Connect with Us

Përmbyset trajleri në aksin Kavajë-Durrës/ Policia jep njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Përmbyset trajleri në aksin Kavajë-Durrës/ Policia jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Aksi rrugor Kavajë-Durrës është përballur pasditen e sotme me një trafik të dendur.

Një trajler i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, vetëm materiale.

Policia ka kërkuar nga drejtuesit automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative, pasi për ta lëvizur trajlerin nga rruga duhet kohë.

“Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Denoncim-Ngatërresat Legalizim-Kadastër/ Kaosi me të cilin po përballen qytetarët

Publikuar

-

Nga

E-Albania është projektuar nga kupola e korrupsionit, për të çliruar nga përgjegjësitë burokracinë e korruptuar që nuk interpreton siç duhet dokumentacionet, të cilat përgatiten enkas me mangësi dhe me gabime, në menyrë që ato dokumente si psh: dokumentet e pronësisë, shtëpi, apo apartament, të konsiderohen si diçka që kanë me se të merren gjithmonë nëpunësit e atyre zyrave dhe nënzyrave institucionale, për të “justifikuar” rrogën.

Kështu, E-Albania i vjen në ndihmë këtyre nëpunësve, duke mos iu lënë asnjë lloj përgjegjesie, për dokumentet e përgatitura qëllimisht me gabime dhe me mangësi verifikimesh apo rilevimesh nga grupet e terrenit.

Ka nje mungesë logjike këtu: Vilave që janë ndërtuar pa leje, por që jane bërë me projekt edhe ato, iu kanë dërguar ekip verifikues për planimetritë dhe sipërfaqet në vend. Ndërsa për pallatet që kanë bërë pa leje firmat, u besohet skicave planimetrike të firmës.

Verifikimin nuk i takon firmës apo “individit firmë” që ta bëjë, por kadastrës. Kadastra duhet të pajisë me planimetri, çdo pronar apartamenti, njësoj si dikur zyrat e shitjes pajisnin me planimetri, bashkangjitur me dokumentacionin e pronës me interpretimin e projektit; keshtu dhe kadastra duhet të plotesojë me të dhenat faktike bazuar në matjet kadastrale të cilat mungojnë dhe që unë i bera vetë.

Denoncim ndaj institucionit të Agjencisë së Kadastrës.

Deri në Rinas është shumë rrugë e gjatë për t’u ankuar. Nëse do kërkonin të mblidhnin të gjitha agjencitë e rretheve në Rinas, këtë gjë do e ënderronin një grusht te korruptuarish që kërkojnë të vjedhin më kollaj para nga gjithë Shqipëria.

Një “institucion familjar”, ku “pjesëtarë të asaj familjeje” e qeverisin në këtë menyrë që prej kohës së Shabës. Ndryshojnë pushtetet, por jo logjika e mbrapshtë institucionale. Kanë krijuar një hendek me interpretime të ndryshme midis legalizimeve dhe kadastrës, në mënyrë që t’i hapin rrugë pazareve të burokratëve dhe seksereve që dokumentacionet i mbyllin nëpër sirtare duke mbajtur peng zgjidhjet e duhura dhe për ngatërresat me dashje, të dyja keto zyra me nënzyrat e tyre brenda të njëjtit institucion, i lënë përgjegjësine njëra-tjetres, pa zgjidhur punë siç duhet, duke i ngatërruar më keq qytetaret me çështjet e ndryshme të pronës, etj. etj.

Konkretisht: Apartamenti në pronësi të Alfred Balës, në të vërtetë është ndryshe në siperfaqe, në planimetri dhe në matje të brendshme dhe perimetrale. Mund të tolerohet 2 cm ne distancat e brendshme, por jo 405 cm distancë faktike, me 370 cm distancë projekti; jo tani 465 cm distancë faktike, me 435 cm distancë projekti.

Kur ta shes unë, do bej nje fletepalosje dixhitale të publikuar online, ku të paraqitet planimetria faktike, me dimensionet faktike, me sipërfaqen faktike, me firmë dhe vulë të kadastrës. Bashkangjitur, do jetë çertifikata e pronesisë, në të cilën do të reflektohet e njejta shifër siperfaqeje, e ndryshuar sipas verifikimeve të paraqitura në planimetrinë e modifikuar nga unë si arkitekt, në mungesë të grupit të terrenit për verifikim nga kadastra. Perveç kësaj, çertifikata nuk duhet të paraqitet pa shenime, por sa më shumë plotësime nëpër vendet bosh. Nëse vula dixhitale justifikon vulat e stampuara manualisht, përse drejtori të mos vendosë një firmë poshtë emrit të tij? Ç’i kushton atij drejtori, kur e ka për detyrë të firmosë?

Ky denoncim ilustrohet me letrat gjysmake të kadastres dhe atë planimetrinë paçavure të legalizimeve “të bazuar në projekt” dhe qellimisht jo në matjet faktike. Sekseret brenda dhe jashtë institucionit, me anë të këtyre parregullsive marrin para. Une nuk jam në kerkim të sekserëve që të më zgjidhin punë.

As me zyrat e ankesave nuk kam përse të merrem; tre muaj që kerkesa të ndermjetësohet, pastaj “prit gomar të mbije bar” dhe kështu jeta kalon në “luftë” për t’ia dalë mbanë që do të thotë: të arrish nivelin zero, pra atë që të përket ty, pa asnjë pikë dhe asnjë presje më pak. Pra këtu nuk bëhet fjalë aspak për të synuar majat. Këtu njerëzit luftojnë për të arritur nivelin zero, nivel që konsiderohesh jo i mbytur, por në rropatje për të dalë në breg.

Vërejtje konkrete, drejtuar Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, për sa i takon parregullsive në saktësi të pronës të tipit apartament, regjistruar në emër të babait tim, Alfred Balës:

Një planimetri apartamenti e paraqitur si dokument pronësie, e pabazuar në matje faktike të asaj prone të tipit apartament, është njësoj si “kostumi” që ka përgatitur “rrobaqepësi” pa marrë masat e një njeriu të caktuar dhe për këtë arsye i rri i ngushte.

Ai kostum nuk pranohet, por kthehet mbrapsht dhe pritet copë e re dhe bëhen matje konkrete që kostumi të mos dalë as i ngushtë e as i gjerë, por sic duhet. Keshtu edhe planimetria e paraqitur si një dokument pronësie, nëse ka munguar grupi i terrenit per rilevim, duhet patjeter të merret për bazë ky vizatim në format “dëg” që kam realizuar nga matjet që i verifikova vetë si arkitekt, si ish-nëpunës i ish-Aluizni-t dhe si banues në atë apartament në pronesi të babait tim Alfred Bales.

Ai vizatim qe paraqet realitetin 100%, duhet vendosur në kuadrat institucional, 100% siç e kam vizatuar unë. Më duhet kështu, sepse për ta shitur, unë do nxjerr një fletepalosje online, ku dua te jem 100% i saktë me pronën time, si në siperfaqe ashtu edhe në planimetri. Gabimi fillon që nga legalizimet. Duhet ta ndreqni se s’bën! Nuk jam unë gabim. Jeni ju.

Që të kuptoni më mirë gabimin që keni bërë: Atëherë, siç thashë, për ta shitur, unë do nxjerr fletepalosje me planimetrinë e apartamentit, ku nuk më duhet i dimensionuar apartamenti i komshiut, por vetëm i imi. Nuk dua që i interesuari për ta blerë të lexojë dimension dhome gjumi 370 cm, ndërkohë që është 405 cm dhe dimension te dhomës së ditës 435 cm, ndërkohë që është 465 cm. Me keto dimensione, siperfaqa në të vërtetë nuk del 55.2 m2, sic e keni shënuar ju, por 56.9 m2. Këtë do shes. Nuk do shes 15 shkallë që nga niveli +0.00. A e kuptuat?

Unë nuk dua që të nxjerr planimetrinë time me dimensionet reale në fletëpalosje për shitje dhe të them që në dokumentacion ma kanë nxjerrë ndryshe, jo për fajin tim. Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë se iu kanë shënuar më pak metra seç kanë në të vërtetë apartamentet. Perse po e bëni këtë?

Më përpara ka qenë: “unë kam këtë apartament, thonë që është kaq metër katror, vëri metrin vetë, të pëlqen s’të pelqen, blije ose mos e bli, ti e di, kjo është, etj.”.

Tani nuk është më kështu. Tani ka legalizime që duhet te taksojnë ndërtuesin për cdo presje metër katror ndërtim pa leje dhe për këtë, legalizimet duhet të dërgonin grupin e terrenit për rilevim, apartament për apartament, sepse sipërfaqet pas zbatimit të objektit ndryshojnë nga siperfaqet e projektit. Unë di një gjë, që më i drejtë se unë nuk është shteti me VKM-të dhe mal-ligjet e tij. Konkretisht, nëpër institucione ka një kokëderrllëk që duhet fshikulluar dhe ndëshkuar. Janë mesuar drejtorët që edhe kur e kanë gabim, të mos e pranojnë gabimin. Por jo gabim me pronën time!

LEXO EDHE:  Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

LEXO EDHE:  Arrestohen në Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nëse do ta nxirrja në shitje online apartamentin, të paraqitur me planimetrinë me dimensionet që keni shënuar, një dimension gabim 370 cm në vend të reales 405 cm, eshte goxha gabim. Për më tepër, shifra e pare fillon me 3, ndërsa e dyta me 4 dhe vizualisht ndihet ndryshim edhe më i madh.



Une po të isha i interesuar për të blerë apartament, do zgjidhja një dhomë gjumi me permasa 405 cm x 325 cm, siç është në të vërtetë. 370 cm x 325 cm, siç e keni shenuar ju, është dhomë gjumi e vogël për atë të interesuar që do e shohë online dhe do mendojë që kjo dhome nuk i nxë mobiljet dhe se nuk është e bollshme mjaftueshëm.

Po kështu do mendojë për dimensionin 435 cm që në të vërtetë është 465 cm në dhomën e ditës. Çështja është te mobiljet sigurisht, prandaj duhen dimensionet fikse siç janë në të vërtetë. Korridori nuk është në formë L-je, por në të vërtetë është ne formë drejtkëndore. Soleta e ballkonit ka një dimension të jashtëm 240 cm.

Pra, merreni planimetrinë që kam bërë unë dhe zëvendesojeni me atë që keni bërë gabim ju. Nëse nuk besoni në matjet e mia, më dergoni një ekip matjesh një ditë kur të jem edhe unë prezent. Nuk tolerohet më shumë sesa është trashësia e suvasë, pra 2 deri ne 3 cm mund te tolerosh.

Si mund të toleroj 35 cm gabim? Nxirreni këtë planimetri që iu kam dërguar dhe nuk do më ndryshoni asgjë, përveç sipërfaqes së 15 shkallëve që vijnë nga niveli zero pa xokolaturë dhe që mund ta interpretoni si të doni si sipërfaqe takuese. Me apartamentin, nuk toleroj asnjë pikë dhe asnjë presje. Ajo është prona ime!

Nuk është pronë e perbashkët, e përpjestueshme sipas një formule. Nuk është prona juaj që e shënoni siç mund t’i interesonte dikujt tjetër që është marrë vesh me ju për X,Y arsye dhe ju ka korruptuar aq sa nuk dashkërkeni të paraqisni pronën time të tipit apartament, me dimensionet dhe siperfaqen reale. Nëse apartamenti realisht gjatë zbatimit ka dalë më shumë se siperfaqa që ka pasur në projektin ku jeni bazuar ju, kjo do të thotë që ai “dikush” duhet të paguajë taksa për çdo pikë dhe presje shtesë në sipërfaqe ndërtimi që ka dalë gjatë piketimit të objektit dhe gjatë zbatimit.

Nga ana tjetër, nëse nuk qëndron kjo që sapo thashë, gabimi juaj absolut qëndron në faktin se ju si institucion i besoni një planimetrie që ju ka dhënë dikush “sipas një projekti” dhe nuk dërgoni njerëz nga terreni për të bërë verifikim, apartament për apartament, për çdo ndryshim gjatë zbatimit që ka mosperputhje me projektin. Realisht projekti është bërë më vonë dixhital.

Kur blemë apartamentin, na dhanë disa skica me dorë. Atëherë projekti dixhital që ai investitor i asaj firme ju ka dhënë, nuk duhet marrë për bazë. Duhet të bazoheni në matjet konkrete që t’i beni vetë si institucion.

Nëse keni ndryshuar rregullat, atëherë po ju them se duhet t’i vendosni rregullat në vendin e duhur. Nuk dua që një planimetri që nuk tregon realitetin të dalë nga zyrat e legalizimeve dhe siperfaqa e saj e gabuar, të më reflektohet gabim në çertifikaten e pronësisë që shpërndan kadastra pa firmën e drejtorit mbi vulë dixhitale dhe me katër fletushka pothuajse bosh dhe pa pershkrim fare për pronën, vendndodhjen e saj, për përfituesin dhe mënyrën e perfitimit të asaj prone.

Pra ky artikull në formë denoncimi online, paraqet planimetrinë e bërë gabim nga legalizimet, ballafaquar me planimetrinë se si është në të vërtetë të korrigjuar nga unë, plus çertifikatën e pronësisë nga kadastra me një tregues sipërfaqeje të reflektuar gabim, duke qënë se i është referuar një planimetrie me gabime në dimensionim.

