LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat/ Ja sa të ardhura dhe shpenzime kanë deklaruar PS dhe PD për fushatën elektorale

23 Shtator 2021, 20:15, Aktualitet CNA
Shifrat/ Ja sa të ardhura dhe shpenzime kanë deklaruar PS dhe PD

Paratë që shpenzohet nga një parti politike gjatë fushatës elektorale është një indikator që tregon shumë për parimet e politikanëve të kësaj partie dhe strategjinë që ata do të përdorin nëse vijnë në pushtet.

Sipas grafikëve të të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD, duket se çdo gjë shkon në rregull dhe sasia e të ardhurave të gjeneruara nga partitë politikë gjatë një viti është në gjendje të përgjigjet për shpenzimet e kësaj partie për fushatën elektorale.

Sidoqoftë, kjo është thjesht në pamje të parë. Nëse shohim më afër, këto parti kanë një mungesë të theksuar të deklarimit të burimeve të të ardhurave të tyre si dhe shpenzimeve.
Sipas deklarimeve të PS, gjatë vitit 2021, kjo parti gjenerojë fonde me vlerën 176 538 087 lekë (120 711 337 lekë të krijuara nga vetë partia dhe 55 826 750 lekë nga fonde publike).

Për sa i përket fushatës së vitit 2021, PS ka deklaruar se ka shpenzuar një total prej 172 046 612 lëkësh ndërsa PD një total prej 47 625 660 lekësh.

Mungesa e publikimit të raporteve dhe transparencës në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike vazhdojnë të jenë disa nga arsyet kryesore të nivelit të lartë të korrupsionit në vend, që i lejon këto parti dhe drejtuesit e tyre, të mos japin llogari për burimin e të ardhurave të tyre apo adresën se ku këto të ardhura shpenzohen./euronews

 

Lajmet e fundit nga