Connect with Us

Rama publikon foto me Soros në New York/ Komentuesit e masakrojnë

Aktualitet

Rama publikon foto me Soros në New York/ Komentuesit e masakrojnë

Publikuar

-

cna lajme politike

Gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama është takuar në New York me miliarderin George Soros, mikun e tij të çmuar.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por komentuesit e kanë masakruar me reagimet e tyre, sidomos ata që duket se janë nga Kosova.

LEXO EDHE:  Intervista/ Rama: Shpresoj që një ditë të mos e vras veten…

Kujtojmë se Soros është investuar në projektin e ndarjes së Kosovës, ndërsa është akuzuar se e ka ndihmuar Edi Ramën në kapjen e çdo pushteti në Shqipëri.

Më poshtë mund të shikoni disa prej komenteve./ CNA.al

cna lajme politike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përgjaken rrugët/ Makina përplaset me kolonën e betonit, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Ura e Tapizës, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz.

Një automjet Mercedez Benz është përplasur me një kolonë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një person, i identifikuar me inicialet E.C., 43 vjeç.



Ky i fundit mësohet se ka qenë drejtuesi  i automjetit.

LEXO EDHE:  Protesta/ Rama “ndëshkon” këshilltarët socialistë

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ke ikur në plazh dhe të mori për b*the një zyrtar amerikan”/ Ylli Rakipi kapet keq me Ferdinand Xhaferrin

Publikuar

-

Nga

Skandali me inceneratorët/ Ylli Rakipi: Më kërkuan të mos e transmetoja në emision

Ferdinand Xhaferri nënkryetari i Komisionit të Sigurisë së PD ka debatuar ashpër mbrëmjne  e sotme me moderatorin Ylli Rakipi në MCN tv.

Duke folur për bashkëpunimin me Sali Berishën, Xhaferri i kujtoi Rakipit se ka qenë bashkëpunëtor i tij që prej 1996-ës.

Pjesë nga debati në MCN TV:

Xhaferri: Nga 23 marsi deri më 20 prill PS ka shpërndarë 12 miliardë lekë çdo ditë.

Rakipi: Po pse hyre në zgjedhje?

Xhaferri: Ne bojkotuam zgjedhjet lokale.

Rakipi: Çfarë ke bojkotuar ti ke ikur në plazh dhe të mori për b*the një zyrtar amerikan.

Xhaferri: Në zgjedhjet lokale unë nga mëngjesi deri në darkë kam qenë në Durrës dhe PS në Durrës ka marrë minimumin historik të votave, 34 mijë vota.



Rakipi: Ti nuk shkove në zgjedhje, pastaj u tërhoqe, nxore njerëzit në rrugë, nuk të lanë gjë pa bërë dhe ti shkove në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Pas sulmit ndaj Trump, Rama konflikt edhe me liderin Gove

LEXO EDHE:  Pas sulmit ndaj Trump, Rama konflikt edhe me liderin Gove

Xhaferri: Kjo ishte një marrëdhënie jo komode që ne kishim me faktorin ndërkombëtar.

Rakipi: Marrëdhënien me ndërkombëtarët për shkak të Berishës e kishe, që kishte 8 vite që luante me Ipad. Berisha e ka personale, e ka të keqe.

Xhaferri: Edhe ju keni qenë bashkëpunëtor i Berishës që nga viti 1996-të, edhe unë kam qenë bashkëpunëtor i tij. Nuk jam aspak komod kur ju më thoni nuk është mirë.

Rakipi: Meqë e përmende atë kohë do detaje se si të kemi marrë nga Durrësi ty? Si të bëri Mero Baze shkrimet…

Xhaferri: Çfarë shkrimesh? Unë të paktën një nga vlerat që kam në politikë është se jam bërë vetë me shpatullat e mia. Unë nuk jam komod kur thoni po i bie Berishës.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shanse për mungesa”/ Balluku: Synimi ynë, 24 orë energji elektrike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në lidhje me krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me energjinë elektrike dhe rritjen e çmimeve.

Balluku u shpreh se nuk ka asnjë shans të kthehet mungesa e energjisë elektrike dhe synimi është të ofrohet 24 orë energji elektrike në gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu, ministrja zbuloi se për përballimin e krizës ka dy paketa që në total përmbajnë rreth 200 milionë euro.

Balluku thekson se e rëndësishme është të mos abuzohet me çmimin.



Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në mungesë të energjisë elektrike. Synimi ynë është të ofrojmë 24 orë energji elektrike për gjithë territorin. Ne po marrim masa.

Çfarë do bëjmë sot është sigurimi sasisë së energjisë elektrike. Pas daljes së VKM për emergjencën është krijuar një shtab, tashmë jemi duke bërë menaxhimin dhe duke marrë vendime të përbashkëta që do të ndihmojnë në përballimin e krizës.

Ka dy paketa, faza e parë llogarit 100 milionë euro deri në dhjetor dhe nga janari deri në fillim te pranverës janë 100 milion euro të tjera. Ne presim edhe rritje të niveleve te kaskadës. Nëse kemi reshje kjo faturë do të zbutet. Kryeministri tha se të gjithë abonentët familjarë dhe të bizensit të vogël do të jenë të mbuluar. Nuk ka shans që të rikthehet një regres një reformë e bërë.

Është e rëndësishme se nuk duhet të abuzohet me çmimin”, është shprehur Balluku në Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE