfidës.

“Tani mendja duhet të kthehet nga derbi, duhet të rikuperojmë pak energji, por po punojmë mirë në këtë aspekt dhe mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin brenda ekipit. Jemi të përqendruar te sfida me Romën.

Nuk luajmë me topin në ajër dhe unë mundohem të ndihmoj shokët e mi edhe duke luajtur 5 apo 10 minuta pasi dua të jap gjithçka për këtë klub. Lacio është një skuadër që nuk mund të kënaqet me një pikë. Por siç e kam thënë në fillim, ajo është më mirë se asgjë. Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë për të fituar ndeshjen e radhës”, tha Muriqi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Shpërthen Bonuçi: Tani po luajmë si skuadër, u lodhëm duke shërbyer vetëm për Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Leonardo Bonuçi luajti dje ndeshjen e tij të 100-të në kupat e Europës me Juventusin, një shifër jubilare kjo e shoqëruar edhe me një fitore sa të vuajtur, aq edhe të rëndësishme, siç komentoi vetë mbrojtësi bardhezi në mikrofonat e “SKY”.

“Ishte e fortë, një natë shumë e gjatë, sepse Zeniti sa herë që humbte topin grupohej sërish me shumë lojtarë në zonën e tij. Prandaj, merita për një fitore të tillë është e të gjithë skuadrës, pasi siç dallohet qartë kemi gjetur dëshirën për të vuajtur, për të qenë të durueshëm dhe për të luajtur më në fund si një skuadër.



Çfarë do të thotë skuadër? Në sezonet e fundit kishim humbur karakteristikat e stilit juventin. Luanim të gjithë për të vënë në shërbim një kampion si Ronaldo me shpresën që duhej t’i zgjidhte ai të gjitha takimet. Por futbolli nuk luhet për një individ, por kërkon sakrificë dhe përulësi nga të gjitha, siç tregojnë këto katër suksese radhazi nga 1-0.

Në Champions dukemi dominues? Përqendrimi në Europë ka qenë më i madh për ne, por tani duhet të mendojmë t’i karikojmë bateritë, pasi të dielën na pret një sfidë e madhe me Interin”, deklaroi Bonuçi

LEXO TE PLOTE

Seria A

Laps dhe letër, ja pse Milani beson ende te kualifikimi

Publikuar

-

Nga

Me 9 pikë ende në valle dhe rivalët më të afërt në 4 pikë distancë, Milani nuk e ka të pamundur kualifikimin. Aq më tepër që ka edhe dy përballje direkt për të luajtur me Atletikon e Porton, teksa kusht thelbësor është edhe një rezultat me Liverpulin në ndeshjen e fundit për Grupin B.

Mori llogarish, por edhe prakticitet. Gjithçka do të rinisë pas dy javësh (3 nëntor) kur portugezët të kthejnë vizitën në “San Siro”. Ibra me shokë do të tentojnë pikët e para me një sy nga “Anfield Road” ku do të shpresohet për një tjetër disfatë të Atletikos. Një fitore në shtëpi do të kishte shumë domethënie për “Djallin” që më 24 nëntor do të fluturojë drejt Madridit ku do të nevojiten të tjera pikë.



Vetëm duke dalë me kokën lart nga dy sfidat e radhës në Champions, kuqezinjtë mund të synojnë mrekullinë ndaj Liverpulit në Milano duke realizuar një rikthim të denjë për filma. Gjithçka mbetet në teori, teksa për ndeshjen e fundit do të nevojiten lajme të mira edhe nga Oporto ku do të përballen vendësit me ekipin e Simeones.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Publikuar

-

Nga

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.

LEXO TE PLOTE