Kadastra, duhet të kishte dhe ajo një ekip terreni për të verifikuar matjet dhe nuk duhej të mjaftohej nga një planimetri e bërë gabim nga legalizimet që është bazuar në njefare projekti dhe aspak në matje reale.

Kështu siç është, nuk e shes dot, sepse, imagjinoni mobiljet qe kam unë realisht në shtëpi, t’i fusësh në atë planimetri me dimensione të mbledhura që keni paraqitur ju si institucion. Kuzhina do ngelej pa sobë, d.m.th. më shumë se gjysma e sobës do dilte në ballkon. Garderoba e dhomës së gjumit do më zinte hyrjen për në dhomën e gjumit me 35 cm dhe mobiljet do rrinin ngjitur me krevatin sa nuk do kishte vend për një komodinë. E kuptuat tani, përse nuk e shes dot kështu me ato dimensione siç e keni paraqitur ju?

Institucioni, përveçse duhet të riparojë gabimet, duhet të kerkojë të falur për keto raste që ka shperndarë planimetri pronash të tipit apartament, pa pasur matje faktike në vend nga ekipi i terrenit.

Jo, jo! As ne E-Albania s’kam pune dhe as ne Rinas. Mos më thoni që ashtu me gabime, i keni nxjerrë dokumentet e pronës te E-Albania për te më bërë dalje, në mënyrë që të mos merreni më me diçka që e keni bërë gabim me vetëdijen tuaj. Tani bëni sikur nuk ua ndjen për asgjë…

Indiferenca dhe kokederrlleku i atij institucioni duhen fshikulluar dhe ndëshkuar, në mënyrë që të shkunden zyrat nga pluhrat dhe nga plehrat që riciklohen!

Ç’është kjo “pjesёmarrёs në bashkёpronёsi tё detyrueshme”? Unё  jam blerёs i apartamentit dhe pronar i apartamentit. Ky termi bashkëpronёsi ёshtё i gabuar. Nuk bёhet fjalё pёr tё pastruar oborrin e pёrbashket. Ky term ngatёrron dynjanё. Duhet hequr!

Nuk po mё bёni ju me pronё. Unё (po flas nё emёr te babait) e kam pasur atё pronë qё nё momentin qё u bё shitblerja pёrpara njё noteri nё vitin 2002. Ju tani, kёrkoni qё prona ime te futet në sistem qё në momentin kur tё kem ndёrmend ta shes, tё taksohem. Pra doni edhe qё tё taksohem nga sistemi juaj dhe mё jepni njё dokumentacion te pasaktё, me sipёrfaqe mё tё vogёl se ç’ёshtё nё tё vёrtetё dhe dimensione tё mbledhura tё planimetrisё.

A jeni një institucion? Printojini me ngjyra të gjitha dokumentet e pronës siç duhet dhe pa gabime kësaj radhe!.. Mos lini nam!.. Kur punoja unë aty, institucioni nuk ka shperndarë ndonjëherë dokumente te pasakta, planimetri paçavure dhe fletushka boshe sa për paraqende’, të printuara pa ngjyra dhe pa firmë drejtori mbi vulën dixhitale.

Insttucioni ka nevojë për specialistë që bëjnë punën siç duhet dhe jo për njerëz që bëjnë punën lëmsh dhe specialistë për të marrë lek!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.

Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa pëer energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët. ( Lexo këtu)

Pra, nga kjo kontratë kompania private, NOA Energy fiton mijëra euro, ndërsa KESH merr vetëm disa thërrime.

Kërkesa në KESH, tetë ditë gjithë proçedura

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2021, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë 5 Mars 2021.

Bëhet fjalë për një kërkesë në gjuhën angleze, drejtuar KESH-it, nga NOA Energy. ( Lexo këtu)

Më pas në datën 5 mars ka ardhur kërkesa e dytë, ku kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim”, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

Kapaciteti me lëvrim –pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj”, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA. ( Lexo këtu)

Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

CNA.al gjithashtu po nëpërmjet dokumenteve zyrtare ka treguar sesi në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës.

Pra, sikurse e cilësuam edhe më lart, në datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it,  një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kërkesa e dytë për lidhjen e marrëveshjes është në datën 5 mars.

Më pas kjo marrëveshje detajohet dhe bëhet shprehje e interesit pikërisht në datën 8 mars. Tre ditë pasi drejtori i asaj kohe, Benet Beci kishte dhënë dorëheqjen. Por, vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Po në datën 8 mars, administratori i KESH përgatit shkresën dhe në datën 9 ia çon kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.( Lexo ketu)

Megjithëse më përpara Autoriteti i Konkurencës kishte anulluar të tilla vendime, pra nga viti 2019 dhe shumë kompanive të tjera private nuk iu ishte dhënë kjo mundësi, me një shpejtësi të madhe për vetëm 48 orë, pra në datën 9 mars merren dokumentat, dhe brenda 48 orësh del me një vendim.

Vendimi mban datën 12 mars 2021, dhe thotë qartazi se i ka rekomanduar KESH-it që gjatë procedurave të interesit të garantojë përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik, të respektojë parimet e leverdisshmërisë, nuk ka depozita kufizuese, detyron KESH-in si operator dominues për çdo kontratë e cila vendos të drejta të veçanta ekskluzive të kërkojë vlerësim paraprak nga Komisioni i Konkurencës, e kështu me radhë. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Unazë të Madhe/ Makina përmbyset në rrugë

Pra, Autoriteti i Konkurencës i është përgjigjur KESH-it, për vetëm 48 orë, ndërkohë që institucionet shtetërore për të kthyer përgjigje për shkresa zyrtare që i kanë në protokoll duan një muaj.

Ndërsa në rastin e KESH dhe Autoritetit të Konkurencës kthimi i përgjigjes ka qënë në “perfeksion”. Është shteti që duam. Përgjigja ka ardhur për vetëm 48 orë, gjë që nuk ndodh në asnjë institucion shtetëror.

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Kavajën/ Reagon policia, ja kush është viktima dhe i plagosuri 

Levat e shtetit kanë funksionuar perfekt dhe natyrshëm sjell një pyetje.

Çfarë vaj korrupsioni i ka lëvizur hekurat e ndryshkura të shtetit shqiptar?

Sepse qartazi duket se me urdhër nga lart gjërat kanë lëvizur me shpejtësi skëterrë.

Një drejtor i dorëhequr firmos, më pas vjen shprehja e interesit, kërkesa i dërgohet Autoritetit të Konkurencës, dhe përgjigja e këtij të fundit vjen për vetëm 47 orë.

Por, sikurse thotë edhe një “Ujku mjergull do”, dhe gjithçka ka lëvizur me shpejtësi.



ERE paralajmëron skandalin

Një ditë më parë, CNA.al publikoi dy dokumente të tjera, që vërtetojnë skandalin dhe që shtojnë dyshimet. Dhe është pikërisht përgjigja e ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart. Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë. (Lexo këtu)

Që duket se ERE ka qënë jashtë skemës dhe procedura ka qënë normale. Ose ka “gënjyer” me kohën duke marrë të gjithë proçedurën dhe duke kthyer përgjigje KESH-it, një muaj më vonë.

Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me “çelësin e artë”. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati.

Nesër CNA.al do të publikojë kontratën e plotë, ku dokumentet qartazi tregojnë se është bërë një marrëveshje në favor të një kompanie private dhe në kurriz të KESH./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çfarë “halli” apo lobimi e vuri kundër”/ Deputeti 360 votash sulmon “Venecian”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti me vetëm 360 vota, Petrit Vasili ka sulmuar Komisionin e Venecias, pas publikimit të draft-opinionit, i cili i cilësonte si brenda kuadrit kushtetues zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se është dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Sipas tij, zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85% të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehte, pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.

Çfarë “halli” apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?
Venecia ka bërë opinionin e saj ndaj kërkesës së Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive për zgjedhjet lokale moniste të 30 qershorit.

Ë shtë dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thotë qartë:

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”
Por Venecia sërish nën ngerçin e “hallit” del edhe kundër vetes sepse në Opinionin Final nr. 959/2019 thotë:

“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.
Ndërsa në opinionin e dy ditëve më parë të 13 tetorit 2021 Venecia në një kontradikte vetëvrasëse thotë:
“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.

Ndërsa ODIHR në opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thotë:

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:
mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;
fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vettingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.



LEXO EDHE:  Sherr masiv në Fier/ Të rinjtë përleshen me grushte, shkelma e shkopinj gome në mes të qytetit

LEXO EDHE:  Sherr masiv në Fier/ Të rinjtë përleshen me grushte, shkelma e shkopinj gome në mes të qytetit

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar ndërkombëtarisht të ODIHR?
Përgjigja është sigurisht: PO!

Atëherë Pyetja e madhe, që shtron kushdo është:
Çfarë halli apo ç’lobim e vuri Venecian në këtë pozicion vërtetë qesharak sa që e detyron t’i kundërvihet ODIHR dhe vetes??
Zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85 % të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehte, pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.”-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 Qershorit

Venecia si “grusht” për Bashën dhe Metën

LEXO TE PLOTE