LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme

23 Shtator 2021, 17:15, Sociale CNA
Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e

Eksperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se punësimi informal dhe deklarimi i ulët i pagave ka dëmtuar skemën e pensioneve në Shqipëri.

?Përgjatë viteve të tranzicionin qoftë për shkak të punësimit informal, dhe fshehja e të punësuarave për të paguar kontribute si dhe për nën raportimeve pagave që bëhen në ekonomi, sigurisht kjo dëmton jo vetëm financat publike të vendit, por edhe në veçanti skemat e pensioneve në Shqipëri?, tha ai.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjysma e parave që shpërndahen për pensionistët sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor, duke dëshmuar se skemat aktuale nuk janë efektive.

?Kjo është arsyeja, që në mënyrë të vazhdueshme, përveç fondeve që sigurohen nga kontributet, pothuajse gjysmat e parave që shpërndahen për pensionistët janë nga taksat që sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor?, theksoi Xhepa.

Eksperti thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme, ndërsa këtë e lidh edhe me faktorët demografikë dhe me tkurrjen e tregut të punës.

?Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka alokuar 15 miliardë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore për të mbuluar pagesat e pensioneve. Nëse ne vazhdojmë më këto ritme, duke marrë parasysh edhe trendet demokratike të përkeqësuar, që nënkuptojnë një ndryshim të raporteve midis kontribuuesve në sistem dhe përfituesve, pra plakja e popullsisë në vazhdimësi dhe tkurrja e tregut të punës, sigurisht që skema e pensioneve në Shqipëri do thosha është tmerrësisht e paqëndrueshme?, shtoi Xhepa.

Sipas tij, reformat që janë bërë vitet e fundit përkatësisht; rritja e moshës së pensioneve dhe shtimi i vlerës së kontributeve nuk kanë arritur dot të përmirësojnë skemën e pensioneve. Bazuar në këto tregues, z. Xhepa thotë se tani është koha të aplikohen reforma të tjera.

?Reformat që janë bërë gjatë viteve të fundit, pra zgjatja e moshës së pensionit, rritja e barrës së kontributeve nuk do të arrijnë dot ta shëndoshin skemën e pensioneve. Nevoja për të menduar për reforma të tjera është më se e nevojshme se kurrë. Me rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është punuar në mënyrë serioze?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga